Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shtesa prej 14 pėr qind nė rrogėn mujore e miratuar nė korrik 2006 nuk ėshtė dhėnė akoma,Policia, 4 muaj pa rritjen e pagave


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Shtesa prej 14 pėr qind nė rrogėn mujore e miratuar nė korrik 2006 nuk ėshtė dhėnė akoma,Policia, 4 muaj pa rritjen e pagave
Permalink   



                  Drejtoria e Pėrgjithshme: Vonesa vetėm pėr Tiranėn, buxheti gati


Ka mbetur vetėm nė letėr vendimi i marrė nė korrik tė kėtij viti pėr rritjen e rrogave tė punonjėsve tė policisė. Uniformat blu qė prej muajit korrik nuk kanė marrė asnjė shtesė nė pagė, pavarėsisht se rritja mesatare ishte parashikuar mbi 14 pėr qind.


Nė bankomate dhe sportelet e bankave, efektivave tė policisė u thuhet se nuk ka mbėrritur fondi pėr shtesėn e rrogės. Sipas njė pėrllogaritjeje tė strukturave zyrtare, rezulton se pėr ēdo muaj njė efektiv policie duhej tė kishte marrė rreth 5 mijė lekė tė reja. Punonjėsit e thjeshtė janė tė paqartė pėr shkakun e vonesės nė zbatimin e rritjes sė pagave. Megjithatė ata kanė pyetur nė bankat ku tėrheqin paratė dhe u ėshtė thėnė se fondi shtesė pėr rritjen e pagės nuk ishte xhiruar.


Rritja e pagės
Nė muajin korrik tė kėtij viti, zyrtarėt e policisė deklaruan se qeveria kishte miratuar projektin pėr rritjen e pagave tė policisė. Rritja mesatare pėr punonjės ishte 14.6 pėr qind, ndėrsa shtesa e rrogės ėshtė shpėrndarė nė strukturė sipas rėndėsisė dhe vėshtirėsisė sė punės. Sipas vendimit tė qeverisė, efekti financiar, pra rritja e rrogės pėr efektivat e policisė shtrihej qė nga 1 korriku 2006. Por kanė kaluar katėr muaj dhe nė 15-ditėshin e parė tė tetorit efektivat e policisė kanė marrė tė njėjtėn rrogė si para 1 korrikut. Mėsohet se shuma e shtesės qė u ėshtė ndaluar efektivave tė policisė pėr katėr muaj ėshtė rreth 5 mijė lekė tė reja pėr punonjės. Megjithatė, atyre qė kishin pėrfituar njė rritje me tė madhe u ėshtė mbajtur njė vlerė mė e lartė, pasi shtesa mbi rrogėn ka qenė e tillė.


Policia
Pas konfirmimit tė vonesės 4-mujore tė shtesės sė rrogės, gazeta kontaktoi me sektorin e Menaxhimit tė Burimeve Njerėzore nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė. Zyrtarėt e kėtij institucioni thanė se vonesa nė dhėnien e rritjes sė rrogės ka ndodhur vetėm pėr Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Sipas burimeve zyrtare, nė Drejtorinė e Policisė sė kryeqytetit, pėr shkak tė numrit tė madh tė punonjėsve ka pasur probleme me fondin. Buxheti pėr rritjen e pagave tė policėve nuk ka mbėrritur nė kohė dhe si pasojė efektivat e policisė nė disa sektorė nė kryeqytet vazhdojnė tė marrin rrogėn nė vlerėn e para katėr muajve, pa rritjen e miratuar nga Kėshilli i Ministrave. Burimet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė janė shprehur dje se po punohet intensivisht pėr tė zbatuar vendimin e qeverisė. “Ēdo punonjės policie, tė cilit i ėshtė vonuar shtesa e rrogės, do ta marrė atė. Kjo do tė realizohet brenda njė harku tė shkurtėr kohor, pasi vendimi i qeverisė krijon mundėsinė pėr evokimin e buxhetit dhe fondeve tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės”, janė shprehur burimet nga Drejtoria e Pėrgjithshme. Ato sollėn shembuj si drejtoritė e Shkodrės, Vlorės dhe Gjirokastrės, ku efektivat e policisė kanė marrė nė kohė rritjen e pagės. “Pėr tė gjithė ata efektiva tė policisė do tė jepet shtesa e prapambetur e pagės mujore, sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, miratuar nė korrik tė kėtij viti”, kanė siguruar burimet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit.


 


Tatimi
“6 muaj pa orėt e natės”


TIRANE – “Do tė marrim paratė e prapambetura, por ato grumbullohen dhe rrogat tona tatohen. Kėshtu qė do tė na mbajnė mė shumė nga rroga”. Kėshtu thonė policėt kur mėsojnė se do tė marrin shtesėn e prapambetur. Njė tjetėr problem me tė cilin pėrballen efektivat e policisė ėshtė pagesa pėr orėt e natės. Bėhet fjalė pėr natyrėn e veēantė tė shėrbimit, orari i tė cilit shpėrblehet me njė pagese mė tė lartė sesa pėr orarin e zakonshėm tė punės. Orėt e natės nuk paguhen bashkė me rrogėn, por si zė i veēantė nė fondin e rrogave. Pėr kėtė shkak ka ndodhur qė pėr gjashtė muaj efektivat e policisė nuk kanė marrė pagesėn pėr orėt e natės, ose siē quhet ndryshe, turni i tretė. Njė kohė e tillė pune, qė fillon pas orės 22:30 tė mbrėmjes dhe mbyllet rreth orės 07:40 tė mėngjesit, cilėsohet edhe si orar shtesė nė grafikun e shėrbimit mujor tė efektivave tė policisė. Edhe vitin e kaluar efektivat e policisė kanė pasur probleme me pagėn pėr orėt e natės. Pagesa ėshtė bėrė me 5 ose gjashtė muaj vonesė, duke krijuar kėshtu njė “traditė” nė rastin e fundit e si rrjedhim vonesė edhe nė marrjen e pagės pėr orėt shtesė nga efektivat e rendit. Probleme, sipas efektivave tė policisė, ka pasur edhe me pagat pėr shėrbime tė veēanta, siē janė proceset zgjedhore apo masat pėr vizitat e personaliteteve.


 



  • 2 mije
    ėshtė numri i pėrafėrt i efektivave tė policisė sė kryeqytetit, tė cilėt ende nuk kanė marrė shtesėn e pagės sė miratuar nė korrik 2006
  • 5 mije
    lekė tė reja ėshtė shuma financiare mesatare e prapambetur prej katėr muajve, pėr ēdo efektiv tė policisė qė shėrben nė kryeqytet
  • 22 krime
    mė shumė kanė ndodhur nė tre muajt e fundit nė territorin e Tiranės, krahasuar me periudhėn korrik-shtator tė vitit tė kaluar


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard