Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: SuperDrogba "thyen" Barcelonėn : Sulmuesi shėnon golin qė u jep "bluve" fitoren ndaj kampionėve. Pikėt e para pėr Interin. Nuk fal Liverpuli


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
SuperDrogba "thyen" Barcelonėn : Sulmuesi shėnon golin qė u jep "bluve" fitoren ndaj kampionėve. Pikėt e para pėr Interin. Nuk fal Liverpuli
Permalink   


Dje u luajtėn ndeshjet e raundit tė tretė nė grupet A, B, C dhe D. Ēelsi, Valencia dhe Bajerni janė tri skuadrat qė vazhdojnė tė kenė kuotė tė plotė pikėsh.
Grupi A
Ēelsi mund kampionėt - Njė gol i mrekullueshėm i Didiė Drogbasė i ka dhėnė Ēelsit fitoren 1-0 ndaj Barcelonės nė "Stemford Bridge". Sulmuesi i Bregut tė Fildishtė ka marrė njė pasim nga Eshli Kol dhe nga jashtė zonės ka lėshuar njė goditje, e cila ka thyer portierin Viktor Valdez nė minutėn e 47-tė tė pjesės sė dytė. Kjo fitore e merituar e ka mbajtur Ēelsin nė krye tė grupit A, me nėntė pikė nė tri ndeshjet e para dhe duke siguruar tashmė njė vend nė fazėn e 1/8. Kjo ka qenė pėrballja e tretė nė tri sezonet e fundit tė Ligės sė Kampioneve mes kėtyre dy "gjigantėve" tė futbollit europian. Barēa ka eliminuar Ēelsin nė sezonin e shkuar, ku fitoi edhe trofeun e kampiones sė Europės. Humbja e djeshmje ka qenė e para pėr Barcelonėn pas 16 ndeshjesh pa u mundur.
Verderi, fitorja e pritur - Njė goditje dėnimi e ekzekutuar nga Naldo dhe gol tjetėr i shėnuar nga braziliani Diego i kanė dhėnė Verder Bremenit fitoren 2 0 ndaj Levskit tė Sofjes, duke rritur kėshtu shpresat e gjermanėve pėr njė kualifikim nė raundin tjetėr. Goditja e dėnimit, e ekzekutuar nga Naldo nė kohėn shtesė tė pjesės sė parė, ka prekur njė herė shtyllėn dhe mė pas ėshtė futur nė rrjetė, ku portieri Petkov nuk ka mundur tė bėjė mė shumė se tė shoqėrojė topin me sy. Verderi e ka pasur disi tė vėshtirė nė pjesėn e dytė dhe bullgarėt kanė rrezikuar seriozisht avantazhin e gjermanėve, me njė rast tė shpėrdoruar nga Valeri Domovēijski. Ata kanė rifituar kontrollin e ndeshjes dhe e kanė siguruar fitoren nė minutėn e 73-tė, me anė tė njė goditjeje nga braziliani Diego. Gjermanėt kanė grumbulluar katėr pikė nė tri ndeshjet e para, po aq sa Barcelona qė ka humbur 1-0 ndaj Ēelsit. Anglezėt kryesojnė grupin me nėntė pikė, ndėrsa Levski nuk ka grumbulluar asnjė pikė nė sezonin e parė tė tij nė Champions.
Grupi B
Kruz "shpėton" Interin - Argjentinasi Hulio Rikardo Kruz shėnoi dy herė pėr Interin nė fitoren 2-1 qė zikaltrit arritėn ndaj Spartakut tė Moskės, duke grumbulluar kėshtu edhe pikėt e para nė Champions pas tri ndeshjeve. Kruzi u aktivizua qė nga minuta e parė nga Roberto Manēini pėrkrah Rekobės dhe sulmuesi ia shpėrbleu nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, duke shėnuar dy herė nė nėntė minutat e para, nė njė kohė qė braziliani Adriano vazhdon tė vuajė nė stol. Spartaku u fut nė lojė falė golit tė shėnuar nga Roman Pavljuēenko, nė minutėn e 54-t. Rusi u tregua i aftė pas njė krosimi tė ulėt nga Bojarintsev. Por ky i fundit shpėrdoroi rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, kur pak minuta nga fundi tentativa e tij u ndal nga portieri Hulio Sezar.
Bajerni, suksesi i vuajtur - Njė ndeshje e mrekullueshme e portierit veteran, Oliver Kahn, ka ndihmuar Bajernin e Mynihut qė e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarė tė fitojė 1-0 ndaj Sportingut tė Lisbonės dhe tė arrijė maksimumin e pikėve tė mundshme nga tri ndeshje. Mesfushori Bastian Shvainshtaiger shėnoi njė gol tė mrekullueshėm nė minutėn e 19-tė, i cili ishte deciziv, por nuk ka arritur ta mbyllė ndeshjen si hero, pasi nė minutėn e 47-tė ėshtė nxjerrė me karton tė kuq pėr njė faull ndaj Janikut. Sportingu ėshtė hedhur i tėri nė sulm, nė kėrkim tė golit tė barazimit, por nuk ka arritur tė kalojė portierin Oliver Kahn. Tė vetmen herė qė ai ėshtė thyer, nė ndihmė i ka ardhur shtylla e majtė. Bajerni i Mynihut kryeson grupin me nėntė pikė nė tri ndeshje, i ndjekur nga Sportingu i Lisbonės me katėr pikė, Interi me tre dhe Spartaku i Moskės me vetėm njė.
Grupi C
Vendos Piter Krouē - Njė gol i shėnuar me kokė nė pjesėn e dytė, nga Piter Krouē, i dha Liverpulit fitoren 1-0 nė ndeshjen e luajtur mbrėmė ndaj Bordosė. Krouēi realizoi nė tė 58-n pas njė goditjeje kėndi tė ekzekutuar nga Bellami dhe i dha mundėsinė Liverpulit tė ngjitet nė kuotėn e shtatė pikėve, tė cilat i lejojnė tė jenė mė pranė kalimit nė 1/8-t e finaleve tė Ligės sė Kampioneve. Nė vendin e dytė tė grupit ndodhet PSV-ja, gjithashtu me shtatė pikė, ndėrsa Bordoja dhe Gallastasaraji kanė nga njė pikė. Liverpuli, i cili kėtė fundjavė do tė ndeshet me Manēesterin nė "Old Traford", luajti pa kapitenin Stiven Xherrard.
PSV-ja "habit" Stambollin - PSV-ja ka rikuperuar njė gol disavantazh dhe ka mundur turqit e Gallatasarajit me rezultatin 2 1 dhe duke u vendosur nė njė pozitė tė mirė nė grupin C. Gallatasaraji ka dominuar nė pjesėn e parė dhe mesfushori serb, Sasha Iliē, i ka kaluar nė avantazh nė minutėn e 19-tė, i shėrbyer nga Umit Karan. PSV-ja ka marrė nė kontroll ndeshjen pas pjesės sė parė dhe mbrojtėsi Jan Kronkamp ka barazuar shifrat nė minutėn e 59-tė, pas njė depėrtimi nga e djathta. Sulmuesi i Bregut tė Fildishtė, Aruna Kone, ka vulosur fitoren nė minutėn e 72-tė dhe duke arritur kuotėn e shtatė pikėve, por mė poshtė Liverpulit pėr shkak tė golaverazhit.
Grupi D
Vila-Shahktar 2-0 - David Vila ka shėnuar dy gola nė pjesėn e parė dhe ka siguruar fitoren 2-0 pėr spanjollėt ndaj Shakhtjarit dhe kėshtu Valencia ka mbajtur tė njėjtin ritėm nė Ligėn e Kampioneve. Sulmuesi i Spanjės ka shėnuar nė minutėn e 31-tė, pasi ka kaluar me vėshtirėsi portierin Shtipe Pletikosa dhe ka thelluar avantazhin me njė goditje me kokė nė minutėn e fundit tė pjesės sė parė. Shakhtjari e ka mbyllur ndeshjen me 10 futbollistė nė fushė, pasi mbrojtėsi Viaēeslav Sviderski ka marrė kartonin e dytė tė verdhė vetėm 14 minuta nga pėrfundimi i takimit. Kjo fitore e ka mbajtur Valencian nė krye tė grupit D me nėntė pikė, ndėrsa Shakhtjari mbetet nė fund tė tabelės me vetėm njė pikė nė tri ndeshjet e para.
Roma, tri pikė nė Athinė - Njė gol i shėnuar nė fund nga Simone Perrota i dha Romės njė fitore deri diku fatlume ndaj Olimpiakosit, nė ndeshjen e luajtur dje nė Athinė. Ky rezultat u jep mundėsinė verdhekuqve tė ngjiten nė kuotėn e gjashtė pikėve, nė vendin e dytė tė grupit D, pas Valencias qė kryeson me nėntė. Olimpiakosi pati shumė raste pėr shėnim dhe nė dy episode vetėm fati nuk ishte me Kostandinoiun. Roma, futbollistėt e sė cilės luanin me shiritin e zi nė krah, pėr shkak tė aksidentit nė metronė e kryeqytetit italian, realizoi dhjetė minuta nga fundi i takimit kur Perrota u tregua i aftė pas krosimit tė marrė nga Alesandro Rosi.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard