Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: “The Economist”/ “Forca e trurit” ėshtė njė “mall” gjithnjė e mė i vėshtirė pėr t’u gjetur


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
“The Economist”/ “Forca e trurit” ėshtė njė “mall” gjithnjė e mė i vėshtirė pėr t’u gjetur
Permalink   







Tė gjithė nė kėrkim tė talentit!




Burimi njerėzor ėshtė “mbreti” i sė ardhmes



 


Nuk ka njė vlerė tregu, nuk mund tė kuotohet nė bursė dhe nuk ėshtė i lehtė pėr t’u gjetur: megjithatė konsiderohet produkti mė i shtrenjti i planetit. Bėhet fjalė pėr talentin, ose mė saktė pėr “forcėn e trurit”, tė kapacitetit intelektual, qė sipas gjykimit tė ekonomistėve dhe analistėve financiarė, ėshtė e destinuar tė pėrcaktojė ndryshimet nė njė botė tė globalizuar. Do tė kushtojė, duke e krahasuar me shumė tė tjera, mė shumė se burimet energjitike, mė shumė se industria e prodhimit me dorė, mė shumė se zhvillimi teknologjik; dhe pėr ta patur, duke ia “zhvatur” ndėrmarrjeve apo vendeve tė tjera, do tė ketė njė luftė tė rėndėsisė sė veēantė. Uinston Ēėrēill e parashikonte kėtė qė para 60 viteve: “Perandoritė e sė ardhmes do tė jenė perandoritė e mendjes”. Sot, ėshtė e qartė se pėr tė qenė ndėr tė parėt nė fushėn e teknologjisė, financės, biznesit, administratės publike, duhet tė intensifikosh “gjuetinė ndaj talentit”. “The Economist”, bibla e liberalizmit kapitalist, kėrkon mė shumė vėmendje pėr kėtė fenomen me njė studim prej 20 faqesh nė numrin e saj tė fundit, duke sinjalizuar qė, pėrkrah betejave tė vjetra pėr burimet “natyrore” po intensifikohet edhe beteja pėr burimet “njerėzore”. Plakja e popullsisė nė vendet e industrializuar, tė lindurit gjatė viteve tė bumit tė parė ekonomik pas Luftės sė Dytė Botėrore, tregojnė se brenda pesė viteve tė ardhshme kompanitė dhe admninistratat publike do tė humbasin njė numėr tė madh drejtuesish me eksperiencė. T’i zėvendėsosh ata do tė jetė shumė e vėshtirė: sipas njė sondazhi tė “Corporate Executive Board”, institut kėrkimor amerikan, bėhet e ditur se pėr tė “tėrhequr dhe mbajtur talente” ėshtė prioriteti kryesor i kompanive, qė cilėsia e kandidatėve ka rėnė 10 pėr qind krahasuar me vitin 2004, qė ditėt e nevojshme pėr tė zėvendėsuar njė manaxher janė rritur nga 37 nė 51 nė tė njėjtėn periudhė, qė njė drejtues nė tre merr oferta pėr t’u transferuar nė njė kompani tjetėr. Atėherė ēfarė duhet bėrė? Si fillim, pėrgjigjen ekspertėt e pyetur nga e pėrjavshmja britanike, duhet tė merret parasysh qė “gjuetia e talentit” ėshtė njė kėrkesė globale: gjysma e fituesve amerikanė tė ēmimit Nobel pėr Fizikė nė shtatė vitet e fundit, janė emigrantė, ashtu si edhe gjysma e personave qė kanė mbrojtur njė doktoraturė universitare, tė cilėt jetojnė nė Shtetet e Bashkuara; dhe njė e treta e shoqėrive tė teknologjisė nė Silicon Valley janė tė themeluara nga kinezė ose indianė. Shembuj tė tjerė tė globalizimit tė trurit: Gjermania ėshtė lidere nė fushėn e inxhinierisė, Italia nė arkitekturė, Finlanda nė komunikim. Sė dyti, duhen ndjekur disa rregulla bazė. Tė lehtėsohen ligjet mbi emigrimin, duke inkurajuar mė tė tė kualifikuarit, tė ofrohen paga tė kėnaqshme, tė shumėfishohen investimet nė “kėrkime dhe zhvillim”, tė krijohen universitete elite dhe t’i kushtohet vėmendje revolucionit teknologjik qė u mundėson njerėzve tė zakonshėm tė qarkullojnė idetė. Dikush e quan pikėn e fundit si “hakmarrja e Karl Marksit”: nė fakt, mjetet proverbialė tė prodhimit, nė formėn e kompjuterit, tani ndodhen nė duart e punėtorėve. Talenti qė duhet thithur dhe ruajtur, nėnvizon “The Economist”, nuk ėshtė vetėm individual: ekziston edhe talenti kolektiv, qė mund tė kuptohet me forcėn e tėrė punėtore tė njė ndėrmarrjeje ose tė njė kombi.



  • 75 perqind
    Pėr 75 pėr qind tė menaxherėve amerikanė, tėrheqja e personelit tė talentuar ėshtė prioritet kryesor
  • 51 ditė
    Koha pėr tė zėvendėsuar njė menaxher tė aftė ėshtė rritur nė 51 ditė nga 37 qė ka qenė dhjetė vjet mė parė
  • 1nė3 Propozime
    Njė nė tre punonjės merr oferta nga kompanitė e tjera pėr tė ndryshuar punėn

 


Rregullat


T’i japėsh pėrvojės dhe talentit tė njėjtėn rėndėsi
Tė kryesh kontrolle tė brendshme lidhur me kodin e etikės
Tė kesh parasysh se talenti mund tė zbulohet me vonesė e nė mėnyrė tė pazakontė


 


Sektorėt e rėndėsishėm


Industria e teknologjisė sė lartė
Bankat e financa
Shoqėritė e konsulencės



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard