Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Partia Demokristiane kanė arritur njė Pakt Mirėsjelljeje pėr zgjedhjet vendore mes dy partive.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe Partia Demokristiane kanė arritur njė Pakt Mirėsjelljeje pėr zgjedhjet vendore mes dy partive.
Permalink   


Kryetari i PDK-sė, Ndoka dhe kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, zhvilluan dje njė takim nė selinė e PDK-sė, ku u diskutua mbi reformėn elektorale dhe situatėn politike nė vend. “Pakt Mirėsjelljeje” pėr zgjedhjet vendore, i cili ka si qėllim qė kandidatėt e PDK-sė dhe tė LSI-sė tė eliminojnė akuzat pa bazė, fyerjet dhe sharjet personale gjatė fushatės elektorale dhe t’u japin hapėsira alternativave”, ishte shpjegimi i Nard Ndokės pas takimit me kryetarin e LSI-sė, Meta. Duke komentuar situatėn politike nė vend, Ndoka u shpreh se vihet re njė mungesė vetėpėrmbajtjeje dhe se jeta parlamentare ėshtė nė nivel tė ulėt etik dhe administrativ. Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, tha pas takimit se “LSI do tė bashkėpunojė me PDK-nė dhe me ēdo forcė tjetėr, pavarėsisht nga ngjyrimet politike dhe specifikat e tyre, pėr reformėn zgjedhore dhe pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me fatet e vendit”. Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, u shpreh se “takimi i sotėm u nxit nga dėshira dhe vullneti pėr tė kontribuar pėr rikthimin e normalitetit nė jetėn politike, institucionale dhe parlamentare nė vend”. “Klima shumė e tensionuar, e cila prej kohėsh reflektohet nė Parlament, e zhvendos debatin politik nga ēėshtjet e integrimit evropian, nė ēėshtjet tradicionale dhe tė prapambetura nė raport me standardet, siē janė ato tė zgjedhjeve dhe reformės zgjedhore”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-sė dha alarmin se bllokimi i reformės zgjedhore vė nė rrezik integritetin e zgjedhjeve vendore. “Bllokimi i komisionit tė reformės zgjedhore ėshtė njė shqetėsim shumė i madh, qė vė nė rrezik tė plotė integritetin e zgjedhjeve tė ardhshme vendore, ndaj dhe ne apelojmė qė ky komision urgjentisht tė pėrmbushė misionin e tij, tė realizojė marrėveshjen e gushtit, por njėkohėsisht tė pėrmbushė tė gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it pėr procesin zgjedhor”, tha Meta. Kreu i LSI-sė e ka konsideruar tė rėndėsishėm bashkėpunimin me PDK-nė si njė forcė tashmė shumė e rėndėsishme nė Parlament, por edhe me forca tė tjera politike, pavarėsisht nga ngjyrimet politike dhe specifikat e tyre pėr ēdo ēėshtje tė rėndėsishme tė vendit, duke pėrcaktuar pėrmasat e kėtij bashkėpunimi. ”Nuk do tė bashkėpunojmė pėr ēdo gjė, por pėr ato ēėshtje qė janė tė rėndėsishme pėr stabilitetin e vendit dhe vendosjen e atyre rregullave tė lojės politike qė pėr fat tė keq mungojnė sot”, u shpreh Meta.


 


Aleanca e majtė dhe e djathtė


Mund tė jetė dukur si njė "ēudi" politike realizimi i njė pakti politik ndėrmjet dy partive qė janė tė njė spektri tė kundėrt politik. PDK-ja e Ndokės ėshtė nė koalicionin qeverisės sė tė djathtės, ndėrsa LSI-ja ndodhet nė kampin e opozitės, e bashkuar me partitė e majta. Njė marrėveshje e tillė mund t’u shkaktojė jo pak "telashe" dy partive tė mėdha politike, PS dhe PD, tė cilave njė pakt i tillė mund t’u sjellė dhe ndonjė pakėnaqėsi me aleatėt e tyre LSI dhe PDK.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard