TiRaNaWeB.NeT -> Sporti -> Ronaldinjo, "paralajmërim" për Çelsin! : Braziliani pas fitores ndaj Seviljes "tremb" blutë: Tani gjërat kanë nisur të shkojnë ashtu si duhet
Post Info
TOPIC: Ronaldinjo, "paralajmërim" për Çelsin! : Braziliani pas fitores ndaj Seviljes "tremb" blutë: Tani gjërat kanë nisur të shkojnë ashtu si duhet
Ronaldinjo të dielën i lëshoi një sinjal paralajmërimi kundërshtarëve të radhës, Çelsit dhe Realit të Madridit, me lojën e shkëlqyer në fitoren 3-1 të Barcelonës kundër Seviljes, madje duke e pranuar se akoma nuk ka aktivizuar marshin e fundit. Në fillim të sezonit, kur u duk qartë se Ronaldinjo ishte larg formës fizike, flitej se Rajkardi po e linte pushim "asin" brazilian për ta shfrytëzuar në maksimum në ndeshjen kundër Seviljes. Organizatori brazilian u aktivizua që në minutën e parë dhe u përgjigj duke shënuar dy golat e parë të Barçës, para se t'ia linte vendin Ludovik Zhylisë në pjesën e dytë, një zëvendësim i shoqëruar në këmbë me duartrokitje nga tifozët e "Kamp Nou". Ronaldinjo e pranoi që në pjesën e dytë pati rënie fizike, por shton se po i afrohet kulmit të formës. Një lajm i keq për Çelsin dhe Realin e Madridit, ekipe që do të ndeshen këtë javë me Barçën. "Jam i gëzuar, sepse gjërat po shkojnë mirë, - shprehet Ronaldinjo. - Në momentin e zëvendësimit isha i lodhur. Ishte një ndeshje intensive që kërkoi shumë impenjim dhe përqendrim. Edhe pse nuk jam në 100%, e di që mund të përmirësohem dhe motivimi i vetëm është të punoj më tepër që t'i afrohem maksimumit tim. Nëse me kritikojnë, ndodh sepse e dinë që mund të jap më tepër dhe unë jam i motivuar të vazhdoj punën për të rritur parametrat e mi. Unë ua vë veshin kritikave konstruktive dhe nuk u kushtoj rëndësi atyre për hir të kritikës". Ndeshja kundër Seviljes ishte e para nga tri ndeshjet e forta që ka Barça këtë javë. Katalanasit do të udhëtojnë për në Londër, ku do të ndeshen me Çelsin për "Champions", pastaj do të nisen drejt kryeqytetit për t'u ndeshur me rivalët e përbetuar, Realin e Madridit, në fundjavën "El Clasico". Është një periudhë vendimtare për Barcelonën që kërkon titullin e dytë radhazi në Primera dhe në Ligën e Kampioneve. Kështu, java filloi tamam në mënyrën e duhur për ekipin katalanas. Jo vetëm që mposhtën Seviljen që po kalon një formë të shkëlqyer dhe që e kishte mundur Barçën 3-0 në Superkupën e Europës në fillim të sezonit, por përfituan edhe nga disfatat e rivalëve, Valencias dhe Realit të Madridit. Barça tani është në krye të renditjes me tri pikë para ndjekësve dhe mban rekordin në kampionat me asnjë humbje të pësuar. Laporta, presidenti i Barcelonës, u shpreh: "E kemi nisur javën shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Duhet të udhëtojmë për në Londër dhe pastaj do të shkojmë në "Bernabeu", është një javë emocionuese." Trajneri Rajkard është i vendosur që t'i mbajë lojtarët të përqendruar, duke nënvizuar se kanë ende shumë rrugë për të bërë për të fituar kampionatin për të tretin vit radhazi. "Është mirë të jesh kryesues, - tha ai, - por sezoni është shumë i gjatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë". Në lidhje me fitoren në Sevilje, që u siglua me penalltinë e marrë nga Lionel Mesi 10 minuta para fundit, Rajkardi mendon se është rezultati i një pune të bërë siç duhet. "Ishte një ndeshje interesante në nivelin taktik. Sevilja ishte shumë e rrezikshme në kundërsulm, - tha holandezi. - Pasi kaluam në epërsi 2-1, u munduam të administrojmë rezultatin në mënyrë që të kursenim energjitë për ndeshjen e ardhshme. Synimi ynë ishte fitorja dhe tani jemi të gëzuar, sepse e arritëm ashtu siç dimë të luajmë ne".
__________________
none
Page 1 of 1 sorted by
TiRaNaWeB.NeT -> Sporti -> Ronaldinjo, "paralajmërim" për Çelsin! : Braziliani pas fitores ndaj Seviljes "tremb" blutë: Tani gjërat kanë nisur të shkojnë ashtu si duhet