Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ferguson: Runi ėshtė fantastik


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ferguson: Runi ėshtė fantastik
Permalink   


Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka pėrgėzuar Uejn Runin pas ndeshjes sė mrekullueshme ndaj danezėve tė Kopenhagenit, pasi anglezėt kanė fituar 3-0 nė "Old Traford" nė ndeshjen e tretė tė grupit. Runi ka marrė shiritin e kapitenit vetėm 15 minuta pėrpara fillimit tė ndeshjes, pasi si Rajan Gigs, ashtu dhe Rio Ferdinand nuk kanė luajtur nė ndeshjen e tretė tė grupit F. Nė mungesė tė tė dėmtuarit Geri Nevill, Gigsi kishte radhėn pėr tė marrė shiritin e kapitenit, por ai nuk ka qenė nė gjendje pėr tė luajtur nė sfidėn ndaj danezėve. Ferdinandi, njė kandidat i fortė pėr shiritin, u dėmtua gjatė nxehjes pėrpara fillimit tė ndeshjes. Duke parė lojtarėt qė i mungonin, Fergusoni ka menduar njė herė pėr portierin holandez, Van der Sar, megjithatė deklaroi pas ndeshjes se Runi ishte zgjedhja e duhur. "Me personalitetin dhe eksperiencėn e Van der Sarit, mbase duhej tė kisha zgjedhur atė, por po kėrkoja njė lojtar nė repartet e tjera dhe qė mund tė ishte i gatshėm pėr kėtė detyrė. Pol Skols nuk dėshiron tė jetė mė kapiten dhe zgjedhja u bė mjaft e thjeshtė". I kėnaqur nga njė ndeshje tjetėr ku Runi ka treguar formė tė mirė, Fergusoni tha: "Ai ishte fantastik. Ėshtė rikthyer nė formė, ashtu siē prisnim".
Runi - "Isha i kėnaqur qė mora shiritin e kapitenit, por kjo nuk ishte e vetmja gjė e veēantė e kėsaj nate, - tha Runi. - Jemi tė kėnaqur, shėnuam tre gola dhe fituam tri pikė, ishte njė fitore e rėndėsishme. Forma ime po pėrmirėsohet dita-ditės. Jam i kėnaqur me formėn qė po kaloj qė nga ndeshja me Uiganin. Pak a shumė jam kthyer nė formėn time mė tė mirė". Runi nuk shėnoi, por krijoi shumė raste pėr shokėt e tjerė tė skuadrės. Sėlltiku ndodhet nė vendin e dytė nė grup, pasi ka mundur Benfikėn me rezultatin 2-0. Skolsi shėnoi golin e parė nė minutėn e 39-tė dhe njė gol i Xhon O'Shisė nė minutat e para tė pjesės sė dytė dyfishoi avantazhin e Manēesterit. Kieran Riēardson shėnoi golin e tretė dhe anglezėt kanė shmangur eliminimin e turpshėm tė vitit tė kaluar qė nė fazėn e grupeve. Fergusoni shtoi: "Shqetėsimi im i vetėm ėshtė se nuk arritėm tė shfrytėzonim shanset pėr shėnim qė na u paraqitėn nė pjesėn e parė. Ata ishin njė skuadėr e mirė teknikisht dhe mendoj se nėnvlerėsohen pa tė drejtė nė grupin tonė. Goli i dytė ishte i rėndėsishėm pėr ne. E mbajmė mend shumė mirė vitin e kaluar dhe nuk donim qė ajo situatė tė pėrsėritej. Kundėrshtarėt luanin njė futboll shumė cilėsor".
Kopenhagen - Trajneri i Kopenhagenit, Stale Solbaken, ka qenė i kėnaqur me lojėn e skuadrės sė tij, duke thėnė: "Humbėm ndaj skuadrės mė tė mirė nė grup, por shpresat pėr tė ardhmen na janė shtuar sė tepėrmi. Luajtėm shumė mirė nė pjesėn e parė dhe krijuam disa shanse pėr tė shėnuar. Eshtė vetėm ndeshja e tretė qė kemi luajtur nė Ligėn e Kampioneve dhe deri tani kemi mėsuar shumė. Shumė nga lojtarėt tanė treguan se mund tė luajnė nė kėto nivele".
Driten VISHA

K.Ronaldo: Jemi mė tė maturuar
Kristiano Ronaldo ka deklaruar se tashmė Manēesteri ėshtė njė skuadėr mė e maturuar, pas fitores sė djeshme qė e konsolidoi shumė pozitėn nė grupin F. "Ėshtė njė fillim i mbarė, tri ndeshje, tri rezultate tė mira dhe jemi vetėm njė hap larg raundit tė dytė, - tha Kristiano Ronaldo. - Vitin e kaluar nuk luajtėm shumė mirė nė Ligėn e Kampioneve, por kėtė vit skuadra ėshtė mė e maturuar dhe mė kompakte. Kopenhageni kishte njė skuadėr tė mirė, por krijuam mė shumė shanse dhe e merituam fitoren".


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard