Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Universiteti italian, tani nė Tiranė : Universiteti “San Pio V” i Romės nė bashkėpunim me “Wisdom University”, filial nė Shqipėri. Politikani Buttiglione nė stafin pedagogjik


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Universiteti italian, tani nė Tiranė : Universiteti “San Pio V” i Romės nė bashkėpunim me “Wisdom University”, filial nė Shqipėri. Politikani Buttiglione nė stafin pedagogjik
Permalink   







Paskali: Staf akademik italian dhe po ashtu njė diplomė italiane












Tirane


Nėse do t’ju duhet njė diplomė universitare italiane, tashmė nuk keni nevojė tė shkoni pėr studime nė Itali. Universiteti italian “SAN PIO V” i Romės, nė bashkėpunim me “Wisdom University” kanė hapur filialin e tyre nė Tiranė, pas vendimit tė qeverisė pėr dhėnien e lejes pėr hapjen e shkollės universitare jopublike “Wisdom University”.
“Kjo ėshtė e para nismė nė vendin tonė, pėr hapjen e njė universiteti qė ofron studimin nė distancė me videokonferencė nė sistem interaktiv me dy drejtime nė kohė reale, me njė staf pedagogjik tė gjithin italian dhe me titujt profesorė, dhe nė njė universitet tė akredituar ndėrkombėtar (nė BE), siē ėshtė San Pio V. Nė kėtė mėnyrė, ne do t’u japim njė mundėsi tė gjithė studentėve shqiptarė, qė kanė aplikuar apo duan tė aplikojnė nė universitete tė huaja qė kėtė mundėsi mund ta shfrytėzojmė mė sė miri nė Shqipėri. Nė universitet ofrohen disa mundėsi: e para, pas pėrfundimit tė vitit tė parė ēdo student mund tė vazhdojė studimet nėse dėshiron, nė 10 filialet e kėtij universiteti nė Itali si dhe nė ēdo universitet tjetėr tė Italisė dhe BE-sė. Dhe e dyta, pasi pėrfundon studimet tre vjeēare nė kėtė universitet, ēdo student ka tė drejtė nė bazė tė rezultateve dhe dėshirės tė vazhdojė 2 vjet specialitetin Master dhe me mbarimin e studimit Master ka tė drejtė tė vazhdojė Doktoraturėn edhe tre vite tė tjera” thotė pėr Gazeta Shqiptare, Presidentja e Universitetit Brunilda Paskali.
Diploma
Pjesa mė e madhe e studentėve shqiptarė qė kanė pėrfunduar studimet jashtė vendit, nė ndonjė vend evropian, harxhojnė energji tė tėra pėr tė bėrė ekuivalentimin e diplomės nė vendin tonė. Por edhe ata qė e pėrfundojnė universitetin nė Shqipėri, diploma e tyre nuk njihet jashtė vendit. Pėrfundimisht, me “S.PIO V” dhe “Wisdom University” me vendim te Keshillit te Ministrave te Shqiperise, diploma italiane njihet automatikisht, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vendet e tjera tė BE, duke mos krijuar vėshtirėsi pėr studentėt.
Aplikimi
Qė tė aplikosh nė universitetin e ri, duhet tė dish gjuhėn italiane shumė mirė, meqėnėse pedagogėt janė tė gjithė italianė. Por edhe pėr ata qė nuk dinė, “Wisdom University” kundrejt pagesės, ka hapur kurset e italishtes sė pėrshpejtuar, nė mėnyrė qė studentėt tė arrijnė tė ndjekin edhe leksionet dhe seminaret nė fakultet. Tė gjithė studentėt qė do tė studiojnė nė Tirane do tė kenė tė njėjtat tė drejta dhe detyrime si tė gjithė studentėt e Universitetit San Pio V nė Itali.
Degėt
Dy janė degėt qė do tė aplikohen fillimisht nė kėtė universitet: Fakulteti i Shkencave politike me njė program tė plotė ku do tė japė mėsim edhe vetė ish ministri italian, profesor Rocco Buttiglione. Fakulteti ka si qėllim aftėsimin e studentėve pėr lexim kritik tė kontekstit aktual socio-politiko-ekonomik, si dhe njohje tė mirė tė strukturave themelore institucionale dhe juridike si nė rrafshin italian, ashtu edhe atė ndėrkombėtar. Pėrfshihet njė formim ndėrdisiplinor nė sektorėt juridikė, ekonomikė, politologji, social e historik me lende si: Organizimi dhe Administrimi publik, Analiza e politikave publike, Komunikimi publik dhe Institucional, Informatizimi i Administrates publike etj.
Ndėrsa nė Fakultetin e Ekonomisė propozohet njė rrugė novatore ku studentėt do tė kenė marrė njohuri nė mė shumė se njė fushė. Me njė program tė plotė, ku pėrfshihen Ekonomia e Ndėrmarrjes, Teknikat e parashikimit Ekonomik, Institucione te se drejtes private, Shkencat e Administrimit, E drejta e Bashkimit Evropian etj, studentėt do tė arrijnė tė kuptojnė dhe interpretojnė ndryshimin e qėndrueshėm tė realitetit ekonomik e social tė tė gjitha tregjeve.


 


Pedagogėt


Shkenca Politike
Buttiglione Rocco Filozofia Politike
Atella Vincenzo Politika Ekonomike
Augenti Antonio E drejta e BE
Biagini Antonello Historia e Evropės Lindore
Breschi Danilo Shkenca Politike
Cantoni Gianpiero Ekonomia Ndėrkombėtare
Cuozzo Errico Historia e Institucioneve Politike
Durante Francesco E drejta Ndėrkombėtare
Iodice Antonio Historia e Integrimit Evropian
Etj.


Fakulteti i Ekonomisė
Amoroso Marisa Marketing
Annibali Antonio Matematika pėr Shkencat ekonomike
Belvisi Pier Luigi Ekonomia politike I
Buccianti Cinzia Historia ekonomike
Cantoni Giampiero Ekonomia Ndėrkombėtare
Di Marcello Vincenzo Informatika
Frau Aventino E drejta ndėrkombėtare e Ekonomisė
Golinelli Gaetano Ekonomia dhe menaxhimi i sipėrmarrjeve
Conte Giuseppe Institucione tė sė drejtės private
Etj



 



  • 3900 Euro
    Studentėve u duhet tė paguajnė 3900 euro pėr ēdo vit shkollor, me tre kėste nė bankė nėse s’mund ta paguajnė njėherėsh. Pėr ēdo student shqiptar, nė kėtė mėnyrė, do tė hiqej kostoja e pagesės dhe e jetesės nė Itali
  • 60 euro
    Ēdo student, sikurse edhe nė Itali, do tė duhet tė paguajė taksėn e regjistrimit, e cila nė fakt paguhet edhe nė universitetet shtetėrore shqiptare. Kjo taksė 60 euro, paguhet vetėm njė herė pa u pėrsėritur ēdo vit
  • 114 euro
    Meqėnėse ėshtė Universitet italian, ēdo student ėshtė i detyruar tė paguajė edhe 114 euro taksėn italiane tė sė drejtės pėr studim.
    Kjo taksė paguhet nė fillim tė vitit vetėm njė herė
  • 15 nėntor
    Brenda kėsaj date do tė kryhet regjistrimi dhe testimi pėr gjuhėn italiane. Wisdom University, pėr ata qė nuk kanė aftėsi tė mira gjuhe, kundrejt pagesės ofron edhe kurset e gjuhės italiane
  • Telefonat
    Tė gjithė personat qė janė tė interesuar pėr tė studiuar nė Universitetin Italian San Pio V duhet tė telefonojnė nė numrat e telefonit 04259311 dhe 04259312 pėr tė regjistruar emrin e tyre pranė fakultetit qė dėshirojnė


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard