Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Juventusi i ri rinis nga kampionët : Kamoranezi e Bufon, gati të qëndrojnë


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Juventusi i ri rinis nga kampionët : Kamoranezi e Bufon, gati të qëndrojnë
Permalink   


Tani Juventusi na del i bashkuar. Fitoret e para bindëse në Serinë B shërbyen për të rikthyer lidhjen mes skuadrës dhe klubit, pas ndonjë keqkuptimi të shfaqur në fillim të sezonit. "Hemorragjia" verore e kampionëve, ku drejtuesit e rinj u lodhën për t'i frenuar, duket një kujtim i shëmtuar dhe i largët. Mesazhet që vijnë nga ata që mbetën, të krijojnë përshtypjen e një optimizmi mëse të moderuar për të ardhmen. Xhixhi Bufon, David Trezege e Mauro Kamoranezi, plus kapiteni Del Piero mendojnë të jenë bardhezinj gjithë jetën. Që të katër janë të orientuar të rinovojnë kontratën me Juventusin dhe ta mbyllin karrierën e tyre në klubin torinez. Te të katër "big"-ët, si te pjesa tjetër e grupit të drejtuar nga francezi Deshamp, është krijuar bindja se mund të arrihet ringjitja në Serinë A, edhe pa ndonjë ulje të mundshme të penalizimit të pikëve. Në ditët e ardhshme do të fillojnë takimet mes drejtuesve dhe menaxherëve të lojtarëve, për të nënshkruar kontratën e re sa me shpejt. Juventusi i ri rinis nga ata.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard