Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve organizon takime mes tė dėnuarve nė tenis, volejboll, tėrheqje litari. Cmimi: Ndeshje nė burg pėr njė natė me gruan


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve organizon takime mes tė dėnuarve nė tenis, volejboll, tėrheqje litari. Cmimi: Ndeshje nė burg pėr njė natė me gruan
Permalink   


Njė takim special dhe njė telefonatė mė shumė. Kėto dy ēmime tė premtuara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, kanė vėnė nė garė tė paraburgosurit, tė cilėt morėn pjesė nė aktivitetet e ndryshme sportive qė u zhvilluan nė burgun 313-tė nė kryeqytet. Tė ndarė nė dy skuadra, Drini dhe Vjosa, qė nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, tė akuzuarit pėr krime tė ndryshme, madje dhe tė rėnda, kanė nisur tė stėrviten pėr tė qenė sa mė 'vigjilentė' nė lojė. Aktiviteti jo vetėm qė ka ngjallur shpirtin e garės, por ka sjellė njė atmosferė ndryshe nė ambientin e vuajtjes sė dėnimit. Tė veshur me kostume sportive, tė privuarit nga liria janė vendosur nė grupe tė vogla dhe i kanė dhėnė kurajė njėri-tjetrit. Me dorė nė zemėr, ata kanė dėgjuar himnin e flamurit qė u vendos nė hapje tė spartakiadės dhe mė pas shumė tė vendosur u kanė shkuar deri nė fund lojėrave tė ndryshme sportive.
Aktiviteti
Spartakiada sportive ka nisur me lojėn e tėrheqjes sė litarit. Njė arbitėr ka qėndruar nė gatishmėri, pėr tė mos lejuar asnjė "hile" nga skuadrat e tė paraburgosurve. Gara ka qenė e fortė. Tė dy grupet ishin nė lartėsinė e duhur pėr t'u cilėsuar fitues. Mė pas, ata kanė zhvilluar njė lojė volejbolli. Tifozeria nuk mungoi. Aktivitetin e pėrshėndeti dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve, Saimir Shehri. Qė nė hapje tė spartakiadės sportive, Shehri u shpreh se do tė ndėrmerrte hapat e nevojshėm pėr pėrmirėsimin e jetesės nė qeli. Numri njė i Burgjeve ka qėndruar pranė tė burgosurve deri nė fund tė aktivitetit. Nė vazhdim tė aktivitetit, tė izoluarit nė ambientet e paraburgimit janė argėtuar duke zhvilluar ndonjė lojė shah, apo tennis. Fituesit, qė gjatė aktivitetit tė djeshėm kanė qenė tė shumtė, tashmė kanė tė drejtėn e njė takimi special mė shumė, si dhe tė njė telefonate shtesė. Ndėrkohė, sot nė Burgun e Rrogozhinės do tė organizohet njė tjetėr aktivitet kulturor me pjesėmarrjen e grupeve tė ndryshme folklorike dhe humoristėve tė shumtė.
Te paraburgosurit
Shumė nga tė paraburgosurit VIP, nuk janė bėrė pjesė e lojėrave sportive. Gėzim Salillari, i njohur ndryshe si "Gėzimi i Kashtės", mbi supet e tė cilit rėndon akuza "e trafikut ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike", qėndroi gjatė gjithė kohės i ulur nė cepin e fushės sė vogėl tė burgut 313-tė. Megjithėse avokatėt e tij kanė kėrkuar lirimin e Salillarit, pasi tashmė Drejtėsia italiane e ka thėnė "fjalėn" e saj, ai vazhdon tė jetė i izoluar nė qeli, ndaj dje nuk ėshtė angazuar nė asnjėrėn prej lojėrave, duke qėndruar tejet indiferent. Lavdėrim Tufa, i dėnuar pėr vrasjen e Fatmir Ramės (Mirit tė Xhikes), me burgim pėrjetė, duket se i zhgėnjyer nga drejtėsia, nuk ka patur asnjė dėshirė tė marrė pjesė nė spartakiadė. Anėtarėt e "Bandės sė Lushnjės", Dritan Vila, i dėnuar me burgim pėrjetė e Maksim Ēela, me 25 vjet, duket se e kanė mendjen tė vendimi qė Gjykata e Apelit do tė japė pėr ta, ndaj dhe kanė preferuar tė qėndrojnė larg entuziazmit qė solli spartakiada.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard