Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bashkia nis rikonstruksionin e Rrugės sė Elbasanit : Projekti kushtoi 21 milionė lekė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bashkia nis rikonstruksionin e Rrugės sė Elbasanit : Projekti kushtoi 21 milionė lekė
Permalink   


Nis puna pėr rikonstruksionin e Rrugės sė Elbasanit, nė segmentin nga kryqėzimi me rrugėn “3 Vėllezėrit Kondi” deri te Akademia e Rendit (pranė Saukut). Kryebashkiaku Rama ka premtuar se ky segment do t’i shtohet sė shpejti hartės sė rrugėve tė rehabilituara tė kryeqytetit. Projekti pėr asfaltimin e kėtij segmenti i ka kushtuar arkės sė Bashkisė sė Tiranės, 21 milionė lekė. Rruga e Elbasanit pėr momentin ėshtė e vetmja arterie qė lidh qytetin e Tiranės me pjesėn jugore tė qarkut tė Tiranės. Ajo ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe e vetmja rrugė lidhėse e metropolit tė Shqipėrisė me qytetet e pjesės lindore tė Shqipėrisė si edhe me shtetet fqinjė tė lindjes. Pėveē fluksit tė zakonshėm tė mjeteve qė lėvizin drejt lindjes dhe anasjelltas, nė Rrugėn e Elbasanit shtohet edhe fluksi, edhe pse i pėrkohshėm, i mjeteve tė banorėve tė qytetit qė u drejtohen lokaleve dhe qendrave tė dėfrimit nė kėtė zonė. “Duke kompletuar shtrimin e kėtij aksi deri nė hyrje tė qytetit, ne e ēlirojmė pėrfundimisht kėtė pjesė tė Tiranės dhe njėkohėsisht u ofrojmė qytetarėve shembullin e Tiranės sė re qė ngrihet pėrmes punės, pėrmes mundit dhe durimit tė tyre, pasi pas ēdo kantieri ėshtė njė ambicie dhe ėshtė njė rezultat qė i kėnaq tė gjithė, ka thėnė kryebashkiaku Rama, i cili ishte i pranishėm nė nisjen e punimeve. Jemi kėtu pėr tė ridėshmuar njė vazhdimėsi pune tė jashtėzakonshme, e cila nė kėtė aks pėrmbyllet me sukses tė plotė dhe njėkohėsisht ofron shembullin pėr tė gjitha ato pjesė tė tjera ku sot qytetarėt duhet tė bėjnė pak durim, pasi do tė kenė mundėsi tė shohin se si do tė jetė e nesėrmja e afėrt”.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard