Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: BERZH, 16 milionė euro kredi pėr sektorin energjetik


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
BERZH, 16 milionė euro kredi pėr sektorin energjetik
Permalink   


Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), do tė financojė pėr rehabilitimin e sistemit tė transmetimit tė energjisė elektrike nė vend. Drejtori i Pėrgjithshėm i KESH-it, Andi Beli dhe zėvendėspresidenti i BERZH-it, Varel Freeman, kanė firmosur dje marrėveshjen e huasė. Kredia e dhėnė arrin nė shumėn e 16 milionė eurove. Me anė tė kėsaj kredie do tė bėhet i mundur rehabilitimi i nėnstacioneve tė transmetimit tė energjisė. Pra do tė zėvendėsohen pajisjet e teknologjisė sė vjetėr, me pajisje bashkėkohore, tė cilat do tė ndikojnė nė pėrmirėsimin me energji elektrike. Nga ky projekt do tė pėrfitojnė nėnstacioni i Fierzės, i Komanit, i Vaut tė Dejės, Burrelit dhe Elbasanit.
Kredia
Ministri i Financave ka nėnshkruar dje marrėveshjen e garancisė ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė, me Zv/Presidentin e BERZH-it, Varel Freeman. Po dje u firmos edhe marrėveshja e huasė ndėrmjet Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare, pėrfaqėsuar nga Andi Beli dhe pėrfaqėsuesi i BERZH-it. Kredia prej 16 milionė eurosh do tė akordohet pėr projektin e rehabilitimit tė nėnstacioneve tė transmetimit tė energjisė, me qėllim zėvendėsimin e pajisjeve tė teknologjisė sė vjetėr me pajisje bashkėkohore nė nėnstacionet Fierzė, Koman dhe Vau i Dejės, Burreli dhe Elbasani. “Unė gjej rastin kėtu pėr tė falėnderuar pėrfaqėsuesin e BERZH-it, i cili iu bashkėngjit kėtij projekti dhe bėri tė mundur plotėsimin e tij”, - tha ministri i Financave Ridvan Bode, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes. Ndėrkohė, pėrfaqėsuesi i BERZH-it, Freeman theksoi vendosmėrinė e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, pėr tė qenė aktivė me tė tjera programe mbėshtetėse pėr qeverinė dhe sektorin privat nė Shqipėri.
Projekti
Kostoja totale e kėtij projekti arrin nė 52.14 milionė dollarė. Bashkėfinancuesit e kėtij projekti janė, Shoqata Ndėrkombėtare pėr Zhvillim (IDA) me 27 milionė dollarė, hua e cila ėshtė bėrė efektive nė vitin 2005. Njė tjetėr bashkėfinancues ėshtė BERZH-i me 20 milion dollarė ose 16 milionė euro, si edhe Korporata me 5.14 milionė dollarė. Kredia e dhėnė nga BERZH-i ka njė afat maturimi prej 12 vjetėsh, periudha grace ėshtė 3 vjet, interesi ėshtė Euribor +1 pėr qind, komisioni i angazhimit ėshtė 0.5 pėr qind nė vit, si dhe data e mbylljes ėshtė 31.12.2009.
BERZH
Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim ėshtė njė ndėr financuesit kryesorė tė projekteve strategjikė tė vendit. Deri mė tani BERZH–i ka financuar mbi 300 milionė euro nė Shqipėri, ku njė e treta e tė cilave ėshtė dhėnė pėr sektorin energjetik, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė pėrdorur pėr infrastrukturėn, financat dhe sektorin privat.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard