Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Qė nga 1 dhjetori, hiqet dogana


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Qė nga 1 dhjetori, hiqet dogana
Permalink   


Nga data 1 dhjetor 2006 fillojnė dhe reduktohen nė mėnyrė graduale tė gjitha tarifat doganore tė tregtisė mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. Burime tė rezervuara nė zyrėn e shtypit tė Ministrisė sė Integrimit bėnė tė ditur se me datėn 1 dhjetor 2006, do tė hyjė pėrfundimisht nė fuqi Marrėveshja e Ndėrmjetme, ose siē njihet ndryshe, pjesa tregtare e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit. Kjo do tė thotė se qė nga kjo datė do tė ulen nė mėnyrė graduale tarifat doganore tė tregtisė mes BE-sė dhe Shqipėrisė nė harkun kohor tė viteve 2006-2011. Ndėrsa pėr disa prodhime industriale, tarifa doganore bėhen menjėherė zero. Makinat e reja nuk do tė paguajnė taksė doganore, duke pėrfituar nga kjo marrėveshje, e cila i njeh tė drejtėn autoveturave tė reja qė vijnė nga BE-ja tė kalojnė me tarifa zero nė doganėn shqiptare. Ndėrkohė qė nuk do ta kenė kėtė fat makinat e vjetra. Atyre do t’u duhet tė paguajnė 15% tė taksės doganore.
Ndėrkaq, pritet qė tė liberalizohen edhe rreth 93% tė produkteve bujqėsore, disa prej tė cilave do tė hyjnė qė nė fillim pa taksė doganore, ndėrsa mjaft tė tjera do t’u nėnshtrohen njė serie kategorish taksimi, me tendencė ulje graduale tė tarifave doganore.
Humbjet
Qeveria shqiptare, pas disa shtyrjeve, ka notifikuar tashmė Marrėveshjen “Interim”, e cila do tė nisė tė zbatohet sipas tė gjitha procedurave, duke filluar nga data 1 dhjetor 2006. Por ky reduktim i tarifave doganore pritet tė shkaktojė jo pak humbje nė buxhetin e shtetit, nė planin e tė ardhurave nga doganat. Kjo ka qenė dhe njė nga arsyet se pėrse qeveria shqiptare e dėrgoi me vonesė marrėveshjen pėr ratifikim nė Kuvend. Duke qenė se reduktimi i tarifave doganore do tė shkaktojė humbje jo tė vogla, Ministria e Financave mėsohet se ėshtė duke pėrgatitur njė plan veprimi pėr tė mbuluar efektet financiare. Mbulimi i kėtyre efekteve financiare pritet tė shoqėrohet me rritjen e akcizave pėr shumė produkte qė do importohen nga vendet e BE-sė. Hapat e hedhura nga Ministria e Financave janė mjaft tė ngadalta nė kėtė drejtim. Ajo me kohė duhet tė kishte paraqitur plan-veprimin pėr mbulimin e humbjeve qė do tė shkaktojė reduktimi i tarifave doganore. Qė pas nėnshkrimit tė MSA opozita protestoi nė kuvend qė kjo marrėveshje, sipas MSA nuk hyri nė fuqi menjėherė. Presioni i madh i BE ka ēuar nė vendimmarrjen e qeverisė. Kjo marrėveshje nuk ratifikohet nga tė 25 parlamentet e vendeve anėtare tė BE-sė. Ajo ratifikohet nga Parlamenti shqiptar dhe aprovohet nga Sekretariati i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Bashkimit Evropian.


 



  • Pėrfitimet
    Marrėveshja e Ndėrmjetme qė do tė hyjė nė fuqi mė 1 dhjetor, parashikon tė mos vendosen mė detyrime doganore tė reja pėr importet ose eksportet, ose tarifa tė reja me efekt tė njėjtė me to dhe nuk rriten as ato qė zbatohen tashmė nė tregtinė ndėrmjet Komunitetit dhe Shqipėrisė. Qė nga kjo datė do tė bėhet pezullimi i masave kufizuese tė reja nė tregtinė ndėrmjet Shqipėrisė dhe KE-sė.
  • Ulja
    Ulja graduale e tarifave doganore pritet tė zgjasė pėr njė periudhė pesėvjeēare. Masa e reduktimit do tė fillojė me 80%, derisa sa tė bėhet zero pas 5 vjetėsh. Tarifat doganore do tė fillojnė tė reduktohen nė masėn 80% tė taksės bazė qė nė datėn e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, dhe me 1 janar tė vitit tė pestė pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes, tarifat e mbetura tė importit do tė hiqen.
  • Industriale
    Gjatė negocimit mbi shkallėn e liberalizimit tė produkteve, ėshtė ndjekur njė logjikė e tillė negocimi. Produktet industriale janė ndarė nė dy kategori: jo sensitive – tarifat doganore tė importit bėhen menjėherė 0%; mesatarisht sensitive – tarifat doganore reduktohen nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar pėr njė periudhė pesėvjeēare.
  • Makinat
    Pėr makinat e reja do tė fillojė reduktimi i taksės doganore, duke pėrfituar nga MSA-ja, qė i njeh tė drejtėn autoveturave tė reja qė vijnė nga BE-ja tė kalojnė me tarifa zero doganėn shqiptare. Ndėrkohė qė nuk do ta kenė kėtė fat makinat e vjetra qė do t’u duhet tė paguajnė 15 pėr qindėshin e taksės doganore.
  • Bujqėsia  
    Produktet bujqėsore ndahen nė produkte primare bujqėsore dhe produkte tė pėrpunuara bujqėsore. Ato janė grupuar nė tre kategori: jo sensitive – tarifat doganore tė importit bėhen menjėherė 0%; mesatarisht sensitive – tarifat doganore reduktohen nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar pėr njė periudhė pesėvjeēare; shumė sensitive - tarifat doganore nuk ndryshojnė. Pėrqindja e liberalizimit pėr produktet e pėrpunuara bujqėsore, ėshtė afėrsisht 93 %.


__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard