Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: R.Karlos: Jemi nė rrugė tė mbarė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
R.Karlos: Jemi nė rrugė tė mbarė
Permalink   


Roberto Karlos i ka dhėnė lamtumirėn skuadrės pėrfaqėsuese, pėr t'u pėrqendruar mė shumė te Reali i Madridit. Sipas tij: "Jam mė i freskėt dhe gjithmonė nė dispozicion tė Kapelos. Vjen njė etapė e karrierės ku duhet tė mėsosh tė heqėsh dorė nga disa gjėra qė mė parė kanė qenė prioritare." Sot, mbrojtėsi i majtė do tė jetė pjesė e formacionit qė do tė sfidojė Gefaten. "Merengesit" kėto ditė kanė punuar me njė variant tė ri taktik, nė mėnyrė qė Ronaldo dhe Van Nistėlroi tė luajnė sė bashku. Roberto Karlos nuk pėrjashton as mundėsinė Kasano: "Kapelo po e mendon, por nuk e dimė ende si do tė luajmė. Ronaldo po stėrvitet mirė dhe ne kemi nevojė pėr tė, por ėshtė edhe Kasano. Roni mund tė luajė me Van Nistėlroin, por edhe Kasano ka treguar pėrshtatshmėrinė e tij." Mė pas vazhdon komenti pėr bashkatdhetarin e tij. Dhjetė vjet mė parė, kur luante me Barcelonėn, Ronaldo shėnoi njė gol tė paharrueshėm ndaj Kompostelės, ku dribloi gjysmėn e ekipit kundėrshtar duke u nisur nga mesfusha: "Eshtė njė nga golat mė tė bukur qė Ronaldo ka shėnuar gjatė karrierės sė tij dhe unė shpresoj tė shėnojė edhe tė tjerė si ai. Roni e meriton, sepse po punon shumė pėr t'u rikthyer numri 1. Do tė ketė tė tjera ditė speciale pėr tė." Roberto Karlos "projektohet" drejt sfidės sė javės sė ardhshme, ku Reali do tė presė Barcelonėn: "Barcelona ka futbollistė qė kanė luajtur me kombėtaren dhe mė pas do tė luajnė ndaj Seviljes dhe Ēelsit dy ndeshje shumė tė vėshira. Kėsisoj, shpresoj qė tė jenė disi tė lodhur karshi nesh, por mbi tė gjitha pres njė ndeshje shumė tė luftuar." Por pėrpara Barcelonės ėshtė Getafe, sot nė ndeshjen qė hap javėn e gjashtė tė kampionatit spanjoll: "Nė dy vitet e fundit nuk kemi fituar nė Getafe dhe shpresoj qė kėtė herė gjėrat tė ndryshojnė. Do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė dhe duhet tė ruajmė pėrqendrimin, duke hequr nga mendja ndeshjen e sė martės me Steauan e Bukureshtit." Nė fund tė deklaratės sė tij, 34-vjeēari komentoi kritikat e bėra ndaj "merengesve" nė javėt e para tė sezonit. "Kritikat ndonjėherė janė tė dobishme, pasi nxjerrin nė pah defektet. Aktualisht po luajmė mirė nė aspektin mbrojtės. Ndeshje pas ndeshjeje studiojmė kasetat dhe bisedojmė me trajnerin gjėrat qė duhet tė pėrmirėsojmė. E rėndėsishme ėshtė qė jemi nė udhė tė mbarė."

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard