Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ministri i Brendshėm, Pavlopulos ēon draftin nė komisionin qeveritar. Ja ēfarė pėrfitojnė shqiptarėt


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ministri i Brendshėm, Pavlopulos ēon draftin nė komisionin qeveritar. Ja ēfarė pėrfitojnė shqiptarėt
Permalink   







Greqi, ligj i ri pėr emigrantėt




Dokumentet, pa ditur greqishten, me detyrim dhe pa pagesė
 

GREQI


Tė gjithė ata qė emigrantė shqiptarė qė do tė rinovojnė dokumentet, apo tė tjerė qė janė aktualisht ilegal apo me leje tė pėrkohshme qėndrimi, nuk do tė presin mė me ditė edhe javė tė tėra nėpėr sportelet e zyrave greke. Ministri i Brendshėm grek pėr pushtetin lokal, Prokopis Pavlopulos, ia ka paraqitur projektligjin e ri njė komisioni tė posaēėm qeveritar, i cili shumė shpejt pritet ta miratojė. Projektligji i ri synon tė bėjė ndryshime rrėnjėsore, nė mėnyrė qė tė pėrballoheshin njė sėrė problemesh tė lindura nga ligji aktual “Pėr integrimin e emigrantėve”, me numėr 2910/2001, i cili krijoi edhe njė frymė burokracie dhe radhė tė gjata emigrantėsh, ku ata humbnin ditė tė tėra pune. Projektligji i ri bėn fjalė pėr zbatimin e udhėzimeve tė BE-sė, pėr bashkimin familjar, statusin pėr lejen afatgjatė, dhėnien e lejeve pėr viktimat e trafikimit njerėzor e shumė probleme tė tjera tė emigrantėve. Ndėrsa afati pėr dorėzimin e dokumenteve, ėshtė 31 dhjetori i kėtij viti.
Sipas projektligjit nė fjalė, nė komisionin dyministror tė Ndjekjes sė Politikės sė Emigracionit, tashmė do tė marrin pjesė edhe ministrat e Zhvillimit, tė Arsimit dhe tė Besimit Fetar, Shėndetėsisė dhe Asistencės Sociale, Bujqėsisė dhe Kulturės, pėr tė pėrcaktuar akoma mė qartė rrugėt qė do tė ndjekė politika e re e emigrimit pėr njė integrim sa mė efikas tė emigrantėve nė shoqėrinė greke. “Koha qė i duhet njė emigranti qė tė bėjė kėrkesėn pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, do tė jetė dy muaj nga dita e skadimit tė lejes ekzistuese. Nė raste tepėr tė veēanta kur arsyet janė  ”madhore”, atėherė ky afat mund tė jetė deri nė njė muaj para datės sė skadimit. Nė rast se nuk ka arsye justifikimi dhe emigranti vonohet tė dorėzoje kėrkesėn, do tė ketė edhe gjobė e cila shkon deri tek 1/3 e vlerės sė njė gjobe shtėpiake”, - thuhet nė projektligjin e ri grek. Po ashtu, pėr emigrantėt shqiptarė krijohen ndryshime legjislative pėr mundėsimin e blerjes sė ditėve te sigurimit shoqėror (ensimave) deri nė 20 pėr qind tė numrit qė tashmė kėrkohet, pėr arsye se njė prej problemeve mė tė mėdha pėr rinovimin e lejeve, ishte pamundėsia pėr plotėsimin e kėtij numri nga tė interesuarit, pėr arsye tė punėsimit tė tyre sezonal nė periudha tė shkėputura kohore. Nėse projektligji bėhet ligj, atėherė anulohet provimi i detyrueshėm ndaj personave qė kanė aplikuar pėr lejen e qėndrimit afatgjatė, pėr njohjen e mjaftueshme tė gjuhės greke dhe elementėve nga historia dhe kultura greke, si dhe hiqet detyrimi pėr pagesėn e detyruar (paravolo) tė tė gjithė tė miturve. “Gjithashtu, lejohet pėrpilimi i veprimeve noteriale nga shtetas tė vendeve jashtė BE-sė, pėrderisa emigranti ka dorėzuar tė gjitha dokumentet pėr dhėnien e lejes sė qėndrimit dhe zotėron vėrtetimin pėrkatės, ndėrsa me ligjin ekzistues duhej patjetėr leja e vjetėr e qėndrimit. Po ashtu, zgjidhet problemi pėr ata qė nuk kanė nxjerrė akoma pasaporta, pėrderisa janė akoma nė procesin e pritjes se marrjes sė saj. Pėr ekzistencėn e kėsaj pamundėsie merr vendim njė komision i posaēėm i ministrisė, pas njė vėrtetimi tė zyrės sė posaēme tė Ministrisė sė Jashtme, - thuhet nė projektligj, sipas tė cilit, “rriten dėnimet dhe gjobat pėr ata qė favorizojnė hyrjen e emigrantėve tė paligjshėm nė vend”. Edhe njė favor tjetėr ka tė bėjė me aplikimin pėr leje qėndrimi tė atyre emigrantėve, tė cilėt kanė qėndruar nė Greqi deri nė datėn 31.12.2004, duke pasur si bazė dokumente tė cilat vėrtetojnė kėtė qėndrim.


 


NDRYSHIMET


Koha qė i duhet njė emigranti tė bėjė kėrkesėn pėr rinovimin e lejes sė qėndrimit, do tė jetė dy muaj nga dita e skadimit tė lejes ekzistuese.
Emigrantėt mund tė blejnė ditėt e sigurimit (ensimave) deri nė 20 pėr qind tė numrit qė kėrkohet, pėr rinovimin e lejeve.
Rregullohet ēėshtja e emigrantėve tė cilėt janė pranuar nė Greqi, sipas ligjit pėr bashkimin familjar dhe nė vazhdim morėn leje qėndrimi si tė punėsuar.
Anulohet provimi i detyrueshėm ndaj personave qė kanė aplikuar pėr lejen e qėndrimit afatgjatė pėr njohjen e mjaftueshme tė greqishtes, historisė dhe kulturės greke.
Rriten dėnimet ligjore dhe gjobat pėr ata qė lehtėsojnė hyrjen e emigrantėve tė paligjshėm nė vend.
U jepet mė shumė mundėsi pėr tė aplikuar pėr leje qėndrimi njė kategorie tė veēantė emigrantesh, tė cilėt kanė qėndruar nė Greqi deri nė datėn 31.12.2004, duke pasur si bazė dokumente tė cilat vėrtetojnė kėtė qėndrim.
Pėr dorėzimin e dokumenteve nga emigrantėt, pėrcaktohet si afati i fundit data 31.12.2006.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard