Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Krerėt e Avokatit tė Popullit dhe Kontrollit tė Lartė tė Shtetit kėrkojnė tė shfuqizohet ligji qė pėrcakton numrin e punonjėsve, pagat dhe shpėrblimet e institucioneve tė drejtuara prej tyre. Ky ligj, sipas Ermir Dobjanit dhe Robert Ēekut, cenon pavarėsin


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Krerėt e Avokatit tė Popullit dhe Kontrollit tė Lartė tė Shtetit kėrkojnė tė shfuqizohet ligji qė pėrcakton numrin e punonjėsve, pagat dhe shpėrblimet e institucioneve tė drejtuara prej tyre. Ky ligj, sipas Ermir Dobjanit dhe Robert Ēekut, cenon pavarėsin
Permalink   


Kėto dy institucione me njė shkresė tė pėrbashkėt kanė ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese vendimin e qeverisė dhe Parlamentit tė korrikut tė kėtij viti “pėr pagat, shpėrblimet e strukturėn e institucioneve kushtetuese”. Vetėm dy janė institucionet qė kanė zyrtarizuar ankesėn e tyre nė Gjykatėn Kushtetuese, por nga ligji nė fjalė, preken edhe Presidenca, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe Gjykata e Lartė. Nė ankesėn e firmosur nga krerėt e KLSH-sė dhe Avokatit tė Popullit, pėrkatėsisht Robert Ēeku dhe Ermir Dobjani, i kėrkohet Gjykatės Kushtetuese shpallja si nė mospajtim me dispozitat kushtetuese e ligjit tė datės 17 korrik 2006, pėr pagat, shpėrblimet dhe numrin e punonjėsve tė institucioneve tė pavarura tė krijuara me Kushtetutė ose me ligj. Shkresa e firmosur nga Dobjani e Ēeku, mban datėn 3 tetor tė kėtij viti dhe i adresohet Gjykatės Kushtetuese nė Tiranė.


Ankesa
KLSH dhe Avokati i Popullit shkruajnė nė ankesėn pėr Gjykatėn Kushtetuese se numri i punonjėsve, pagat dhe shpėrblimet janė elementė tė rėndėsishėm tė pavarėsisė sė institucioneve. Ndryshimi i tyre, apo kalimi i kompetencave pėr ndryshimin e tyre nė Kėshillin e Ministrave, cilėsohet nga Dobjani e Ēeku, si njė cenim i pavarėsisė sė institucioneve kushtetuese. Nė krye tė dokumentit tė ankesės, thuhet se institucione tė interesuara pėr kėtė fakt, janė: Kuvendi i Shqipėrisė, Gjykata e Lartė, Prokuroria e Pėrgjithshme, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Duke hyrė nė detajet e ligjit tė miratuar nga qeveria nė Parlament dhe tė miratuar edhe nga ky i fundit, KLSH dhe Avokati i Popullit kėrkojnė shfuqizimin e njė numri tė konsiderueshėm nenesh qė pėrcaktojnė numrin e punonjėsve, pagat dhe shpėrblimet pėr institucionet e pavarura kushtetuese. Baza ligjore ku KLSH dhe Dobjani e mbėshtesin ankesėn e tyre janė ligjet pėrkatėse tė Avokatit tė Popullit dhe Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, qė i pėrcaktojnė kėto organe si tė pavarura nga ekzekutivi. Nė ankesė thuhet se dy institucionet janė njohur me projektligjin e qeverisė, qė kur ai u hodh nė Parlament. Qė nė atė moment KLSH dhe Avokati i Popullit e kundėrshtuan projektligjin “Pėr pagat, shpėrblimet dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe institucioneve tė tjera tė krijuara me ligj”. Menjėherė pas paraqitjes nė Kuvend tė projektit, KLSH dhe Avokati i Popullit bėnė sugjerimet e tyre, nė mėnyrė qė ligji tė ishte nė pėrputhje me Kushtetutėn. “Megjithatė nga Kuvendi nuk u morėn parasysh kėto vėrejtje. Si rrjedhim, Kuvendi miratoi me shumicė tė thjeshtė ligjin nr.9584 datė 17.07.2006 “Pėr pagat, shpėrblimet dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe institucioneve tė tjera tė pavarura tė krijuara me ligj”, thuhet nė ankesėn e bėrė nė Gjykatėn Kushtetuese.


Cenimi
Sipas gjykimit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit dhe Avokatit tė Popullit, pagat, shpėrblimet dhe numri i punonjėsve tė kėtyre institucioneve janė pėrcaktuar nė ligjet e tyre. Si rrjedhim nxjerrja e njė projektligji tė kthyer nė ligj nga qeveria e Parlamenti, cenon vetė bazėn e funksionimit tė institucioneve tė pavarura. Ermir Dobjani dhe Robert Ēeku nė ankesėn e firmosur prej tyre shprehen se bazuar nė tekstet e tė gjitha shkencave juridike “pavarėsia e njė institucioni pėrfshin tri aspekte: pavarėsinė organizative, pavarėsinė funksionale dhe atė financiare. Pavarėsia funksionale dhe organizative shikohet e cenuar nga ligji i korrikut 2006, pasi ai kufizon numrin e punonjėsve, ndėrsa pavarėsia financiare po ashtu, pasi ndryshojnė rrogat e punonjėsve tė institucioneve tė pavarura.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard