Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Kryeministri Berisha feston ditėlindjen nė zyrėn e tij : Nė ditėn e 62 vjetorit merr urimet e studentėve


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Kryeministri Berisha feston ditėlindjen nė zyrėn e tij : Nė ditėn e 62 vjetorit merr urimet e studentėve
Permalink   


Kryeministri Sali Berisha nuk e ka lėnė zyrėn e tij edhe pse dje, ka patur ditėlindjen apo edhe pse i ka qėlluar tė jetė ditė e dielė. Me rastin e 62 vjetorit tė tij ai ka marrė urime nga njė grup studentėsh, pėrfaqėsues nga universitet e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė dhe tė studentėve shqiptarė qė studiojnė nė universitetet perendimore. Me disa buqeta me lule, studentėt kanė uruar kryeministrin ashtu sicc ka bėrė edhe stafi i tij i punės, qė dje janė ndodhur sėrish nė zyrė pranė shefit tė tyre. Ndėrsa dreka dhe mbrėmja e ditėlindjes sė kryeministrit ka kaluar me familjarėt. Sipas njoftimit zyrtar tė Kryeministrisė, bashkė me urimet, studentėt shprehėn kėnaqėsinė qė uronin jo vetėm kryeministrin, por edhe profesorin e pėrkushtuar tė mjekėsisė, qė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij ua ka pėrkushtuar dijes, mėsimit dhe brezit tė ri. Ndėr tė tjera, studentėt u shprehėn se me urimet e tyre bashkohen "mijėra tė rinj aspirantė tė ideve tė lirisė dhe ekonomisė sė tregut pėr t'ju uruar qė tė vazhdoni me gjithė energjitė dhe forcėn qė ju karakterizon kontributin tuaj nė emėr tė zhvillimit. Si qytetarė tė Shqipėrisė, ju urojmė jetė tė gjatė pėr tė na drejtuar drejt ėndrrės sė gjithė shqiptarėve, drejt tė ardhmes europiane." Nga ana e tij Kryeministri falėnderoi pėrzemėrsisht studentėt pėr urimet e tyre tė sinqerta, duke i siguruar se nė axhendėn e qeverisė tė rinjtė dhe studentėt kanė njė pėrparėsi reale. Ne po punojmė, u shpreh Kryeministri, qė nė buxhetin e kėtij viti tė bėjmė njė rritje tė ndjeshme pėr universitetet. Mė tej, ai theksoi se "sė pari bėmė hapjen e pranimeve nė universitete qė ishte hap shumė i domosdoshėm. Tani duhet tė punojmė pėr tė ndryshuar kushtet nė universitete. Do ndėrtohen godina tė reja, do tė pėrmirėsohen kushtet e jetesės, do tė modernizohet qyteti Studenti. Ndėrkohė qė do tė fillojė ndėrtimi i njė kampusi pėr auditore, pėr klasa, nė zonat e ndėrtimeve universitare, si dhe do tė vazhdojmė tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė ēliruar ambjentet e shkollave nga ndėrtesat, nė mirėkuptim me qytetarėt". Me rastin e ditėlindjes, Kryeministrin Berisha e uroi gjithashtu edhe stafi i tij i ngushtė. Kryeministri u shprehu bashkėpunėtoėve tė tij falenderimet e pėrzemėrta pėr ndihmėn dhe punėn e tyre tė pėrkushtuar nė kėtė vit tė parė tė qeverisjes, duke theksuar se arritjet e deritanishme tė qeverisė kanė edhe kontributin e tyre tė ēmuar.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard