Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Krespo nuk zgjedh, kėrkon vetėm tė fitojė : Argjentinasi: Titullin-Championsin? Dua gjithēka


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Krespo nuk zgjedh, kėrkon vetėm tė fitojė : Argjentinasi: Titullin-Championsin? Dua gjithēka
Permalink   


Hernan Krespo ka disa ndeshje qė s'luan me Interin, pėr shkak tė njė dėmtimi, por nesėr shpreson qė Manēini ta grumbullojė pėr sfidėn e Championsit ndaj Spartakut tė Moskės. Nė moshėn 31-vjeēare, ėndrrat nė "sirtar" tė argjentinasit janė tė shumta. "Po, - pranon ai, - sepse si nė jetė, ashtu edhe nė futboll, duhet tė kesh objektiva tė rinj. Ajo qė nuk ėshtė bėrė, nuk mjafton asnjėherė. Ndaj, tani dua tė fitoj me Interin, duke parė qė gjatė pėrvojės sime tė parė zikaltėr, qė mund tė konsiderohet pozitive, nuk ia arrita. Siē e kam thėnė, njė "tren" si ai i Interit ėshtė shumė i vėshtirė tė kalojė dy herė nė karrierėn e njė futbollisti. Unė jam njė rast i veēantė, ose njė futbollist me shumė fat qė kam pasur rastin pėr herė tė dytė tė luaj tek Interi, ndaj dua tė jap ndihmėn time pėr tė fituar gjithēka. Shumė njerėz thonė se kam njė "llogari" tė hapur me Championsin, ėshtė e vėrtetė, por theksoj se "llogarinė" duhet ta ruaj edhe pėr kampionatin, prandaj nuk zgjedh. Rėndėsi ka tė fitoj me Interin."
Pas pak javėsh (28 tetor) ėshtė derbi me Milanin dhe tifozėt kuqezinj nuk dihet se ēfarė pritjeje do t'i bėjnė ish-milanistit: "Besoj mirė, - uron Krespo. - Nuk kam pasur asnjėherė probleme me tifozėt e ish-skuadrave tė mia, sepse tė gjithė e dinė qė nė fushė jap gjithnjė maksimumin, ndaj kam fituar respektin e njerėzve me punėn dhe djersėn time." Nė fund, kapitulli Adriano. Krespo shton: "Mua mė duket i qetė, e shoh mirė. Ndoshta si tė gjithė duhet tė gjejė ende formėn e duhur, por nuk mė duket se ka tė gjitha problemet, pėr tė cilat flitet nė gazeta e televizione. Ėshtė i fortė, i ri, luan tek Interi dhe nė kombėtaren braziliane, ka kohė tė pėrmirėsohet, pra ėshtė nė kushte ideale pėr tė qenė njė protagonist i njė karriere tė rėndėsishme."

Manēini llogarit edhe Hernanin ndaj Spartakut
Shpresat qė Roberto Manēini tė grumbullojė Hernan Krespon pėr sfidėn e nesėrme pėr Ligėn e Kampioneve ndaj Spartakut tė Moskės, janė shtuar orėt e fundit. Pezullimi i Ibrahimoviēit, forma e dobėt e Adrianos dhe rikthimi i Kruzit dhe Rekobės nga dėmtimet, nuk e sigurojnė trajnerin zikaltėr tė ketė njė rendiment tė lartė nė sulm nesėr ndaj rusėve. Ndonėse mjekėt e skuadrės nuk e kanė thėnė ende fjalėn e tyre tė fundit, Manēini siguron: "Nuk do tė jetė Ibra, por besoj se do tė kemi Krespon. Ėshtė stėrvitur me grupin tė shtunėn, tė shohim nė orėt e ardhshme, por besoj se do t'ia dalė. Pastaj do tė riaftėsojmė Vieiranė, qė pėr ne ėshtė shumė i rėndėsishėm. Kambiaso? Shpresoj ta aktivizoj nė fund tė muajit." Manēini ka dashur tė sqarojė edhe njė herė tjetėr deklaratat mbi Rekobėn: "Fjalėt e mia ishin dhe janė plot mirėkuptim dhe respekt pėr njė talent tė madh."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard