Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shqipėria "humb" barazimin nė Hollandė


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Shqipėria "humb" barazimin nė Hollandė
Permalink   


2' Rasti i parė pėr Holandėn. Roben merr njė top nė mesfushė nga e majta, i drejtohet qendrės sė zonės, godet, por lart traut tė portės sė Beqajt.
11' Skela pengon Van Persin para zonės. Pėr gjyqtarin izraelit goditje dėnimi para portės tonė. Gjuan Van Persi, por Beqaj grushton. Topi shkon nė kėmbėt e Aliajt, qė nė mėnyrė tė ēuditshme e ēon topin nė kėmbėt e Van Persit. Ky i fundit godet, por sėrish Beqaj i vėmendshėm kontrollon topin.
15' Goli i parė pėr Holandėn. Babel ēon njė top pėr tek Matisen. Ky i fundit me kokė ia kalon Vanpersit, qė i vetėm para Beqajt shėnon golin e parė tė takimit.
19' Roben sėrish nga e majta ēorienton Aliajn, godet, por pret Beqaj.
23' Holanda afėr golit tė dytė. Kombinim para zonės sonė. Landzat i vetėm nė zonė gjuan nga e majta, por vetėm jashtė.
27' Babel nga e djathta kalon Dallkun, pason qė qendėr pėr Vanpersin, qė ia kalon Landzatit, qė godet, por mbi kokėn e Beqajt. 32' Rasti i parė pėr Shqipėrinė. Dallku nga e djatshta kroson. Bogdani pengohet nga De Jong, por asgjė pėr gjyqtarėt. Nuk kalon mė shumė se pak sekonda dhe topi rikthehet nė kėmbėt e Bogdanit, qė godet, por Van Der Sar pret nė dy kohė.
38' Babel gjuan nga larg, por sėrish jashtė.
40' Curri godet nga larg, por topi kalon pak centimetra larg shtyllės sė Van Der Sarit
41' Autol i Nevil Dedes. Van Persi mundohet tė fusė njė top nė qendėr tė zonės sonė. Fatkeqėsisht, topi pėrplaset nė kėmbėn e Dedes dhe ndalon nė rrjetė, duke i dhuruar golin e dytė Holandės.
46' Dallku shtyllė. Sulmi i parė i pjesės sė dytė pėr Shqipėrinė. Bogdani pason pėr tek Dallkun. Ky i fundit godet fluturimthi, por shtylla i mohon njė supergol.
58' Aksion i gjatė pėr tanėt. Muka fut njė top nė zonėn e Holandės, mundohet Tare tė godasė, por kthen mbrojtja.
59' Kundėrsulm i Holandės. Vanpersi gjuan menjėherė, por pret Beqaj.
60' Galopim i Robenit nė zonėn tonė. Pasi shmang tė gjithė mbrojtjen kuqezi godet, por Beqaj i mohon njė gol tė sigurt.
65' Kombinim Van Persi Landzat. Ky i fundit godet, por jashtė.
68' Curri shėnon golin e parė pėr Shqipėrinė. Muka merr njė top nė mesfushė, ēan nė mesfushė, pason pėr tek Curri, i cili i vetėm nė krahun djathtė qetėsisht godet dhe vjen goli i parė pėr Shqipėrinė. 77' Skela humbet njė shans shumė tė mirė pė tė barazuar rezultatin. Pas njė goditjeje kėndi, Beqaj i jep njė top Mukės, u cili menjėherė ia jep Skelės, i cili godet, por mbortja nuk lejon tė kalojė topin.
83' Holandezėt kėrkojnė golin me Van Persin, por sėrish goditja e tyre jashtė kuadratit tė Beqajt.

Marko Van Basten, trajneri i Holandės:
"Nuk jam i kėnaqur nga loja e skuadrės sime, por nga fitorja, tė cilėn them se e merituam. Sa i takon analizės sė ndeshjes, gjykoj se nė pjesėn e parė luajtėm mirė, ndėrsa nė pjesėn e dytė krijuam shumė hapėsira nė fushė. Pashė edhe lodhje fizike te lojtarėt e mi nė kėtė pjesė loje, pasi kishim harxhuar shumė energji nė njė terren mjaft tė vėshtirė nė Sofje. Kundėrshtari pėrfitoi dhe shėnoi njė gol. Eshtė e vėrtetė qė rrezikuam pak nė fund tė lojės, pasi ekipi kundėrshtar u zgjua dhe mund tė na kishte ndėshkuar. 3 penalltitė? Ndoshta mund tė ishin edhe katėr."


Oto Bariē, trajneri i Shqipėrisė:
"Nuk e di pėrse duhet tė dilja nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes, kur e di mirė qė nesėr do tė gjobitem 10.000 euro pėr shkak tė gjyqtarit, qė e bėri lėmsh lojėn. Ekipi nė pjesėn e parė luajti me frikė. Nė pjesėn e dytė luajtėm mė mirė. Ishin shumė raste tė dyshimta qė vendosėn takimin. Gjyqtari mund tė kishte dhėnė tė paktėn njė penallti pėr ne. Por ai kėshtu mendoi. Pas takimit, nė dhomat e zhveshjes ekipi ishte i dėshpėruar. Gjithsesi, komplimente Holandės pėr fitoren. Sa pėr Shqipėrinė, mund tė them se mund tė kishte marrė mė shumė nga fusha e lojės, por kjo nuk ndodhi pėr shkak tė gjyqtarit. Tė shpresojmė qė tė nė tė ardhmen tė kemi mė shumė fat."

Tė veēanta
- Njė autobus me tifozė shqiptarė kishte mbėrritur edhe nga Norvegjia, duke iu bashkuar mijėra tifozėve tė tjerė qė kishin ardhur nga vendet fqinje, por edhe nga Kosova e Shqipėria.
- Pas pėrfundimit tė takimit, tifozėt shqiptarė kanė brohoritur gjatė emrin e Currit, qė e cilėsuan mė tė mirin e takimit, por edhe tė portierit Beqaj. Gjithashtu ata dėshironin qė Berisha tė ishte aktivizuar mė parė.
- Pas ndeshjes, trajneri i "tulipanėve", Marko Van Basten, ka deklaruar se ishte i kėnaqur me fitoren, por edhe se fitorja mund t'u kishte ikur nga duart, pasi Shqipėria u tregua shumė e rrezikshme nė pjesėn e dytė.
- Trajneri Van Basten e ka ndjekur tė tėrė ndeshjen nga stoli, ndėrsa Bariē ka qėndruar 90 minuta nė kėmbė.
- Trajneri Oto Bariē ka hyrė nė njė moment nė fushėn e lojės, duke replikuar ashpėr me gjyqtarin e ndeshjes.
- Altin Lala ka reaguar ashpėr ndaj futbollistit holandez, i cili i ndėrhyri mjaft rėndė, duke e detyruar tė lėrė fushėn e lojės nė pėrfundim tė pjesės sė parė.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard