Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Juventusi, gati tė padisė Moxhin e Xhiraudon: Presidenti i bardhezinjve, Koboli Xhilji, pret vendimin e avokatėve pėr tė proceduar mė tej


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Juventusi, gati tė padisė Moxhin e Xhiraudon: Presidenti i bardhezinjve, Koboli Xhilji, pret vendimin e avokatėve pėr tė proceduar mė tej
Permalink   


Juventusi mund tė ngrejė sė shpejti njė akuzė ndaj ish-drejtuesve tė saj, Luēiano Moxhi dhe Antonio Xhiraudo. "Qė tė dy janė tė dėnuar pėr njė veprim tė ndėrgjegjshėm, - ėshtė shprehur presidenti Koboli Xhilji. - Ne presim qė avokatėt tanė tė na thonė nėse mund t'i akuzojmė. Nė rast se po, do tė vazhdojmė mė tej, nė tė kundėrt do tė heqim dorė. Jemi njė shoqėri qė kuotohemi nė bursė dhe vetėm nė kėtė mėnyrė mund t'u tregojmė tė gjithėve qė kujdesemi pėr interesin e shoqėrisė."
Kėshtu, midis Juventusit dhe dy ish-"shpirtrave" tė saj tashmė duket se ėshtė krijuar njė humnerė e madhe. Ose mė saktė, midis drejtuesve aktualė, e cila pėrfaqėsohet nga presidenti Koboli Xhilji, dhe atyre qė ishin protagonistėt absolutė tė ēėshtjes qė tronditi futbollin italian. Por tani, pas betejės mediatike kundėr ish-drejtuesve, Juventusi i ri ėshtė gati tė zbresė nė sallat e gjyqit pėr tė treguar dhe vlerėsuar tė drejtat e tij. "Si Moxhi, ashtu dhe Xhiraudo janė tė dėnuar pėr njė veprim tė pėrgjegjshėm, - ka dhėnė Xhilji. - Pėr tė kryer njė veprim tė tillė, duhet tė ekzistojnė prova reale, ndaj presim qė avokatėt tanė tė na thonė nėse ka tė tilla apo jo. Ne jemi tė gatshėm tė vazhdojmė mė tej betejėn tonė, nė tė kundėrt do tė heqim dorė." Bardhezinjtė duhet me ēdo mėnyrė tė mbrojnė interesat e tyre dhe rėnia nė Serinė B, tė cilėn tė gjithė ambienti sportiv e quan si pasojė e sjelljes jo korrekte tė ish-drejtuesve tė saj, i ka shkaktuar njė dėm tė madh imazhit tė klubit e natyrisht dhe atij ekonomik. "Ne jemi njė shoqėri qė kuotohemi nė bursė. Mė 26 tetor do tė zhvillojmė asamblenė e radhės dhe kemi me mijėra aksionerė" - tha Koboli Xhilji. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė lihet mėnjanė Moxhi, i cili u bė personazhi mediatik i momentit, protagonist nė televizione dhe gazeta. Por Koboli Xhilji ka opinionin e tij dhe me pak fjalė shprehet: "Nėse do tė gjendesha nė situatėn e Moxhit, do tė mbyllesha nė vetvete, ndėrsa ai mendon se ėshtė mė mirė tė reagojė. Ka njė rezistencė tė mirė. Le tė bėjė ē'tė dojė. Dua tė theksoj se derisa ne do tė jemi nė krye tė Juventusit, unė si president, Blanku si administrator i deleguar dhe kėshilli i ri administrativ, shoqėria do tė drejtohet nė mėnyrė krejt tė ndryshme nga ajo qė kemi parė nė tė shkuarėn." Gjithsesi, presidenti Xhilji nuk mendon se duhet tė dėnohet vetėm Moxhi dhe lė tė hapur njė shteg teksa thotė: "Moxhi ka njė mėnyrė tė tijėn pėr tė folur qė nė disa raste ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar saktėsisht atė qė do tė thotė. Nėse mė duhet tė them njė mendim nė lidhje me regjistrimet telefonike, mendoj se nė ato faqe tė publikuara ka shumė pėrmbajtje negative pėr futbollin. Por mund tė them, dhe shumė vetė mund tė mė mbėshtesin nė kėtė drejtim, se nėse do tė ishin publikuar edhe shumė telefonata tė personave tė tjerė, do tė shihnim gjėra edhe mė tė shėmtuara. Mendoj se pati njė publikim tė ekzagjeruar tė fakteve qė nė disa raste pėrfshijnė edhe jetėn private tė njerėzve."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard