Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Shqipëria "humb" barazimin në Hollandë


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Shqipëria "humb" barazimin në Hollandë
Permalink   


2' Rasti i parë për Holandën. Roben merr një top në mesfushë nga e majta, i drejtohet qendrës së zonës, godet, por lart traut të portës së Beqajt.
11' Skela pengon Van Persin para zonës. Për gjyqtarin izraelit goditje dënimi para portës tonë. Gjuan Van Persi, por Beqaj grushton. Topi shkon në këmbët e Aliajt, që në mënyrë të çuditshme e çon topin në këmbët e Van Persit. Ky i fundit godet, por sërish Beqaj i vëmendshëm kontrollon topin.
15' Goli i parë për Holandën. Babel çon një top për tek Matisen. Ky i fundit me kokë ia kalon Vanpersit, që i vetëm para Beqajt shënon golin e parë të takimit.
19' Roben sërish nga e majta çorienton Aliajn, godet, por pret Beqaj.
23' Holanda afër golit të dytë. Kombinim para zonës sonë. Landzat i vetëm në zonë gjuan nga e majta, por vetëm jashtë.
27' Babel nga e djathta kalon Dallkun, pason që qendër për Vanpersin, që ia kalon Landzatit, që godet, por mbi kokën e Beqajt. 32' Rasti i parë për Shqipërinë. Dallku nga e djatshta kroson. Bogdani pengohet nga De Jong, por asgjë për gjyqtarët. Nuk kalon më shumë se pak sekonda dhe topi rikthehet në këmbët e Bogdanit, që godet, por Van Der Sar pret në dy kohë.
38' Babel gjuan nga larg, por sërish jashtë.
40' Curri godet nga larg, por topi kalon pak centimetra larg shtyllës së Van Der Sarit
41' Autol i Nevil Dedes. Van Persi mundohet të fusë një top në qendër të zonës sonë. Fatkeqësisht, topi përplaset në këmbën e Dedes dhe ndalon në rrjetë, duke i dhuruar golin e dytë Holandës.
46' Dallku shtyllë. Sulmi i parë i pjesës së dytë për Shqipërinë. Bogdani pason për tek Dallkun. Ky i fundit godet fluturimthi, por shtylla i mohon një supergol.
58' Aksion i gjatë për tanët. Muka fut një top në zonën e Holandës, mundohet Tare të godasë, por kthen mbrojtja.
59' Kundërsulm i Holandës. Vanpersi gjuan menjëherë, por pret Beqaj.
60' Galopim i Robenit në zonën tonë. Pasi shmang të gjithë mbrojtjen kuqezi godet, por Beqaj i mohon një gol të sigurt.
65' Kombinim Van Persi Landzat. Ky i fundit godet, por jashtë.
68' Curri shënon golin e parë për Shqipërinë. Muka merr një top në mesfushë, çan në mesfushë, pason për tek Curri, i cili i vetëm në krahun djathtë qetësisht godet dhe vjen goli i parë për Shqipërinë. 77' Skela humbet një shans shumë të mirë pë të barazuar rezultatin. Pas një goditjeje këndi, Beqaj i jep një top Mukës, u cili menjëherë ia jep Skelës, i cili godet, por mbortja nuk lejon të kalojë topin.
83' Holandezët kërkojnë golin me Van Persin, por sërish goditja e tyre jashtë kuadratit të Beqajt.

Marko Van Basten, trajneri i Holandës:
"Nuk jam i kënaqur nga loja e skuadrës sime, por nga fitorja, të cilën them se e merituam. Sa i takon analizës së ndeshjes, gjykoj se në pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në pjesën e dytë krijuam shumë hapësira në fushë. Pashë edhe lodhje fizike te lojtarët e mi në këtë pjesë loje, pasi kishim harxhuar shumë energji në një terren mjaft të vështirë në Sofje. Kundërshtari përfitoi dhe shënoi një gol. Eshtë e vërtetë që rrezikuam pak në fund të lojës, pasi ekipi kundërshtar u zgjua dhe mund të na kishte ndëshkuar. 3 penalltitë? Ndoshta mund të ishin edhe katër."


Oto Bariç, trajneri i Shqipërisë:
"Nuk e di përse duhet të dilja në konferencën për shtyp pas ndeshjes, kur e di mirë që nesër do të gjobitem 10.000 euro për shkak të gjyqtarit, që e bëri lëmsh lojën. Ekipi në pjesën e parë luajti me frikë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Ishin shumë raste të dyshimta që vendosën takimin. Gjyqtari mund të kishte dhënë të paktën një penallti për ne. Por ai kështu mendoi. Pas takimit, në dhomat e zhveshjes ekipi ishte i dëshpëruar. Gjithsesi, komplimente Holandës për fitoren. Sa për Shqipërinë, mund të them se mund të kishte marrë më shumë nga fusha e lojës, por kjo nuk ndodhi për shkak të gjyqtarit. Të shpresojmë që të në të ardhmen të kemi më shumë fat."

Të veçanta
- Një autobus me tifozë shqiptarë kishte mbërritur edhe nga Norvegjia, duke iu bashkuar mijëra tifozëve të tjerë që kishin ardhur nga vendet fqinje, por edhe nga Kosova e Shqipëria.
- Pas përfundimit të takimit, tifozët shqiptarë kanë brohoritur gjatë emrin e Currit, që e cilësuan më të mirin e takimit, por edhe të portierit Beqaj. Gjithashtu ata dëshironin që Berisha të ishte aktivizuar më parë.
- Pas ndeshjes, trajneri i "tulipanëve", Marko Van Basten, ka deklaruar se ishte i kënaqur me fitoren, por edhe se fitorja mund t'u kishte ikur nga duart, pasi Shqipëria u tregua shumë e rrezikshme në pjesën e dytë.
- Trajneri Van Basten e ka ndjekur të tërë ndeshjen nga stoli, ndërsa Bariç ka qëndruar 90 minuta në këmbë.
- Trajneri Oto Bariç ka hyrë në një moment në fushën e lojës, duke replikuar ashpër me gjyqtarin e ndeshjes.
- Altin Lala ka reaguar ashpër ndaj futbollistit holandez, i cili i ndërhyri mjaft rëndë, duke e detyruar të lërë fushën e lojës në përfundim të pjesës së parë.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard