Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Adriano takon Moratin: Na e hiq kėtė trajner!


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Adriano takon Moratin: Na e hiq kėtė trajner!
Permalink   


Manēini e rrezikon seriozisht stolin nė rast se nuk do t'i fitojė dy ndeshjet e ardhshme nė Champions dhe derbin, por kjo ėshtė diēka qė dihet. Fakti i ri dhe i konsiderueshėm ėshtė pėrēarja brenda grupit, pasi janė rishfaqur klanet pro dhe kundėr trajnerit. Dikush qė nuk ėshtė tamam njė zemėrluan, si Adriano, ėshtė ngarkuar qė t'ia bėjė ta ndiejė Masimo Moratit peshėn e vullnetit tė lojtarėve. Nė fakt, braziliani ka folur me pronarin zikaltėr duke i kėrkuar qė Manēini tė largohet: ai nuk ka arritur tė krijojė njė grup pėrveē atij me ish-miqtė lacialė; ka lejuar qė tė krijohen ēarje pa ndėrhyrė kurrė me vendosmėri. Mė pas nuk i ka dhėnė njė lojė ekipit, duke krijuar rrėmujė dhe zbehje me pavendosmėritė dhe ēuditė e tij tektike. Ndėrkohė qė Lele Oriali kėmbėngul qė Manēinit t'i zgjatet kontrata edhe pėr dy sezone tė tjera pėrpara derbit, Adriano nė emėr tė "gardės sė vjetėr" i ka kėrkuar Moratit tė risjellė nė Milano njė figurė tė njohur: Hektori Kuperin. Njė "komandant i hekurt", i cili mes trajnerėve zikaltėr ka mesataren mė tė lartė pikė/ndeshje tė luajtura nė kampionat. Adriano ka folur gjerė e gjatė me Moratin; i ka bėrė tė kuptojė se kriza e tij varet edhe nga mungesa e njė mirėkuptimi me Manēinin, por mbi tė gjitha i ka pėrcjellė pakėnaqėsinė e "senatorėve" tė skuadrės, pakėnaqėsinė e lojtarėve si Zaneti, Kordoba, Materaci, Toldo, Rekoba, Samuel, Kruz dhe dyshimet e shumta qė kanė filluar tė lindin edhe te tė rinjtė, te blerjet e merkatos sė fundit qė kishin menduar se mund tė shpėrthenin me Manēinin. Por qė befasisht po shohin njė skuadėr nė krizė tė plotė teknike dhe identiteti.

__________________
none


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Figo: Synoj edhe njė tjetėr sezon me Interin
Permalink   


Ka karizėm pėr tė shi tur dhe shumė klas brenda dhe jashtė fushės, si dhe nuk jep kurrė asnjė pėrgjigje diplomatike: ky ėshtė Luis Figo, i cili ka prezantuar librin e tij fotografik. Mė parė atė e rrethojnė telekamerat, mikrofonėt dhe blloqet, mė pas pyetjet e tifozėve. "Milani kėrkon titullin e 2006-s? Kėto janė vetėm supozime, realiteti ėshtė se ai titull ėshtė qėndisur mbi fanellėn time dhe besoj se aty do tė qėndrojė." Mė pas ai foli pėr Moxhin: "Vazhdoj tė pres tė mė kthejnė paratė e gjobės qė pagova se thashė qė ishin tė ēuditshme marrėdhėniet mes ish-drejtorit tė pėrgjithshėm juventin dhe arbitrave." Lojtari vijoi mė pas me komentet pėr Roberto Manēinin: "Ai ėshtė njė trajner me fat, - vijoi portugezi, - sepse ėshtė kaq i ri dhe ka pasur mundėsi tė drejtojė njė klub tė madh si Interi. Por ai ėshtė vėrtet i zoti dhe mė pas e njeh shumė mirė futbollin italian." Ai qesh, ndėrkohė kur e pyesin nėse nė dy ndeshjet e ardhshme do tė luajnė edhe pėr trajnerin, i cili duket se nuk e ka edhe aq tė sigurt vendin: "Pse duhet tė jetė nė rrezik? Unė stėrvitem ēdo ditė nė Pinetinė dhe kėtė rrezik nuk e kam ndjerė kurrė."
Ndėrkohė, nga salla i mbėrrijnė tri pyetje: Luis, a janė mė tė vėshtira stėrvitjet nė Itali? A ke ende ndonjė ėndėrr? Cila ka qenė mbrėmja mė e keqe pėr ty? "Nė Spanjė punohet shumė me topin. Kėtu ana fizike ėshtė shumė e rėndėsishme. Ēfarė mė pėlqen tė bėj? Tė vrapoj, por me topin me vete (qesh me tė madhe). Nė karrierė, - vijoi ai, - kam fituar gjithēka, por e kam ende njė ėndėrr: tė fitoj njė titull nė fushė me Interin dhe tė arrij tė nėnshkruaj edhe njė tjetėr vit kontratė, nė mėnyrė qė tė harroj zhgėnjimin mė tė madh tė karrierės sime: mbrėmjen e Vilarealit..."

-- Edited by ArBi at 16:02, 2006-10-14

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard