Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Juve, kthehen investimet e Anjelėve


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Juve, kthehen investimet e Anjelėve
Permalink   


Pas 13 vitesh Anjelėt do tė investojnė sėrish te Juventusi. Koha e vetėfinancimit dhe e nėndarjeve ka mbaruar. Rėnia nga kategoria, sė bashku me atė tė imazhit, ka shkaktuar njė dėm ekonomik tė cilin klubi e ka pėrllogaritur rreth 130 milionė euro. Bilanci i fundit sapo ėshtė mbyllur me 36,5 milionė euro humbje. Skuadra ka humbur shumė kampionė dhe ata qė kanė mbetur i rėndojnė shumė bilancit me pagat e tyre me shtatė shifra, tė cilata janė tė pazakonta pėr Serinė B. Do tė duhen para, shumė para, pėr tė ndėrtuar sėrish njė organikė tė nivelit europian. Por sponsori kryesor, Tamoili, e ka prishur kontratėn tė cilėn tani po e rinegocion dhe sė bashku me tė do tė rishikohen edhe disa kontrata tė tjera, gjithnjė me synimin qė tė ulen ēmimet. Zhan Klod Blanku duhet t'i marrė nė konsideratė kėto rrethana negative nė ribėrjen e planit industrial tė cilin do ta paraqesė brenda fundit tė vitit. Plani, qė ndahet nė tre kapituj (sportiv, komercial, imobiliar), ka pėr qėllim ta rikthejė brenda pesė vitesh Juventusin atje ku ishte pėrpara se tė binte: njė skuadėr e cila tė konkurrojė ēdo vit pėr Championsin dhe njė klub i shėndoshė qė tė mbahet vetė duke prodhuar pėrfitime.
Nė projektin e Blankut aspekti i dytė, dhe pėr rrjehdojė ehde i pari, ėshtė i lidhur me shfrytėzimin e stadiumit. Por nuk ėshtė e sigurt se me 20 milionė eurot, tė diskutuara nė takimin e fundit me autoritetet e Torinos se, Juventusi mund ta shndėrrojė Dele Alpin nė impiantin qė mendon, njė strukturė mė e gjerė nė gjendje tė bėjė para me veprimtaritė tregtare tė vendosura pėrreth saj. Plani industrial ėshtė mė ambicioz dhe kėrkon mė shumė investime. Edhe nė nivelin sportiv, sepse skuadra mbetet qendra e gjithēkaje. "Ne do tė bėjmė tė ditur se pėr ēfarė kemi nevojė, - tha administratori i deleguar, - pas sė cilės do tė shohim se si mund t'i plotėsojmė kėto nevoja. Ka shumė mėnyra, pėrveē investimeve nga ana e pronarėve, tė cilėt, sikurse tė gjithė, e duan sėrish Juven nė majat mė tė larta."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard