Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Tiranė, fillon "gjuetia" e makinave luksoze : Ndalohen drejtuesit e parė nė kryeqytet, mbahen tė dhėnat


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Tiranė, fillon "gjuetia" e makinave luksoze : Ndalohen drejtuesit e parė nė kryeqytet, mbahen tė dhėnat
Permalink   


Rrugorėt: Kontroll mjeteve qė lėvizin me targa tė huaja

TIRANE - Fillon operacioni i policisė pėr zbulimin e makinave tė vjedhura dhe atyre qė kanė hyrė kontrabandė nė Shqipėri. Ditėn e djeshme efektivat e Policisė Rrugore kanė filluar kontrollet e para tė mjeteve qė janė prodhim i viteve tė fundit. Mjetet e dyshuara nuk janė vetėm ato me targa tė huaja, por edhe ato qė janė pajisur me targa shqiptare. Sipas burimeve policore, mėsohet se ditėn e djeshme janė ndaluar pėr verifikim disa drejtues mjetesh. Atyre u janė marrė tė dhėnat e makinave, dokumentet dhe elementė tė tjera, tė cilat po verifikohen nga organet e Policisė Rrugore. Mėsohet se operacioni i policisė, i cili ka filluar nė Tiranė, por do tė shtrihet nė tė gjithė vendin, erdhi pas disa informacioneve operative. Kėto tė dhėna bėnin fjalė pėr njė numėr tė konsiderueshėm automjetesh, prodhime tė viteve tė fundit qė kanė hyrė nė Shqipėri vitet dhe muajt e fundit. Ato dyshohet se janė tė vjedhura jashtė Shqipėrisė dhe kanė hyrė nė vendin tonė nėpėrmjet shmangies nė doganė dhe modifikimit tė shasive dhe tė dhėnave tė tjera. Policia ka rėnė nė gjurmėt e disa serviseve qė realizojnė veprime tė tilla dhe menjėherė ka filluar hetimet. Burimet e policisė thanė se gjatė operacionit do tė verifikohen disa kategori mjetesh tė dyshuara, do tė merren nė pyetje drejtuesit e tyre dhe bazuar nė kėto informacione do tė krijohet njė bazė krahasimi. Kjo bazė tė dhėnash do tė krahasohet me tė dhėnat ndėrkombėtare tė policisė pėr mjetet e vjedhura nė disa prej vendeve nga ku dyshohet se makinat trafikohen nė Shqipėri. Nėse tė dhėnat e mjeteve qė lėvizin nė vendin tonė pėrputhen me elementė identifikues tė mjeteve tė denoncuara si tė vjedhura jashtė, atėherė policia do tė veprojė me bllokimin e menjėhershėm tė mjetit dhe ndjekjen penale tė drejtuesit. Gjatė operacionit tė filluar dje nga policia, mėsohet se organet e rendit kanė kėrkuar bashkėpunim edhe me organet e doganave. Prej tyre pritet tė merren informacione tė vlefshme pėr zbulimin e makinave qė dyshohet se janė tė vjedhura jashtė Shqipėrisė dhe qė mė pas kanė hyrė nė vendin tonė, pasi janė blerė pėr ēmime tė lira. Nė aksion marrin pjesė efektivat e Policisė Rrugore tė mbėshtetur edhe nga autopatrullat "Shqiponja" dhe sektorė tė tjerė tė Policisė sė Shtetit. Pas Tiranės policia tha se operacioni do tė shtrihet edhe nė disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard