Paniku karakterizohet nje episod alarmi/frike/paniku i cili fillon menjehere dhe mund te zgjate reth gjysem ore. Kur njeriu eshte ne kete faze mund te shfaqe dridhje te trupit te pakontrollueshme, marje fryme, rrahjet e zemret shpejtohen, djersitet, i meren mend dhe poashtu mund te kete ndjesi shtrengese ne fyt apo ne kraharor.
Kjo semundje ndyshon pak nga format e tjera te krizave te anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kane fillim te menjehershem, te paprovokuar nga ndonje stimul i jashtem dhe e kthejne individin krejt te pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojne pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar nje rutine ciklike.
Zakonisht ata qe kane perjetuar nje sulm paniku ne jeten e tyre ka shume mundesi ta perjetojne perseri. Kur simptomat dhe episodet jane kronike atere diagnoza kthehet ne semundje paniku (panic disorder).
Krizat e panikut jane ndare ne tre kategori:
Krize paniku spontane: Kriza vjen pa asnje shenje paralajmeruese, diten apo naten. Nuk ka te beje me aktivitetet qe njeriu eshte duke bere ne ate moment (mund te jete edhe duke fjetur). Nuk ka te beje me ndonje provokim te jashtem apo me ndonje stimul specifik.
Kriza specifike paniku: Keto kriza provokohen nga ndonje nxitje (stimulus) i frikshem apo traumatik. Pershembull, njerezit qe kane frike te gjenden ne mes te nje grumbulli te madh njerezish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike te se kaluares.
Kriza paniku te predispozuara nga situata te jashtme: Krizat mund te fillojne ne disa situata apo ambiente te caktuara por jo cdo here qe gjenden ne ato situata apo ambiente. Pershembull, dikush mund te kete nje krize paniku kur eshte duke ngare makinen, edhe pse nuk kane ndonje frike apo ankth nga kjo situate. Gjithashtu, jo cdo here qe vizitohen keto ambiente fillojne krizat.
Shume njerez qe vuajne nga krizat e panikut tregojne nje frike te papermbajtshme sikur do vdesin ose nje ndjesi cmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon te ndieje shenjat e para te panikut (kur nuk eshte spontan), i erren syte dhe nuk kontrollon gjymtyret (kembet) dhe bie pertoke. Shume here vijne te vete kur trajtohen ne urgjence.
Reth 2 % e popullates kane perjetuar nje lloj forme te krizes se panikut (ne Shqiperi me duket se quhej "semundja e tokes"...por nuk jam e sigurt). Njerezit me frike/ankthe te ndyshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), perjetojne me shume kriza paniu, sidomos kur vijne ne kontakt me stimulin (nxitjen) e frikes. Kriza te tilla kalojne shpejt kur stimuli i frikes hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat behen kronike, simptomat behen me te renda dhe si rrjedhim dobesojne jashtezakonisht shume sistemin nervor per disa dite.
Krizat e panikut zakonisht shfaqen ne moshe te re (20tat) dhe femrat jane 2 here me teper ne rrezik per te shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut konfuzohen me atak zemre gje qe ndikon negativisht ne vete-diagnozen e krizes.
Trajtimi
Trajtimet perfshijne ilace dhe forma psikoterapie (cognitive-behavioural therapy), e cila u meson njerezve si te mposhtin mendime negative apo te perballojne anthke/frika te ndyshme. Ilacet perfshijne antidepresante (SSRI's, MAOI's), apo ilace anti-anxiety (benzodiazepines; Valium, Ativan, Xanax) perpara se te shfaqet kriza apo ne pritmeri te saje. Kur kriza preventohet me ane te ilaceve atere cikli eshte shume me i lehte per tu thyher dhe nuk shfaqet perseri (sigurisht qe duhet te mbarohet kura e trajtimit).
Zakonisht, nje kombinim i ilaceve dhe psikoterapise jep shenja te mira (duke i eliminuar fare simptomat apo shfaqjen e krizes, sidomos kur semundja eshte ne stadet e para). Reth 70-90 e njerezve me kriza paniku mund te kurohen ne menyre te sukseshme. Per ata qe marin trajtim ne fazat e para te shfaqjes se semundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnje efekt negativ pasi mbarohet kurimi.
Shkaqet:
Ka evidence qe krizat e panikut trashegohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo semundje mund te manifestohet edhe ne njerez pa histori familjare te tille. Shkaqe te tjera perfshijne strese te ndyshme, menyre mendimi fataliste (njerezit qe behen shume merak per gjera te ndyshme, semundje trupore dhe gjithashtu disa ilace. Shkaqet ekzakte te krizave te panikut ende nuk dihen, por ne studime me kafshet jane identifikuar disa pjese te trurit te cilat behen shume aktive gjate krizave te panikut.
Gjithshtu, nje semundje fizike (hypoglycemia) eshte gjendur te jete shkaktare per kriza paniku. Ata qe vuajne nga hypoglycemia kane receptore defektive per substancen insulin, gje qe nuk lejon kalimin e sukseshem te sheqerit ne membranen e qelizave. Kur niveli i sheqerit ne gjak ulet shume, truri dergon sinjale alarmi ne qendrat hormonale duke i sinjalizuar te prodhojne adrenaline. Kur prodhohet adrenaline ne sasi te madhe dhe te menjehershme, atere niveli i sheqerit ne tru kthehet ne baza normale, por ne te njejten kohe adrenalina eshte hormone e cila eshte pergjegjese per krizat e panikut. Nje nga trajtimet pa ilace te cilat ndihmojne ne kurim, eshte dieta hypoglicemike.