Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Opozita: 6 arsyet pse duhet tė ikė Topalli : “U shkel kushtetuta dhe etika nė Kuvend”


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Opozita: 6 arsyet pse duhet tė ikė Topalli : “U shkel kushtetuta dhe etika nė Kuvend”
Permalink   


Mocioni ndaj Topallit nuk do tė dorėzohet as brenda kėsaj jave. Kėtė e bėjnė tė ditur zyrtarisht politikanėt e opozitės tė cilėt po diskutojnė akoma pėr argumentat qė duhet tė paraqesin nė mocion. Por sa mė shumė kalon koha, aq mė shumė zbehet edhe nisma e ndėrmarrė nga opozita. Nėnkryetari i PSD-sė, Pajtim Bello ka sqaruar dje nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, 6 shkeljet qė ka bėrė kryeparlamentarja Jozefina Topalli, pėr tė cilėn, kjo parti ka marrė pėrsipėr tė iniciojė njė mocion mosbesimi. Sipas Bellos, vendi ėshtė nė njė krizė tė madhe institucionale dhe kėtu ka njė kontribut tė “jashtėzakonshėm”, kryetarja e Kuvendit.
Flitet pėr njė mocion mosbesimi pėr shkarkimin e Kryetares sė Kuvendit. Pėrse merret kjo nismė nga PSD-ja dhe LSI-ja?
Kjo nismė buron nga dukuritė negative nė ushtrimin e funksionit prej kryeparlamentares. Kėto dukuri mund t’i grupojmė si tė karakterit:tė shkeljeve procedurale,tė shkeljeve tė rėnda tė Kushtetutės, tė tejkalimit tė kompetencave nga ana e kryetares, tė delegjitimimit tė veprimtarisė parlamentare,tė vėnies tė Parlamentit nėn diktatin e qeverisė dhe tė PD-sė, tė etikės nė komunikimin institucional
A mund tė konkretizoni disa nga kėto dukuri negative?
Pėr tė mos u zgjatur, do tė ndalem shkurtimisht nė disa prej tyre. Sė pari, nė rreth njė vit jetė parlamentare janė raste tė dukshme tė shkeljeve kushtetuese; janė njė numėr ligjesh, qė edhe pse opozita ka kundėrshtuar aprovimin e tyre nga Parlamenti, maxhoranca i ka kaluar dhe mė tej kėto ligje janė kthyer nga Presidenti pėr rishqyrtim, apo janė atakuar nga Gjykata Kushtetuese. Po nė kėtė aspekt duhen parė rastet kur u hoq imuniteti i deputetėve, apo kur u iniciua “lufta” kundėr nepotizmit, heqja e votimit tė fshehtė nė Parlament, etj.
Sė dyti: Tė gjithėve na kujtohet 28 korriku, kur Kryetarja e Kuvendit e mblodhi Parlamentin jashtė godinės sė tij. Nė njė shtet demokratik, ky veprim quhet grusht shteti! Sė treti: Komunikimi me institucionin e Presidentit dhe tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ka nxirė ēdo fije tė etikės nė komunikim. Mirė qė me kryeprokurorin nuk e ka honepsur qė nė nisje, por me Presidentin ē’ka?! Tė fyesh rėndė Presidentin e Republikės, ta akuzosh atė si tė kapur nga kupola e krimit etj, nuk ėshtė thjesht ēėshtje etike nė komunikim. Etika ėshtė pėr rangjet mė poshtė, kurse nė nivele tė tilla kemi tė bėjmė me njė konflikt institucional tė pastėr dhe me pasoja tė rėnda pėr vendin dhe pėr tė gjithė shqiptarėt.
Pra, ju mendoni se kemi tė bėjmė me njė krizė institucionale?!
Pa dyshim. Ėshtė njė krizė institucionale e kompletuar dhe nė kėtė ēėshtje, kontributi i kryeparlamentares ėshtė i “jashtėzakonshėm”; kuptohet se me kėtė kontribut lidhet edhe pėrgjegjėsia e saj.
Por a mendoni ju se mund tė kini sukses me mocionin e mosbesimit?
Natyrisht qė duhet llogaritur suksesi pėr njė nismė tė tillė. Por shikoni ēfarė ndodh?! Veprimtaria e Kuvendit gati ėshtė ndėrprerė. Nuk ka seancė qė tė mos degjenerojė nė sharje dhe sherre tė nxitura nga maxhoranca, nėn pėrkrahjen e vetė kryeparlamentares. Nė kėto kushte tė tilla, shumė deputetė do tė reflektojnė, nėse do tė dėshirojnė tė zhbllokojnė jo vetėm veprimtarinė parlamentare, por edhe t’i japin fund krizės institucionale! Nė njė demokraci normale, mbas sulmit tė paprinciptė ndaj Presidentit tė Republikės, nė vend tė njė tėrheqjeje apo ngrirjeje taktike tė debatit, kryeparlamentarja duhet tė kishte dhėnė dorėheqjen e parevokueshme.


 


Shkeljet e Topallit,
sipas opozitės
1. Shkelje procedurale gjatė zhvillimit tė seancave
2. Shkelje tė rėnda tė Kushtetutės pėrgjatė gjithė kėtij viti
3. Tejkalim i kompetencave nga ana e kryetares sė Kuvendit gjatė zhvillimit tė seancave dhe nė jetėn parlamentare
4. Delegjitimim i veprimtarisė parlamentare, ku nuk ka asnjė seancė qė tė zhvillohet nė mėnyrė normale
5. Vėnie e Parlamentit nėn diktatin e qeverisė dhe tė PD-sė
6. Shkelje e etikės nė komunikimin institucional e shfaqur mė sė fundit nė punimet e kuvendit



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard