Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Interi kërkon golin e "Perandorit"


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Interi kërkon golin e "Perandorit"
Permalink   


Adriano ka thuajse 200 ditë që nuk shënon dhe që prej fillimit të sezonit të ri ai e ka humbur edhe vendin e titullarit. Shterpësia e golave duket se nuk ka fund për të, dhe e ka mbërthyer në realitetin e një situate gjithnjë e më delikate, por braziliani po përpiqet të ragojë, dhe ai shfaqi shenja përmirësimi në Kaljari dhe gjatë javës është stërvitur më shumë intensitet në Pinetinë. Por edhe përse Roberto Mançini nuk ia garanton më vendin fiks, atij s'i mbetet veçse të kandidojë në kuadër të ndeshjes së sotme ndaj Katanias, me shpresën që trajneri më në fund ta zgjdhë, duke e parapëlqyer ndoshta ndaj Kruzit dhe duke qenë se mungon Krespo, për ta vendosur përkrah atij që tani është bërë një i paprekshëm i vërtetë: Zllatan Ibrahimoviçi.
"Gjatë stërvitjeve, deklaroi braziliani, po punoj mirë dhe mendoj se mund të luaj një ndeshje të bukur sotë." Me pak fjalë, Adriano mendon se është më në formë dhe se ka ardhur momenti që sot ta ndërpresë shterpësinë prej 198 minutash, e cila ka nisur që pas golit të shënuar në San Siro në takimin Inter Vilareal të 29 marsit. Ndërsa golin e tij të fundit në kampionat, ai e kishte shënuar 18 ditë më parë, pra më 11 mars, ndaj Sampdrias, gjithnjë në San Siro. Por, për ta përmbushur misionin e tij, braziliani ka nevojë të luajë që nga fillimi dhe pasi i ka shprehur dëshirat e tij tani fjala i kalon Mançinit. "Shpresojmë që të shkojë gjithçka mirë, - vijoi Adri, dhe që të mund t'i kthehem golit." Ose më saktë të zhbllokohet, sepse ai tashmë thuajse është bllokuar, një bllokim më tepër psikologjik se sa fizik. Kështu që, shënimi i një goli do të ishte doza e parë e një ilaçi drejt shërimit të plotë, çka do t'i mundësonte "Perandorit" të rikthehej në një element thelbësor për Interitn, por edhe për Brazilin, i cili, që pas botërorit, nuk e ka thërritur më.
"Nëse dua të shënoj edhe për kombëtaren braziliane? Tani dua të shënoj për Interin, më pas nëse shënoj edhe në kombëtare do të jem edhe më i gëzuar." Me pak fjalë, ëndrra e tij është e qartë: të luajë dhe të arrijë të shënojë, më parë për Interin dhe më pas për Brazilin. Një dëshirë legjitime për një sulmues, por që në jetën e përditshme duket se thuajse ai ka harruar ta bëjë, për shkak të një vuajtje të madhe: "Për një sulmues goli është gjithçka dhe e ke të vështirë të jesh mirë nëse nuk shënon." Por ai ndihet keq edhe kur nuk luan, gjë e cila braziliani uron që të mos ndodhë në ndeshjen ndaj Katanias. Megjithatë, nga të dhënat paraprake duket se trajneri është i orientuar ta aktivizojë, përkrah Ibrës, i cili do të ketë detyrën ta ndihmojë, pse jo duke i dhënë asistin e duhur, shokun që është në vështirësi.

Mançini: Eriksoni? Pasi të kem fituar titullin unë
Në prag të ndeshjes ndaj Katanias, Roberto Mançini ka bërë një deklaratë shumë djegëse ndaj Alvaro Rekobës, i cili është rikthyer mes të grumbulluarve: "Ai ka flakur tutje 10 vite të karrierës së tij, duhej të kishte qenë lideri absolut i Interit me cilësitë që ka." Trajneri zikaltër ka folur edhe për Eriksonin, zëvendësuesin e tij të mundshëm: "Stolin ia lë pasi të kem fituar titullin. Për mua ai është si një baba, ose ndoshta më mirë si një vëlla, sepse mund të ofendohet po ta quaj baba dhe nëse ai do të mbërrinte një ditë tek Interi do të më bëhej qejfi, por pasi të kem fituar kampionatin unë."


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard