Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Banda e "Benz"-ave, zbulohet makina e grabitur në 2004. Policia: Mjeti ishte ritarguar në 2004


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Banda e "Benz"-ave, zbulohet makina e grabitur në 2004. Policia: Mjeti ishte ritarguar në 2004
Permalink   


TIRANE - Një tjetër makinë i shtohet listës me më tepër se 40 automjete të grabitura nga dhjetë personat e akuzuar si anëtarë të bandës "Mercedes 2006". Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se agjentët e Antikrimit Ekonomik kanë zbuluar së fundmi një tjetër makinë të vjedhur nga anëtarët e bandës. Rasti më i fundit është trajtuar nga komisariati nr.1 në kryeqytet, i cili ka sekuestruar mjetin "Benz Mercedes" me targa TR 8350 F, ngjyrë e bardhë në pronësi të një personi. Sipas burimeve të policisë, bllokimi dhe sekuestrimi i makinës është bërë sepse ky mjet është denoncuar si i vjedhur dy vite më parë, më 4 tetor 2004, nga pronari i vërtetë i mjetit. "Pas thellimit të hetimeve rezultoi se ky mjet është ritarguar me targë TR 8350 F nga shtetasi Adrian Poçi, i cili do të ndiqet për konsumim të veprës penale të "vjedhjes", e parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal. Burimet e policisë së kryeqytetit janë shprehur se makina e bllokuar u zbulua në kuadër të hetimeve për dosjen penale "Mercedes 2006", në të cilën akuzohen nëntë persona.
Ata u arrestuan në fillim të muajit shtator 2006, pas një operacioni të gjerë të policisë në disa qytete. Ky grup personash është akuzuar nga policia për vjedhjen e më shumë se 40 makinave "Benz" në kryeqytet.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard