Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Sedorf pret Ronaldinjon: I jap numrin 10


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Sedorf pret Ronaldinjon: I jap numrin 10
Permalink   


Të gjithë flasin për Ronaldinjon në shtëpinë e Milanit. Braziliani ka hyrë në "modë" te kuqezinjtë. Presidenti Berluskoni ka ftuar për darkë menaxherin (dhe vëllain) e fenomenit të Barçës. Kaka i ka dërguar mesazhe të sakta, ndërsa tani edhe holandezi Sedorf i dërgon një "përkëdhelje", madje shumë realiste: "Nuk besoj se ardhja e tij është një hipotezë e lodhshme për momentin, sepse deri në dhjetor merkatoja është e mbyllur. Të shohim gjithsesi, nëse vitin e ardhshëm, presidenti ynë dhe ai i Barcelonës, do të gjejnë një marrëveshje. Nëse Ronaldinjoja do të dojë të vijë, do të jemi të gjithë të lumtur. Do të isha i gatshëm t'i jepja edhe fanellën me numër 10-të". Pavarësisht nga çështjet e merkatës, Milani është i përqendruar te kampionati. Pasi ka kaluar ciklin e parë të ndeshjeve, skuadra e Ançelotit është gati të rifillojë fitoret, por më parë duhet kaluar shterpësia e golave nga sulmuesit: "Nuk jemi të shqetësuar për tri barazimet rradhazi 0-0, sepse të paktën në dy raste, kemi merituar të fitojmë. Ka ende diçka për të përmirësuar, por kundër Lilës e Sienës luajtëm mirë", - përfundon Sedorfi.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard