Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: LUSHNJE/ Policia arreston Rruzhdi Gjyshjan, 20 minuta pas krimit : Vret me thikė kushėririn pėr gardhin qė ndante tokat


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
LUSHNJE/ Policia arreston Rruzhdi Gjyshjan, 20 minuta pas krimit : Vret me thikė kushėririn pėr gardhin qė ndante tokat
Permalink   


Sherri pėr njė gardh dhe pėr pak metra tokė, i ka marrė jetėn njė 28-vjeēari nga Lushnja. Lutfi Gjyshja, ėshtė qėlluar 7 herė me thikė nė trup nga kushėriri i tij, nė qendėr tė kėtij qyteti. Ekzekutimi i tė riut ka terrorizuar banorėt, ndėrsa policia ka mundur tė arrestojė brenda 20 minutash autorin e krimit, Rruzhdi Gjyshja. Ngjarja e rėndė ka ndodhur mesditėn e djeshme, nė dalje tė tregut industrial tė Lushnjės. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Fierit, bėjnė tė ditur se dy tė rinjtė ishin nė konflikt pronėsie qė prej disa kohėsh. Vetėm pak orė para vrasjes, kushėrinjtė Gjyshja janė grindur keqazi pėr gardhin qė kufizonte tokat nė pronėsi tė tyre.
Konflikti
Njė gardh qė ndante tokat nė pronėsi tė vėllezėrve Ramazan dhe Halit Gjyshja, nė fshatin Gjuzaj tė Lushnjės, ka shkaktuar herė pas here sherre mes djemve tė tyre. 27-vjeēari Rruzhdi Ramazan Gjyshja, i kishte kėrkuar djalit tė xhaxhait tė tij, Lutfiut qė tė spostonte gardhin qė kishte vėnė, pasi sipas tij, i merrte shumė metra tokė qė ishin nė pronėsi tė familjes. Debatet mes dy kushėrinjve tė parė kanė vazhduar gjatė gjithė ditėve tė kėsaj jave, pėr tė arritur kulmin, mbrėmjen e sė enjtes. Sipas burimeve tė mėsipėrme, viktima, banues nė qytetin e Lushnjės, ka shkuar dy ditė mė parė nė fshatin e tij tė lindjes, ku edhe ka tokat nė pronėsi tė familjes sė tij. Mbėrritja e tij nė fshat ka acaruar djalin e xhaxhait tė tij, Rruzhdi Gjyshja. Ata janė grindur sėrish pėr gardhin, duke debatuar ashpėr dhe duke sharė rėndė njėri-tjetrin. Ndėrkohė, mėngjesin e djeshėm, 28-vjeēari ėshtė kthyer nė qytet. Ai ka shkuar pėr tė blerė disa gjėra qė i duheshin nė tregun industrial tė Lushnjės, por ėshtė goditur pėr vdekje nga kushėriri i tij.
Vrasja
I mbushur tėrė mllef, Rruzhdi Gjyshja e ka ndjekur nga pas kushėririn e tij. Ai ka vėnė re se Lutfiu ishte futur nė tregun e qytetit, ndaj edhe ka pritur momentin qė ta ekzekutonte atė. 28-vjeēari ishte duke dalė nga tregu, kur ėshtė qėlluar shtatė herė me thikė nė trup nga djali i xhaxhait tė tij. I riu ka dhėnė shpirt mes njė pellgu tė madh gjaku. E ndėrsa autori i krimit ėshtė larguar me shpejtėsi, qytetarė qė ndodheshin nė vendngjarje kanė sinjalizuar policinė. Menjėherė pas marrjes sė informacionit, uniformat blu janė vėnė nė ndjekje tė autorit tė krimit. Brenda 20 minutave ėshtė bėrė e mundur prangosja e Rruzhdi Gjyshjas. Atij i ėshtė sekuestruar dhe thika nė cilėsinė e provės materiale. I riu ėshtė dėrguar nė qelitė e Komisariatit tė Policisė sė Lushnjės. Ai akuzohet “pėr vrasje me dashje”, si dhe “pėr mbajtje tė armėve tė ftohta”.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard