Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Eva Pepaj, shqiptarja që me hapa të shpejt po shkel piedestaleve të Hollywood-it


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Eva Pepaj, shqiptarja që me hapa të shpejt po shkel piedestaleve të Hollywood-it
Permalink   


E lindur në Shkodër në vitin 1985, Eva u rrit në një ambient ku dashuria për artin ishte pjesë e rendësishme në jetën e familjes së saj. Babai i saj ka qenë aktor në teatrin Migjeni, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në filma si Çifti i lumtur dhe Prita. E ëma ka patur pasion violinën dhe i ka rënë violinës për vite me rradhë në Shkodër.

Eva që në fëmijëri ka marrë pjesë në korin e teatrit të Shkodrës në festivalin e fëmijëve. Gjithmonë është angazhuar me aktivitete dhe është dalluar për talentin e saj. Në vitin 1997 Eva me familjen e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u vendosën në Michigan.

Fillimet e karrieres se saj në vitin 2003 si modele kanë përfshirë ekspozimin e fytyrës së saj si ikonë e organizatës ”Cure for a Cancer” dhe më pas gjatë vitit 2003 në moshën 17 vjeçare Eva mori pjesë në konkursin International Model Talent Association dhe fitoi çmimin e dytë nga 3000 vajza pjesëmarrëse nga të gjithë shtetet e Amerikës, gjithashtu edhe katër çmime të tjera si Best Jeans, Best Runway Walk, Best Make-Up and Best Body.

Më pas për aktivitet e saja në Hollywood Eva tregon vetë si rrëfimin e saj në vijim:

Në vitin 2004 vendosa të lëvizi në Hollywood me qellim që të ndjeku ëndërrat e mia në vendin e mundësive. Shkrova një kontratë një vjeçare me agjencin Equinox e cila u bë si piedestal për karrierën time. Mund të përmend reklamën e Vidal Sasson, sfilate me stiliste si Katharine Story edhe Loius Verdad. Kam modeluar për katalogje si LA Looks, Miss Me Jeans, Joe Jeans edhe shumë të tjera të llojit.

Gjithashtu kam pozuar në faqen e parë të revistës “Town & Country” dhe “Best Body”.

Në vitin 2005 pozova për “Trucco by Sebastian” linja e famshme e tualetit për femra që këtë verë do të jetë nëpër çdo dyqan edhe butikë bukurie. Emra te njohur si Jennifer Lopez kanë pozuar më përpara për këtë linjë.

Ja arrita të dilja në kopertinën e revistës “Sexy Hair” si edhe fytyra ime ishte përfaqësuese e produkteve të tyre. Kam përfaqësuar fytyrën e “Arissa make-up”, si edhe trupi dublues të supermodels se famshme Adriana Lima për reklamën e “Victoria’s Secret”. Për tu permendur është edhe pjesemarrja ime në reklamën e makinës “Dodge Charger”. Ne katalogun “Cappel”, gjashtë foto të mija mbushin faqet.

Kam marrë kurse për tu bërë aktore dhe karriera ime u pasurua me rolin në filmin e regjisorit Michael Bay i titulluar “The Island” me aktoren kryesore Scarlett Johansen, si edhe mora pjesë ne filmin e pavarur “Virtual Date 3.0” e Sevenohfive Production.

Mund të them se viti 2006 ka qenë viti im ngaqë fillova kontratë me njerën nga pesë agjenscitë më të mëdhaja në Holliwood LA. Agjencia NOUS ka klienta si Paris Hilton, Alissa Miller, Kimberly Stewart, Tyson Beckford. Jam fytyra e Leg Avenue, një nga kompanitë më të mëdhaja për rroba intime. Fytyra internacionale e Von Dutch, Old Navy, Robinsons May.

Një artikull në revistën Orange County përfshin gjashtë faqe rreth meje, si edhe revista e famshme në Gjermani Bolero ka paraqitur tetë faqe me fotot e mija.

Tani per tani vazhdoj të punoj me një nga emrat më të njohur në fushen e fotografisë në Hollywood. Fotografe si Justin McCala, David Anthony kanë fytyrën time si përfaqësuese e punës së tyre.

Eva më fol pak për veten, kush është Eva:

Edhe pse imazhi im mund të duket sikur jam tip i hedhur, në të vërtetë jam shumë konservative dhe jam fokusuar në karrierën time dhe nuk i lejoj vetes të pij alkool ose të shkoj diskove. Shumicën e kohës e kaloj në palester me trajner personal, si edhe me familjen time. Bella, qeni im më mban shoqëri.

Domethëne nuk paske njeri ne jetën tënde tani për tani,

Eva qesh, edhe thotë nuk dua të flas për jetën time personale. Nuk kam folur kurrë dhe dua ta mbaj gjithmonë këtë pjesë të jetës private.

Kush është ënderra më e madhe në jetën tënde për të ardhmen
Dua të njihem si modele jo vetëm në agjencite e Hollywood-it por edhe në ekranin e madh të kinemasë si aktore dhe shpresoj një ditë të eci në tapetin e kuq të Kinemasë Kodak.

Gjithashtu dua të njihem në komunitetin shqiptar dhe të kem mundësinë të përdor imazhin tim për të përfaqësuar vendin tim. Jam krenare që jam shqiptare dhe këtë nuk do ta mohoj kurrë.













Eva Pepaj

Shikoni imazhet sensuale dhe mjaft tërheqëse...


Eva Pepaj

Eva Pepaj



 

- Eva Pepaj


Eva Pepaj



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard