Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “Do legalizojmė mė shumė shtėpi se pallate nė 1993": Nė zyrat e legalizimeve janė vetėdeklaruar 9 mijė pallate dhe shtesa pallatesh.


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“Do legalizojmė mė shumė shtėpi se pallate nė 1993": Nė zyrat e legalizimeve janė vetėdeklaruar 9 mijė pallate dhe shtesa pallatesh.
Permalink   


Deri tani numri total i vetėdeklarimeve tė ndėrtimeve pa leje ka arritur nė 230 mijė. Shifrat janė bėrė publike nga kryeministri Sali Berisha, nė konferencėn pėr reduktimin e ekonomisė informale. Nga ana tjetėr, kreu i qeverisė ka pranuar se me gjithė masat e marra nga qeveria, nė disa sektorė tė rėndėsishėm, informaliteti vazhdon tė jetė nė nivele tė larta.
Sektori i ndėrtimit dhe i transporteve vazhdojnė tė jenė problematikė, pėrsa i pėrket nivelit tė informalitetit.


Legalizimet
“Nė tre muaj janė depozituar pėr legalizim mė shumė apartamente dhe ndėrtesa, sesa privatizuam ne, nė tė gjitha qytetet e qytezat e Shqipėrisė nė vitin ’93, ku privatizuam 230 mijė apartamente”, ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisė ka theksuar se procesi i legalizimeve tė ndėrtimeve pa leje, ka ecur me hapa tė kėnaqshme. “Brenda tre muajve nė zyrat e ALUIZNI-t kanė dorėzuar dokumentet pėr tė regjistruar bizneset 230 mijė pronarė, nga tė cilėt 9 mijė janė pallate dhe shtesa pallatesh”, ka deklaruar Berisha.


Informaliteti
Nė rast se mė 2002 Schneider konsideronte se ekonomia informale nė Shqipėri pėrbėnte 33% tė PBB, raporti i OECD pėr vitin 2004 konsideron se ekonomia informale shkon deri nė 60% tė PBB, duke bėrė qė pjesa informale tė jetė 1,4 herė mė e lartė nga ajo pjesė qė vepron sipas standardeve ligjore. Duke u ndalur nė punėn e bėrė nga tė gjitha institucionet pėr identifikimin e gjendjes, kryeministri Berisha tha se nga kjo punė konstatohet se ka sektorė nė tė cilėt nė 8 vjet shkalla e informalitetit arrinte nė 80% dhe ku jo mė shumė se 20-25% ishte formale dhe sektorė tė tėrė lundronin nė ujėrat e kėnetės sė informalitetit. “Sėrish sektorė tė rėndėsishėm si transporti, ndėrtimi dhe sektorė tė tjerė notojnė nė informalitet. Shqipėria ėshtė i vetmi vend ku gjeni sipėrmarrės qė ndėrtojnė rrugėn me dy punėtorė”, ka deklaruar Berisha. Por gjithashtu, kryeministri theksoi se shkallė tė madhe informaliteti ka edhe nė fushėn sociale. Luftėn ndaj informalitetit, Berisha e ka konsideruar si testin kryesor tė qeverisė.


 



  • 33 pėr qind
    tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto pėrbėnte ekonomia informale nė vitin 2002, sipas raporteve tė hartuar nga ndėrkombėtarėt
  • 60 pėr qind
    tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto pėrbėnte ekonomia informale nė fund tė vitit 2004, sipas raportit tė hartuar nga OECD


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard