Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Bashkia nis rehabilitimin e Unazės --> Nisin punimet nga Zogu i Zi-Stacioni i Trenit. Rama: Sė shpejti do hapen edhe dy segmentet e tjera


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Bashkia nis rehabilitimin e Unazės --> Nisin punimet nga Zogu i Zi-Stacioni i Trenit. Rama: Sė shpejti do hapen edhe dy segmentet e tjera
Permalink   


                    BERZH jep 115 milionė lekė. Punimet pėrfundojnė pas 12 muajsh     


Nisin punimet pėr rehabilitimin e pjesės sė dytė tė Unazės sė Tiranės, tė cilat do tė zgjasin plot njė vit. Punimet qė kanė nisur gjatė ditės sė djeshme nė segmentin e parė tė Unazės, nga "Zogu i Zi" deri te Stacioni i Trenit, do tė ndiqen nė ditėt qė vijnė nga nisja e punimeve edhe nė dy segmentet e tjera, tė cilat do tė bėjnė lidhjen organike tė pjesės sė rikonstruktuar tė Unazės sė kryeqytetit. Projekti qė i ka kushtuar arkės sė Bashkisė sė Tiranės 115 milionė lekė, ėshtė mundėsuar falė huasė sė BERZH-it.
Projekti
Kjo pjesė e Unazės sė Tiranės, ka kohė qė ėshtė kthyer nė njė ndėr akset mė tė amortizuara dhe mė problematike si pėr lėvizjen e automjeteve ashtu edhe pėr kėmbėsorėt. Nisja e punimeve gjatė ditės sė djeshme nė kėtė segment, ėshtė konsideruar e njė rėndėsie tė veēantė edhe pėr faktin se do tė bėjė lidhjen organike me pjesėn tjetėr tė Unazės sė rikonstruktuar. Nė kėtė pjesė, punimet do tė jenė tė ndara nė tre segmente. Segmenti i parė nis nga Zogu i Zi - Stacioni i Trenit dhe ka njė gjatėsi prej 0.9 km. Do tė jetė me dy kalime vajtje-ardhje, me nga dy korsi kalimi pėr secilin drejtim 3.5 m gjerėsi secila, me njė zonė tė gjelbėruar 1.5 m dhe me zona parkimi me nga 2.5 m nė tė dyja anėt e rrugės. Projekti parashikon edhe rikonstruksionin e plotė tė tė gjithė rrjetit inxhinierik. Gjithashtu ėshtė parashikuar edhe studimi i plotė i trafikut nė kėtė rrugė, duke pėrfshirė kėtu sinjalistikėn rrugore vertikale dhe horizontale; semaforėt nė tė gjitha kryqėzimet, tė cilat do tė rregullojnė trafikun e mjeteve dhe tė kėmbėsorėve nė kėto nyje.
Kredia
Projekti i Unazės sė Re i ka kushtuar Bashkisė sė Tiranės 115 milionė lekė, dhe kjo ėshtė bėrė e mundur falė huasė sė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), pėr projektin e zhvillimit tė rrugėve bashkiake tė Tiranės. Kryebashkiaku Rama, i pranishėm nė nisjen e punimeve, ka thėnė se sė shpejti do tė nisin punimet edhe nė dy segmentet e tjera tė kėsaj unaze, por pa e zhvendosur vėmendjen e bashkisė nga infrastrukturat e vogla tė kryeqytetit. "Sot ne hapim kantierin e segmentit tė parė, i cili do tė lidhė praktikisht tė gjithė pjesėn e rindėrtuar dhe do tė qėndrojė nė kufi me Stacionin e Trenit, aty ku do tė fillojė pas pak ditėsh segmenti i dytė, e pastaj i treti, pėr t'u lidhur me Brrylin dhe pėr tė krijuar profilin pėrfundimtar tė Unazės, - ėshtė shprehur kryetari i Bashkisė, Edi Rama. - Jemi po kaq tė fokusuar edhe nė infrastrukturat e vogla tė komuniteteve pėr tė ndėrtuar kryeqytetin evropian, jo vetėm nė akset e mėdha, por edhe nė ēdo lagje dhe bllok banimi", - ka pėrfunduar ai.


         



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard