Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Galiani mbyll telenovelen Ronaldinjo


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Galiani mbyll telenovelen Ronaldinjo
Permalink   


Zv.presidenti i Milanit: Do tė qėndrojė te Barcelona. Nuk duam tė bėjmė atė qė na kanė bėrė tė tjerėt


 


 


Kaka i dėrgon mesazhe tė qarta, presidenti Berluskoni ia ka "shkelur syrin" disa herė, takimet me tė vėllain-menaxher nuk mungojnė, kėshtu qė tifozėve kuqezinj nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė ėndėrrojnė. Ėshtė duke marrė vėrtet dimensione tė mėdha sezonale ēėshtja e mundshme Milan-Ronaldinjo. Mbi kėtė gjė ka ndėrhyrė pėr tė sqaruar gjithēka Adriano Galiani. "Ne nuk duam t'u bėjmė tė tjerėve atė qė na ėshtė bėrė dikur, - tha zv-presidenti milanist. - Ronaldinjoja ėshtė absolutisht me tė gjitha kuptimet dhe do tė qėndrojė njė lojtar i Barcelonės, asnjė aksion shqetėsimi. Barēa nuk ka aspak ndėr mend tė privohet nga ai dhe nuk ka asnjė bisedim."
Megjithatė, ėndrra mbetet, edhe pse fjalėt e Adriano Galianit mbyllin thuajse ēdo shteg, ēdo mundėsi pėr tė shpresuar pėr tė parė "Fenomenin" e Barcelonės nė "San Siro" vitin e ardhshėm. Njė dėshirė e presidentit, qė duke filluar nga fundi i merkatos verore, ka ndezur zemrat e tifozėve kuqezinj dhe qė nuk flet gjė tjetėr javėt e fundit veēse pėr kėtė ēėshtje. Pakėnaqėsia, njė formė jo shumė e mirė, problemet mbi rinovimin e kontratės qė po e turbullojnė prej kohėsh dhe ndonjė vėrshėllimė tifozėsh nė "Kamp Nou", kanė hipotezuar skenarė tė pamendueshėm.
Njė Ronaldinjo qė pas ciklit fitues sė "dopjetės" titull-Champions mund ta lėrė Spanjėn pėr Italinė. Por asgjė nga kjo s'do tė ndodhė sipas fjalėve tė Adriano Galianit: "Barcelona s'ka ndėr mend tė heqė dorė nga braziliani dhe ne nuk kemi ndėr mend tė ēojmė para asnjė aksion pėr t'i shqetėsuar, - komenton numri dy i Milanit. - Nuk ekziston asnjė bisedim. Ne nuk bisedojme pėr lojtarė qė janė nė pronėsi tė skuadrave tė tjera. Marrėdhėniet e mia me presidentin Laporta janė tė shkėlqyera dhe duan qė tė mbeten tė tilla. Nuk duam qė atė qė na bėnė pėr Kakanė, ta bėjmė edhe ne". Ēdo referim ėshtė pėr "banditėt" e Realit tė Madridit." Fraza rrethanore apo njėfarė dorėzimi pėr njė dėshirė, me sa duket e parealizueshme. Por mund tė jetė edhe njė kėnaqėsi ajo nga ana e Milanit pėr tė pasur mė shumė se lojtarė klasi nė skuadėr, sikundėr ata tė katėrt qė janė nė listėn pėr futbollistin mė tė mirė nė botė "FIFA World Player": Kaka, Nesta, Gatuzo, Pirlo dhe... siē pranoi vetė Galiani, njė i pestė, Shevēenkoja. E ardhmja do ta tregojė nėse numri i yjeve milanistė nė njė listėn pėr njė ēmim tė tillė dhe vlerėsime tė tjera, do tė rritet ndoshta nė sezonin e ardhshėm, pas merkatos, sepse tė ėndėrrosh nuk kushton gjė dhe ndonjėherė ndodh qė ėndrrat realizohen.
Ndėrkohė, edhe dje nuk kanė munguar thashethemet e shtypit italian pėr Ronaldinjon "e trishtuar", pėr tė cilin Milani qenka duke pėrgatitur njė mega-ofertė prej 90 milionė eurosh, pėr ta bindur Barēėn ta shesė. Pėr brazilianin, kontrata do tė ishte e majme: 12 milionė euro nė sezon. Hipotezė qė konfirmohet nė njėfarė mėnyre dhe nga vėllai-menaxher i Dinjos, Roberto Asis, i cili e sheh tė ardhmen e tė vėllait tė tij nė Milano pas dy vitesh: "Kėtė verė, Milani vendosi tė mos marrė Ronaldon, por Rikardo Oliveirėn, klientin tim, dhe pas dy vitesh mund tė veshė kuqezi edhe Ronaldinjon", - tha ai.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard