Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: PS: Certifikata tė verdha pėr zgjedhjet : Bllokohet dje komisioni i reformės zgjedhore. Maxhoranca nuk pranon ndryshimet nė paketė tė plotė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
PS: Certifikata tė verdha pėr zgjedhjet : Bllokohet dje komisioni i reformės zgjedhore. Maxhoranca nuk pranon ndryshimet nė paketė tė plotė
Permalink   


Opozita kėrkon qė nė zgjedhjet e ardhshme vendore tė votohet me njė ēertifikatė tė veēantė, me ngjyrė tė verdhė dhe me kode sigurie. Propozimi i bėrė nga socialistėt nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit tė Reformės zgjedhore, vjen pas denoncimit tė tyre se nė treg tashmė janė shpėrndarė 1.4 milionė certifikata tė cilat janė skarco. Ky propozim, sė bashku me njė paketė tė tėrė ndryshimesh nė kodin zgjedhor dhe nė kushtetutė, u paraqitėn dje nė mbledhjen e komisionit, por pėr to, nuk pati asnjė pėrgjigje nga ana e deputetėve tė maxhorancės. Ata u shprehėn se nuk mund tė shkojnė tė gjitha propozimet nė bllok, nė parlament.
Njė nga propozimet mė interesante ka tė bėjė me shtimin e numrit tė anėtarėve tė KZZ nga 7 nė 11 anėtarė, duke kėrkuar pėrfshirjen edhe tė LSI (Ilir Meta), PDK (Nard Ndoka), PAA (Lufter Xhuveli) dhe PDS (Paskal Milo). Shtimi i kėtyre anėtarėve do tė thotė shumė pėr opozitėn aktuale, sepse pavarėsisht faktit se Xhuveli deklarohet me tė djathtėn, shpresohet shumė qė njerėzit qė zgjidhen nė bazė nga PAA i pėrkasin tė majtės, dhe nė shumė zona, opozita mund tė bėjė edhe maxhorancėn. Pritet reagimi i PD pėr kėtė propozim.
Propozimet
Opozita propozon nė draftin e saj qė Kushtetuta tė ndryshohet nė 4 nene pėr reformėn zgjedhore. Sipas tė majtėve, nė ligjin themeltar nuk duhet tė ndėrhyhet vetėm pėr zgjatjen e mandatit tė tė zgjedhurve tė pushtetit lokal dhe shtimin e anėtarėve tė KQZ, por edhe pėr ndryshimin e sistemit zgjedhor, pėrcaktimin e afateve dhe kohėn e zhvillimit tė zgjedhjeve. Opozita kėrkon tė ketė ndikim edhe nė KZZ (Komisionet Zonale Zgjedhore). Nė projekt kėrkohet qė vendime tė tilla, si shpallja e rezultatit tė votimit pėr listat shumė emėrore pėr Kuvendin, kėrkesat pėr deklarimin e pavlefshėm tė zgjedhjeve, emėrimet apo shkarkimet e anėtarėve tė komisioneve tė qendrave tė votimit, tė merren me shumicėn e tė paktėn 6 anėtarėve, nga 9 qė ka komisioni. Masa shtrėnguese, ekspertėt e opozitės kanė pėrcaktuar edhe pėr ditėn e votimit. Sipas tyre, nė Kodin Zgjedhor duhet pėrcaktuar qė dy anėtarė tė KZZ, njė i majtė e njė i djathtė, tė kontrollojnė duart e zgjedhėsve pėr tė mos lejuar qė tė votojnė dy herė. Nė projekt kėrkohet qė numri i anėtarėve tė KZZ tė jetė 11 nga 7 qė ėshtė aktualisht, nė mėnyrė qė tė pėrfaqėsohen mė shumė parti politike, sipas formulės 2 anėtarė propozohen nga partitė e mėdha politike PD-PS mė pas katėr nga partitė e vogla nė maxhorancė dhe katėr nga partitė nė opozitė. Aktualisht nė komisione pėrfaqėsohen me anėtarė PD-ja, PS-ja, PR-ja, PDR-ja, PSD-ja dhe PAD-ja, ndėrkohė qė sugjerohet tė shtohen LSI-ja, PDS-ja, PDK-ja dhe PAA-ja.


 


Ndryshimet
Kushtetuta duhet tė ndryshojė pėr sistemin zgjedhor, zgjatjen deri nė 4 vjet tė tė zgjedhurve lokalė, shtimin
nga 7 nė 9 tė anėtarėve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe pėrcaktimin e afateve dhe kohėn e zgjedhjeve.


Certifikatat
Pėr votim zgjedhėsi duhet tė ketė njė dokument identiteti: certifikatė lindjeje me fotografi, e lėshuar posaēėrisht pėr zgjedhjet, me element sigurie me ngjyrė tė verdhė dhe e vulosur me njė vulė tė veēantė pėr zgjedhje, letėrnjoftim ose pasaportė.


Votimi nė KQZ
Miratohen kur votojnė pro jo mė pak se 6 anėtarė tė KQZ-sė, vendimet pėr: Shpalljen e rezultatit tė votimit pėr listat shumė emėrore pėr Kuvendin, ankimet kundėr vendimeve tė KZZ-ve dhe KZQ-ve pėr rezultatin e zgjedhjeve, kėrkesat pėr deklarimin e pavlefshėm tė zgjedhjeve.


Anėtarėt
Komisionet Zonale Zgjedhore pėrbėhen nga 11 anėtarė (7 kanė aktualisht) dhe sekretari. Njė anėtar propozohet nga PD-ja njė nga PS-ja dhe katėr anėtarė nga partitė e maxhorancės e katėr nga partitė e vogla tė opozitės. Edhe pėr Komisionet Zonale tė Qendrave tė Votimit, vlen e njėjta formulė.


Shtimi
Rritja e numrit tė anėtarėve tė KQZ-sė bėhet me propozim tė Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Demokristiane. Nga 9 anėtar tė KQZ-sė, katėr prej tyre zgjidhen nga Kuvendi. Dy anėtarė propozohen nga partia e dytė dhe e tretė e spektrit tė djathtė dhe dy anėtarė nga partia e dytė edhe e tretė e spektrit tė majtė.


 


Bllokimi i reformės
Partitė politike e kanė tė pamundur tė bien dakord pėr reformėn zgjedhore. Sėrish dje mbledhja e komisionit dėshtoi, pasi partitė e opozitės kėrkuan qė e tėrė marrėveshja e 30 gushtit tė votohet nė bllok nė Kuvend, ndėrsa PD-ja, qė tė votohen amendamentet e parė qė janė gati dhe mė pas ndryshimet e tjera.


Akuzat e PS
Bashkėkryetari socialist, Ben Blushi akuzoi dje maxhorancėn se nuk ka vullnet pėr tė vijuar punėn me reformėn. Sipas tij, qeveria nuk ka sjellė asnjė amendament pėr ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe duhet tė bindet se nuk mund tė ketė zgjedhje pa rregulla loje tė zhvilluara bashkėrisht. Ndėrsa opozita ka dorėzuar njė projekt.


Afati i Komisionit
Komisioni pėr reformėn zgjedhore ka afat deri nė 31 tetor pėr tė bėrė tė gjitha ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, duke zbatuar dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kjo ėshtė e disata herė qė partitė shtyjnė afatet dhe nuk bėjnė ndryshime. Mė e fundit ishte 15 tetori, kur partitė duhet tė kishin gati projektin.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard