Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: 5 nga 7 anėtarė tė Komisionit, nuk duhet tė ishin nė tė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
5 nga 7 anėtarė tė Komisionit, nuk duhet tė ishin nė tė
Permalink   


Nė letėr, kreu i shtetit thekson se, komisioni hetimor nuk respektoi vendimin e Gjykatės Kushtetuese, ku theksohet se Kuvendi duhet tė respektojė pavarėsinė e pushteteve dhe gjatė punimeve tė komisioneve hetimore. Moisiu ka shtuar se disa deputetė, anėtarė tė komisionit hetimor, dhe para nisjes nga puna kanė deklaruar fajėsinė e Sollakut, dhe pa pasur hetime.

Tė nderuar deputetė!

Nė datėn 27.07.2006, Kuvendi i Republikės mė ka dėrguar vendimin nr. 53, me tė cilin ka miratuar raportin e komisionit hetimor parlamentar pėr nisjen e procedurave tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm si dhe dokumentacionin shoqėrues, mbi tė cilin ėshtė mbėshtetur ky vendim.

Ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm mė ka preokupuar mjaft si njė ēėshtje e marrėdhėnieve ndėrinstitucionale nė njė demokraci tė re dhe tė brishtė, sikurse ėshtė kjo e jona. Edhe pse shteti funksionon si njė i tėrė dhe institucionet kushtetuese janė tė ndėrvarura nga njėri-tjetri nė veprimtarinė e tyre; ajo qė ėshtė e rėndėsishme nė shtetin e sė drejtės, ėshtė qė brenda kėsaj ndėrvarėsie dhe bashkėpunimi institucional, nė thelb qėndron pavarėsia dhe autonomia nė kryerjen e funksioneve kushtetuese. Pavarėsinė e pushteteve dhe tė institucioneve kushtetuese nuk e shikoj si mundėsi pėr tė mbuluar funksionimin jo tė mirė tė tyre, apo si njė pėrjashtim nga pėrgjegjėsitė dhe kontrolli. Pavarėsinė dhe balancimin e pushteteve e shoh si mundėsi pėr administrimin e shtetit mbi parimet mbi tė cilat funksionon shteti i sė drejtės.

Nisur dhe nga ky kėndvėshtrim, nė bazė tė nenit 149, paragrafi 2 i Kushtetutės, kam shqyrtuar dhe vlerėsuar me impenjim maksimal vendimin e Kuvendit tė Republikės. Edhe pse vendimi nuk ėshtė paraqitur nė formėn e kėrkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutės dhe procedurės sė kėrkuar nga neni 114 i Rregullores sė Kuvendit, duke vlerėsuar mė tepėr se mangėsitė formale, thelbin e kėrkesės dhe punėn e komisionit hetimor parlamentar, arrita nė pėrfundimet e mėposhtme:

Nė raport janė konsideruar shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve nga Prokurori i Pėrgjithshėm, veprimet ose mosveprimet e tij pėr njė sėrė ēėshtjes tė listuara nė atė raport. Komisioni hetimor ka marrė pėrsipėr tė gjykojė bazueshmėrinė nė ligj tė vendimeve tė prokurorėve pėr ēėshtje tė caktuara penale. Pėr secilin rast, komisioni ka vlerėsuar tė gabuara mos fillimet, pushimet apo pezullimet e ēėshtjeve penale tė analizuara. Ky qėndrim i komisionit, i miratuar mė tej nga Kuvendi, ėshtė nė kundėrshtim me parimin kushtetues tė ndarjes sė pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetėm nė nenin 7 tė Kushtetutės, por ėshtė njė parim qė pėrshkon tėrė organizimin dhe funksionimin e organeve tė pavarura kushtetuese. Mė tej, ky qėndrim i komisionit ėshtė nė kundėrshtim me fushėn e veprimtarisė sė komisioneve hetimore, tė pėrcaktuar nė ligjin nr. 8891, datė 02.05.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė kuvendit”, dhe nė Kodin e Procedurės Penale. Vendimmarrja lidhur me njė procedim penal ėshtė atribut i organit tė Prokurorisė, i cili, sipas nenit 148 tė Kushtetutės ėshtė organ i vetėm qė ushtron ndjekjen penale. Vendimet e marra lidhur me ushtrimin e kėtij funksioni kushtetues mund tė vlerėsohen vetėm nė rrugė hierarkike, te prokurori mė i lartė e deri te Prokurori i Pėrgjithshėm, ose tė kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palėve. Askush veē kėtyre organeve nuk ka tė drejtė tė arrijė nė pėrfundime dhe tė bėjė vlerėsime pėr vendimmarrjen e Prokurorisė, pėrfshi kėtu edhe komisionet hetimore parlamentare. Edhe nė rastin mė tė mirė, ky vlerėsim do tė ishte subjektiv, qė do tė thotė i hapur pėr interpretime dhe mendim ndryshe. Komisioni hetimor nuk mund tė marrė atributin e gjykatės, e cila ėshtė e vetmja sipas ligjit qė nė instancė tė fundit vlerėson nėse njė ēėshtje penale ėshtė pushuar me tė drejtė ose jo, apo nėse mos fillimi apo pezullimi i njė ēėshtjeje ėshtė ose jo i bazuar nė ligj. Nė kėtė mėnyrė, komisioni ka marrė atribute qė nuk i ka as Kuvendi i Shqipėrisė, duke ushtruar nė njėfarė mėnyre kompetenca ose atribute qė janė vetėm tė organit tė Prokurorisė ose Gjykatės. Vlerėsoj se nė veprimtarinė e kėtij komisioni, nuk ėshtė marrė nė konsideratė vendimi interpretues nr. 18 datė 14.05.2003, i Gjykatės Kushtetuese, e cila ėshtė shprehur se “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar nė mėnyrė tė atillė, qė tė mos ndėrhyjė nė veprimtarinė e pushteteve tė tjera. Komisioni hetimor, duke hetuar njė fushė tė caktuar brenda kompetencave qė pėrshihen nė pėrgjegjėsinė kushtetuese tė Kuvendit, mund tė arrijė tė gjejė tė dhėna, tė cilat pėrbėjnė shkak pėr t’u vlerėsuar nga ana e tij, por, pa hyrė nė sferėn e organeve hetimore.

Kam ndjekur me vėmendje tė gjithė ecurinė e veprimtarisė sė kėtij komisioni dhe kam verifikuar edhe pėrbėrjen e tij. Vlerėsoj se, pėrbėrja e komisionit dhe qėndrimet e disa anėtarėve tė tij kanė cėnuar parimin e njė procesi tė rregullt ligjor dhe atė tė prezumimit tė pafajėsisė. Kjo, pėr arsye se, anėtarė tė veēantė tė komisionit, edhe kur ai kishte filluar veprimtarinė hetimore, publikisht kanė marrė pėrsipėr tė deklarojnė tė provuara tė gjitha shkeljet apo akuzat e pretenduara, tė cilat duheshin verifikuar pėr vėrtetėsinė e tyre nga komisioni i posaēėm hetimor. Veē kėsaj, nė pėrbėrje tė komisionit, 5 nga 7 anėtarėt e shumicės parlamentare janė edhe nėnshkrues tė kėrkesės pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, duke cėnuar mė tej parimin e prezumimit tė pafajėsisė dhe tė procesit tė rregullt ligjor, pėr tė cilat ka disponuar edhe Gjykata Kushtetuese, nė vendimin e saj nr. 75, datė 19.04.2002, nė njė situatė analoge me kėtė nė shqyrtim.

Si konkluzion, pas vlerėsimit tė procedurave pėr ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe tė raportit tė miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpėrdrejtė edhe vendimit nr. 75, datė 19.04.2002 tė Gjykatės Kushtetuese, nuk gjej shkelje tė tilla tė ligjit nė veprimtarinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, sa tė pėrbėjnė rast pėr shkarkimin e tij, sikurse e kėrkon neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutės. Kėshtu, vendosa tė mos e shkarkoj Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr arsye se propozimi pėr shkarkimin e tij nuk ka mbėshtetje nė kriteret dhe procedurat e parashikuara nė Kushtetutė dhe nė jurisprudencėn kushtetuese.

Duke shpresuar nė mirėkuptimin tuaj,

Presidenti i Republikės

Alfred Moisiu


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard