Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kapelo: Ky ėshtė Reali i vėrtetė :


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kapelo: Ky ėshtė Reali i vėrtetė :
Permalink   


Bekham, 100 ndeshje nė "Champions"
Devid Bekham ėshtė shprehur "i nderuar" qė shėnoi ndeshjen 100 nė "Champions". Anglezi hyri si zėvendėsues nė vend tė Gutit, kur duheshin edhe 19 minuta lojė dhe Reali e kishte siguruar fitoren 4-1. Rauli dhe Roberto Karlos ishin nė fushė dhe ish-mesfushori i Manēesterit u shpreh: "E kam pėr nder qė jam nė njė listė me Roberto Karlosin dhe Raulin. Janė dy futbollistė tė mėdhenj qė kanė fituar gjithēka nė kėtė sport. Liga e Kampioneve ėshtė veprimtaria mė e madhe nė botė midis klubeve dhe tani qė arrita 100 ndeshje me Realin e Madridit, pasi luajta aq shumė ndeshje me Manēesterin, vėrtet qė mė bėn tė ndihem i nderuar".
Renditja
Raul 104 ndeshje
R.Karlos 102 ndeshje
D.Bekham 100 ndeshje
P.Maldini 97 ndeshje
O.Kahn 96 ndeshje
G.Nevill 94 ndeshje
L.Figo 92 ndeshje


Pas kritikave tė shumta, pėr shkak tė humbjes sė parė nė kampionat nė fundjavė, Reali i Madridit bėri autokritikė duke fituar 4-1 nė transfertė kundėr Steauas, qė vėrtetoi se madrilenėt janė akoma nė hartėn e ekipeve elitare tė Europės. Nėntė herė kampionėt e Europės ishin tė papėrmbajtshėm nė takimin kundėr rumunėve dhe kanė shanse tė mira pėr t'u kualifikuar nė fazėn me eliminim. "Treguam se kur duam, mund tė luajmė si ekip, - thotė mbrojtėsi brazilian, Roberto Karlos. - Treguam personalitet dhe entuziazėm, dhe arritėm tė ushtronim presion mbi kundėrshtarin. Kėto janė gjėrat qė na mungonin mė pėrpara". Trajneri Fabio Kapelo tha se fitorja shėrbeu pėr tė fshirė kujtimet e hidhura tė disfatės 1-0 pėrballė Getafes tė shtunėn. "Kėtė herė pamė njė ekip qė luajti me shpirt dhe bėri njė lojė cilėsore. Pėr ne, kjo ėshtė e rėndėsishme, - deklaron trajneri italian. - Tani jam i gėzuar. U thashė lojtarėve qė duhet ta harrojmė humbjen ndaj Getafes, sepse s'na lejohet mė kurrė tė luajmė ashtu. Nė Bukuresht pamė njė Real me ritėm dhe teknik. Mė pėlqeu ekipi, sepse nuk ėshtė e lehtė tė fitosh nė Rumani me njė diferencė tė tillė". Reali u shfaq i vendosur dhe i disiplinuar, duke pėrcaktuar qė nė fillim rrjedhėn e lojės me njė gol qė nė minutėn e 9-tė, me autor Serxho Ramos pas njė goditjeje kėndi. Reali dyfishoi epėrsinė me njė gjuajtje oportuniste pak para pushimit dhe Robinjo e ēoi rezultatin nė 3-0 nė fillim tė pjesės sė dytė. Edhe pse ish-kampionėt e Europės e ngushtuan diferencėn tetė minuta mė pas, Rud van Nistėlroi me njė gjuajtje mjeshtėrore kaloi topin mbi portierin Karlos nė minutėn e 76-tė, gol qė vulosi fitoren e madrilenėve 4-1. "Loja jonė ishte krejt ndryshe nga ajo kundėr Getafes, - thotė portieri i Realit, Iker Kasiljas. - Pas paraqitjes sė shėmtuar, u pėrqendruam dhe zhvilluam njė ndeshje tė madhe tri ditė mė vonė. Fituam dhe bėmė njė hap tė sigurt nė grup". Reali gjendet nė vendin e dytė me tri pikė mė shumė se Steaua, por me tri mė pak se kryesuesit e Lionit qė vazhduan serinė pozitive me njė fitore 3-0 nė transfertėn e Dinamos sė Kievit. Reali nuk ka shumė kohė pėr tė festuar, sepse tė dielėn do tė presė nė "Bernabeu" rivalen e pėrjetshme, Barcelonėn. "Duhet tė mbajmė po kėtė ritėm kundėr Barcelonės, - deklaron drejtori sportiv i Realit, Predrag Mijatoviē. - Kjo fitore na jep besimin e duhur pėr ndeshjen kundėr Barcelonės".

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard