Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Interi kėrkon golin e "Perandorit"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Interi kėrkon golin e "Perandorit"
Permalink   


Adriano ka thuajse 200 ditė qė nuk shėnon dhe qė prej fillimit tė sezonit tė ri ai e ka humbur edhe vendin e titullarit. Shterpėsia e golave duket se nuk ka fund pėr tė, dhe e ka mbėrthyer nė realitetin e njė situate gjithnjė e mė delikate, por braziliani po pėrpiqet tė ragojė, dhe ai shfaqi shenja pėrmirėsimi nė Kaljari dhe gjatė javės ėshtė stėrvitur mė shumė intensitet nė Pinetinė. Por edhe pėrse Roberto Manēini nuk ia garanton mė vendin fiks, atij s'i mbetet veēse tė kandidojė nė kuadėr tė ndeshjes sė sotme ndaj Katanias, me shpresėn qė trajneri mė nė fund ta zgjdhė, duke e parapėlqyer ndoshta ndaj Kruzit dhe duke qenė se mungon Krespo, pėr ta vendosur pėrkrah atij qė tani ėshtė bėrė njė i paprekshėm i vėrtetė: Zllatan Ibrahimoviēi.
"Gjatė stėrvitjeve, deklaroi braziliani, po punoj mirė dhe mendoj se mund tė luaj njė ndeshje tė bukur sotė." Me pak fjalė, Adriano mendon se ėshtė mė nė formė dhe se ka ardhur momenti qė sot ta ndėrpresė shterpėsinė prej 198 minutash, e cila ka nisur qė pas golit tė shėnuar nė San Siro nė takimin Inter Vilareal tė 29 marsit. Ndėrsa golin e tij tė fundit nė kampionat, ai e kishte shėnuar 18 ditė mė parė, pra mė 11 mars, ndaj Sampdrias, gjithnjė nė San Siro. Por, pėr ta pėrmbushur misionin e tij, braziliani ka nevojė tė luajė qė nga fillimi dhe pasi i ka shprehur dėshirat e tij tani fjala i kalon Manēinit. "Shpresojmė qė tė shkojė gjithēka mirė, - vijoi Adri, dhe qė tė mund t'i kthehem golit." Ose mė saktė tė zhbllokohet, sepse ai tashmė thuajse ėshtė bllokuar, njė bllokim mė tepėr psikologjik se sa fizik. Kėshtu qė, shėnimi i njė goli do tė ishte doza e parė e njė ilaēi drejt shėrimit tė plotė, ēka do t'i mundėsonte "Perandorit" tė rikthehej nė njė element thelbėsor pėr Interitn, por edhe pėr Brazilin, i cili, qė pas botėrorit, nuk e ka thėrritur mė.
"Nėse dua tė shėnoj edhe pėr kombėtaren braziliane? Tani dua tė shėnoj pėr Interin, mė pas nėse shėnoj edhe nė kombėtare do tė jem edhe mė i gėzuar." Me pak fjalė, ėndrra e tij ėshtė e qartė: tė luajė dhe tė arrijė tė shėnojė, mė parė pėr Interin dhe mė pas pėr Brazilin. Njė dėshirė legjitime pėr njė sulmues, por qė nė jetėn e pėrditshme duket se thuajse ai ka harruar ta bėjė, pėr shkak tė njė vuajtje tė madhe: "Pėr njė sulmues goli ėshtė gjithēka dhe e ke tė vėshtirė tė jesh mirė nėse nuk shėnon." Por ai ndihet keq edhe kur nuk luan, gjė e cila braziliani uron qė tė mos ndodhė nė ndeshjen ndaj Katanias. Megjithatė, nga tė dhėnat paraprake duket se trajneri ėshtė i orientuar ta aktivizojė, pėrkrah Ibrės, i cili do tė ketė detyrėn ta ndihmojė, pse jo duke i dhėnė asistin e duhur, shokun qė ėshtė nė vėshtirėsi.

Manēini: Eriksoni? Pasi tė kem fituar titullin unė
Nė prag tė ndeshjes ndaj Katanias, Roberto Manēini ka bėrė njė deklaratė shumė djegėse ndaj Alvaro Rekobės, i cili ėshtė rikthyer mes tė grumbulluarve: "Ai ka flakur tutje 10 vite tė karrierės sė tij, duhej tė kishte qenė lideri absolut i Interit me cilėsitė qė ka." Trajneri zikaltėr ka folur edhe pėr Eriksonin, zėvendėsuesin e tij tė mundshėm: "Stolin ia lė pasi tė kem fituar titullin. Pėr mua ai ėshtė si njė baba, ose ndoshta mė mirė si njė vėlla, sepse mund tė ofendohet po ta quaj baba dhe nėse ai do tė mbėrrinte njė ditė tek Interi do tė mė bėhej qejfi, por pasi tė kem fituar kampionatin unė."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard