Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Hapni dosjet, mbyllni gojėn!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Hapni dosjet, mbyllni gojėn!
Permalink   


Njė koment mė shumė pro hapjes sė dosjeve! Druaj se kaq shkurt mund ta mbyllė lexuesi ynė vlerėsimin e kėtij komenti – pa shpalosur ende faqen. Duke na futur direkt e “apriori” nė atė skemėn e njohur bardhė-e-zi. Klasifikimi tipik qė preferojmė ne shqiptarėt; ai sistemi i njohur bi-polar qė nė fakt, tek ne ka vetėm..polet. Zgjatim logjik i motos bolshevike “me ne, o kundra nesh!”. Logjikė nga e cila s’dalim dot, qė s’dalim pėr kiamet: pro apo kundra 24 majit, pro apo kundra ballistėve, KNER-it, shtėpive publike, BE-sė, Sollakut, OMGj—ve, Enverit, arsimit privat, 29 nėntorit, mbretit, Albatrosit, etj, etj?...
Mėsuam ditė mė parė se deri Naim Fashėri si poet, nėn dritėn e pėrplasjes bardh-e-zi tė mjeshtrave Konica e Nonda Bulka, -na dilte aq i diskutueshėm ...bardh-e-zisht.
***


Edi Rama, Sali Berisha po deklarohen troē se dosjet duhen hapur. Rryma intelektuale me nė krye tė madhin Kadare ka vite qė kėrkon tė njėjtėn gjė. Por edhe Moisiu, Topalli, Sollaku a ēdo titullar i shtetit e partive, nuk ėshtė se kanė qėndrime ndryshe. Ndėrkohė qė Qendra kompetente e tė Drejtave tė Njeriut na siguron se as nė kėtė drejtim nuk kemi shkelje. Ē’kemi atėhere? Pėrse nuk procedojmė? Mirė tek ēėshtjet “pa konsensus”, po pėrse ngecim edhe kėtu, nė tė vetmen punė ku konsensusi deklarohet kaq i plotė?
***
Duket se mentaliteti i vėshtrimit “bardhė-e-zi” si mė lart, s’arrin dot ta mbulojė tė gjithė shpjegimin e ēėshtjes. Pėr tė sqartuar ngecjen, na duhet tė referojmė sė paku edhe dy arėsye shtesė: sė pari, kuptimin e ndryshėm qė kanė “palėt” mbi nocionet “hapje dosjesh” dhe “bashkėpunėtor” dhe sė dyti, synimet krejt tė ndryshme qė i shtyjnė ato nė kėtė ndėrmarrje.
Ēėshtja “hapje-mbyllje dosjesh” kėkon pra njė trajtim mė “sistemik” e mė kompleks. Nė servirjen publike tė saj, shohim dy modele: I pari ėshtė shtrimi e trajtimi spekulativ, propagandistik, manipulativ e politik i temės. Ndėrsa i dyti, ka tė bėjė me interesin (jo kuriozitetin) e vėrtetė publik, me efektet e “lustracionit” e purifikimit, nė shėndetin e demokracisė, tė mirėqeverisjes dhe nė tėrėsi, informimit dhe mirėqėnies publike - nga tė gjitha qarqet qė e influencojnė atė.
Deri mė tash nuk po dalim dot nga modeli i parė, ai spekulativ e shantazhist e pėr rrjedhojė jo-produktiv i ēėshtjes. Subjektet gjegjėse, domethėnė ata qė e marrin dhe e lėshojnė kėtė temė sipas qefit e llogarive politike, as qė duan madje, tė dalin nga kjo skemė “hidh e prit”. Pikėsėpari sepse ajo pėrbėn njė instrument pushteti suplementar pėr pushtetmbajtėsin (mos mė hidh vickla, se ..tė hap dosjen!). Sė dyti, sepse –sipas njerėzve qė kanė parė me sy arshivat – vetė strukturat pėrfaqsuese e “iluminuese” -nga tė dy krahėt, qėnkan mbushur me personazhe “tė papastėr”. Sė treti, sepse edhe zėdhėnia publike, duket se dominohet nga zėra e profile, qė s’kanė pikė dėshire tė prezantohen me anėn “tjetėr tė medaljes”, atė anė qė do t’jua shėmbte krejt imazhin e gėnjeshtėrt qė sapo kanė ngritur me sforcim, kundėr natyrės e shpirtit tė tyre tė vėrtetė. Shpirt i cili, kushedi ku fle nė ...ndonjė dosje. Shkurt pra (dhe fatkeqėsisht) modeli i parė, zgjidhet e mbėshtetet pikėrisht nga njerėz qė kanė nė dorė tė na ndreqin e lartojnė shoqėrinė e demokracinė shqiptare. Ose t’i gremsinin tė dyja.
***
Mirpo jemi edhe ne – hidhet e thotė sakaq publiku i gjerė. I cili ka interesa tė tjera, tė ndryshme nga nomenklaturat, e nga kastat politiko-mediatike. Interesa mė tė thjeshta, mė tė gjėra e mė afatgjata. Publiku qė kėrkon edhe pak moral dhe legjitimitet. Qė pėrbėn dhe njė shumicė absolute tė shoqėrisė. Qė ka me vehte edhe njė motivim por edhe njė tė drejtė tė madhe absolute: atė tė njohjes pėrkundrejt mosnjohjes. Dhe qė vetvetiu anon kah modeli i dytė, ai i rrėfimit e pastrimit tė sinqertė.
Dobia shoqėrore kryesore e “hapjes dhe purifikimit” do tė ishte pėrjetimi i saj, si njė hap domethėnės nė drejtim tė ndarjes “megjithe mend” nga e kaluara. Kjo do tė rriste ndjesinė e drejtėsisė dhe besimin se shoqėria e re demokratike tė jep hakun. “Kur njė diktaturė rrėzohet –thotė Kadare, rrėzimi i vėrtetė i saj ėshtė kur i dėnohen krimet. Mosėnimi ėshtė njė marrveshje e heshtur me tė. Mosdėnimi, pėrveē tė kėqiave tė tjera, i jep tiranisė sė rrėzuar shpresėn e ringjalljes”.
Njė dobi e dytė lidhet me faktin se, jeta publike e ajo administrative do tė pastrohet nga karaktere tė dyzuar. E thotė dhe shkenca e performancės qė i dyzuari, me apo pa brerje-ndėrgjegje, i penduar a i patundur nė “spiunllėkun” e tij, nė poste publike dėmton shumė. Edhe nė pastė hequr dorė nga skema e vjetėr ai, si i dyzuar –nuk mund tė jetė aq eficient nė punėn me publikun, sa njė njeri i lirė nga jashtė e brenda vehtes.
Sė treti, njė proces hapje e deklarimi, do tė fshijė nga admnistrata frikėn dhe dyshimin. Njerėzit e rinj, tė “padyzuar” do tė sjellin me siguri njė klimė sinqeriteti, transparence dhe besimit reciprok. Gjė shumė e rėndėsishme pėr t’u ndarė realisht nga e kaluara.
Por ēėshtė mė e rėndėsishme ndoshta, ėshtė se njė hapje dosjesh do tė na sjellė pėrfundimisht ca mbyllje gojėsh tė shpuara. Tė cilat, duke ngrėnė madje edhe rroga qeverie e parlamenti, nėn presionin subkoshient tė ish-fajtorit, prodhojnė njė tepri tė paparė propagande e sofizmi kundra-produktiv, e qė nė paranojėn e tyre tė pėrjetshme, godasin pa kursim a mėnjanojnė nga skena (sė paku publike e politike –se aq kanė nė dorė) ēdo element tė pastėr, qė mund tė pėrbėjė njė minimum kėrcėnimi pėr imazhin e tyre ...-copė-copė.
Po pse atėhere, nė kėtė ndarje kaq tė qartė na qenka kaq vėshtirė tė ndajmė tė mirėn e tė bėjmė zgjedhjen? Pėr mė tepėr, pėrse na dominoka ne modeli i parė e nuk zbatokemi dot direkt tė dytin, atė tė interesit tė shumicės, tė moralit tė njohjes pėrkundrejt mosnjohjes, transparencės pėrkundrejt fshehjes, dritės sė diellit pėrkundrejt zgėqeve e kamareve?
Pėrgjigja ėshtė nė fakt, njė tufė nėnpėrgjigjesh: sepse, politika tek ne lindi e u rrit nėn logon “s’ka moral!”; sepse kastat tek ne, vetėm sa zvendėsuan njėra-tjetrėn pa sjellė me vehte ndonjė tė re nė sjelljen politike; sepse politika e vjetėr duke qėnė monopol – projektoi e ngriti deri edhe vetė ...pluralizmin, duke na vėnė madje dhe lidera ..me prokurim tė drejtpėrdrejtė.
Po si ndodh ky bllokim e ngecje? Dakord me cilėsinė e moralin e dyshimtė tė kastave, VIP-ave e vendimmarrjes. Po si ėshtė e mundur qė tė publiku ynė s’krijon dot njė “masė kritike” e cila ta verė me shpatulla nė mur gjithė pjesėn e poshtėr, tė ligė e hileqare, shantazhiste e ..pėrfituese? Diēka mė “teknike” na ndihmon tė kuptojmė kėtė injorim “publik” tė modelit mė tė mirė. Duke lėnė hapėsirė qė tė “livadhisė” modeli i keq. Me kohė modelistėt e shantazhit, tė vjetrit e tė rinjtė, janė kujdesur tė pėrfshijnė sa mė gjerė edhe ...vetė publikut!. Tjetėr punė nė se, e sa ja kanė arritur. E sigurt duket qė, duke ngritur e ulur sopatėn e “dosjes” ata trembin e synojnė tė trembin jo aq njeri-tjetrin, se sa pikėrisht publikun. I cili edhe pėr kėtė arėsye, tkurret e .....mbyll gojėn. Nė vend qė gojėn ta mbyllė ai qė duhet. Madje sa mė shumė qė mbyll gojėn publiku ...aq mė shumė i hapet goja vetė autorėve, fajtorėve dhe persekutorėve.
Kėshtu pra plani komunist i “gjithėpėrlyerjes” vazhdon tė prodhojė efekte tė gjera shkurajuese. Thelbi i mekanizmit ėshtė vetė gjerėsia e konceptit “bashkėpunėtor” (i Sigurimit). I tillė nė Shqipėri nuk quhej vetėm biri militant i Partisė dhe Enverit. Mė shumė se tek strukturat “underground” kėtė tė fundit e gjen me bollėk nė krye a nė mes tė organizatave bazė tė partisė. Ku bėnin publikisht dhe fshehtas tė njėjtėn punė . Edhe numuri i funksionarėve zyrtarė tė vetė sektorit “underground” nuk dukej se peshonte shumė. Armatėn e vėrtetė dhjetra- a qindra-mijėshe e formonte ai grupi tjetėr, “popullor”, i spiunimit. Nga tė cilėt pak ishin ata qė dinin planin dhe pasojat e vetė “punės”. Shumė syresh ishin nėn shtrėngim “me kokė” pėr ta bėrė. Ndėrkohė qė pjesa tjetėr vepronte me tė njėjtėn bindje pozitive e krenari qė ndjen sot para telefonit jeshil ...ai denoncuesi i korrupsionit nė administratė, tatime e dogana. I sigurt pra, se i shėrbente shoqėrisė.
***
Ēėshtjet CILAT dosje, e SI tė hapen, mbeten po kaq delikate e kyēe. Ai kėpucari i lagjes qė ul sytė nė kudhėr e bėn punėn e tij, dhe mė tė rrallė gjithė turp ngre kokėn par tė parė viktimėn e tij, nuk ka pse tė futet nė vorbulla tė tilla. Askush nuk duhet tė gėzohet qė t’i shtojė atij njė hall mė shumė para gruas e fėmijėve. Gėrmimi i tij s’pėrbėn kurrfarė nevoje shoqėrore sepse s’ka kurrfarė ndikimi aktual nė jetėn e sotme. Tė tillė janė qindra e mijra. Komshinj e bashkėbanorė pėrreth qė shohin punėn e tyre. Dhe s’kanė ndėrmend tė na bėjnė moral nga studio luksi apo “aula” parlamentesh.
Por edhe kėtu na vjen mjaft mirė nė ndihmė sugjerimi “Kadare”: “..unė i qėndroj gjithmonė tė njėjtit mendim, qė dosjet tė hapen; tė bėhen publike pėr popullin, jo vetėm dosjet e politikanėve, por edhe tė njerėzve tė jetės publike qė kanė luajtur njė rol tė veēantė nė fushat pėrkatėse. Kjo ėshtė politikė dhe ndikon nė opinionin publik-shton ai”.
***
Mė shumė hakmarrje e gjakmarrje? Merak i kotė. Viktimat shqiptare prej vitesh i njohin pėrbukuri personalisht persekutorėt. Nė trotuare ata kėmbehen ēdo mėngjez me informatorin a prokurorin qė ju nxiu jetėn. Vishinskė-t shqiptarė mund tė mburren se janė tė vetmit qė s’ju hyri e as do t’ju hyjė ndonjėherė gjemb nė kėmbė. Vishinski ynė jo vetėm mund tė pijė i qetė kafenė tek kolltuku krah viktimės, por mundet fare mirė tė jetė edhe vetė ..pronari i kafesė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard