Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Ministria pranon propozimin e rektorėve. Mė 11 dhe 12 hapen sekretaritė, Udhėzimi i ri, dy ditė pėr kėrkesat nė fakultete


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Ministria pranon propozimin e rektorėve. Mė 11 dhe 12 hapen sekretaritė, Udhėzimi i ri, dy ditė pėr kėrkesat nė fakultete
Permalink   


Dy ditė do tė kenė nė dispozicion kandidatėt pėr tė depozituar kėrkesat e tyre nė fakultete. Mė datė 11 dhe 12 tetor, sekretaritė do tė jenė hapur pėr ata qė paraqesin kėrkesė pėr t’u futur nė shkollė tė lartė.


Kėta do tė kenė edhe shansin tė fitojnė statusin e studentit. Ministria e Arsimit ka pranuar mė nė fund pasditen e djeshme propozimin e ri tė rektorėve tė universiteteve. Ata kėrkuan qė vendet e mbetura bosh, pas raundit tė fundit tė seleksionimit, tė plotėsohen nga ata kandidatė qė janė poshtė vijės sė kuqe dhe qė do tė depozitojnė kėrkesė pranė fakultetit, ose degės ku ata janė regjistruar, por ku deri tani nuk kanė mundur tė shpallen fitues. Kėtė propozim edhe MASH e ka mirėpritur me idenė qė edhe pse ka kuota tė lira, ato sėrish i pėrkasin universiteteve. Sot do tė pėrcaktohen pikat pėrfundimtare tė udhėzimit i cili do t’u pėrcillet universiteteve.


DYNDJE NE SEKRETARI
Dyndje nė dyert e Ministrisė sė Arsimit dhe fakulteteve. Shumė prindėr dhe kandidatė kanė kėrkuar qė tė depozitojnė kėrkesat e tyre pėr t’u regjistruar nė degėn ku kanė konkurruar, por nuk kanė fituar. Dyert e sekretarive kanė qenė tė mbyllura pėr regjistrimet dhe sekretaret jo vetėm qė nuk kanė pranuar kėrkesat e kandidatėve, por u kanė thėnė qė me kėtė punė do tė merret Ministria e Arsimit. Tė shqetėsuar pėr fatin e fėmijėve tė tyre ata janė drejtuar edhe nė Ministrinė e Arsimit, ku ēdo ditė pas orės 13:00 mund tė konsultohen me njė prej specialistėve tė arsimit tė lartė nė kėtė drejtori. Por as kėtu s’kanė gjetur mirėkuptim. “Nuk na thonė asgjė. Nga fakulteti po vijmė dhe na thonė qė duhet tė shkojmė nė degėn e fakultetit pėr t’u interesuar. Ne kemi ardhur nga Skrapari. Djali im ka mbaruar me mesatare 8.5 nė shkollė ekonomike dhe nuk mund tė regjistrohet akoma nė fakultetin Ekonomik”, thotė njė prind.
Plot 350 kuota bosh kanė mbetur tė lira nė degėt e fakulteteve tė Universitetit tė Tiranės edhe pas raundit tė fundit tė shpallur nga Ministria e Arsimit. Shuma kandidatė janė ēregjistruar nga njė degė dhe kanė kaluar nė njė degė tjetėr tė preferuar ku edhe u ka dalė emri pėr t’u shpallur fitues, ndėrsa tė tjerė janė regjistruar nė degėt qė deri tani kishin mbetur tė papreferuara.


FILLIMVITI AKADEMIK
Pjesa tjetėr e studentėve tė vitit tė parė kanė nisur dje vitin e ri akademik. Vetė kryeministri Berisha dhe ministri i Arsimit Genc Pollo morėn pjesė nė ceremoninė e hapjes sė Universitetit Publik “Aleksandėr Moisiu”, nė Durrės. Universiteti i Durrėsit pret nė vitin e parė akademik tė tij 1030 studentė nga qytete tė ndryshme. “Dua t’i siguroj se qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr suksesin e reformės sė arsimit tė lartė. Qeveria ėshtė e vendosur tė dyfishojė nė 4 vjet buxhetin, nė mėnyrė qė tė shkėputemi me shpejtėsi nga ai degradim qė arsimi njohu nė regjimin kleptokratik, regjim i cili pėrgjysmoi buxhetin pėr arsimin e lartė dhe arsimin shqiptar nė tėrėsi”, tha Berisha. Sipas tij, nga 2.1 qė ishte nė vitin 2005, sot buxheti pėr arsimin arrin nė 3.3 tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė vendit. “Asgjė nuk do na ndalojė ne pa kaluar nė 4 dhe mbi 4 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė vendit”, tha Berisha..


 


Korēė, 350 vende bosh


KORĒE - Dita e djeshme ka shėnuar fillimin e mėsimit edhe nė Universitetin “Fan S.Noli” nė Korēė. Kėtė vit akademik nė auditorėt e tij do tė ulen 4200 studentė, prej tė cilėve 850 nė vitet e para tė katėr fakulteteve tė tij: Mėsuesi, Agronomi, Ekonomik dhe Shkollėn e Lartė tė Infermierisė. Drejtuesit e kėtij universiteti gjatė ceremonisė sė fillimit tė vitit tė ri akademik kanė bėrė tė ditur se regjistrimet nė kėtė tempull tė dijes do tė vazhdojnė edhe gjatė javės sė parė tė fillimit tė mėsimit. Kjo pėr faktin se, sipas tyre, janė ende edhe 350 vende tė paplotėsuara nė tė gjitha fakultetet e kėtij universiteti. Fakulteti mė i preferuar si edhe nė vitet e kaluara mbetet ai i Mėsuesisė, ku ka pasur edhe dyndje mė tė madhe studentėsh, shumica e tė cilėve vajza. Po edhe kėtu ka kuota tė paplotėsuara. Vende tė lira ka edhe nė tre fakultetet e tjerė. Bėhet e ditur se nė kėtė universitet punojnė 100 pedagogė tė pėrhershėm dhe 160 tė tjerė me kohė tė pjesshme. j.gj.


 


Shkodėr, mėsim edhe natėn


SHKODER - Universiteti i Shkodrės hap dyert pėr rreth 11 mijė studentė, ku nga kėto 7 mijė tė sistemit tė ditės, ndėrkohė qė nė tė ndjekin studimet edhe 4 mijė tė tjerė me kohė tė pjesshme dhe korrespondencė. Pėr herė tė parė nė auditorėt e kėtij universiteti do tė ulen 1800 studentė. Gjithsej universiteti i  Shkodrės “Luigj Gurakuqi” ka 6 fakultete dhe 22 degė. Sipas rektorit tė kėtij universiteti, Mahir Hoti, ky vit, duke parė edhe sfidat e konkurrencėn e universiteteve tė tjera, ishte njė provė pėr Universitetin e Shkodrės. Sipas rektorit Hoti: “Fakti qė sivjet janė regjistruar 200 studentė mė shumė se njė vit mė parė, tregon se ne kemi fizionominė tonė”. Mungesa e ambienteve do tė jetė mesa duket njė problem qė do ta shoqėrojė sėrish Universitetin e Shkodrės. Tre fakultete kėtė vit do tė bėjnė mėsim me turne. Zhvillimi i mėsimit pasdite deri nė orėn 20:30  ka bėrė qė rektorati i universitetit tė kėrkojė nga drejtuesit e KESH-it furnizimin pa ndėrprerje me energji elektrike.


 


vlore, Ēel dyert universiteti
Janė ēelur dje dyert pėr fillimin e vitit tė ri akademik, 2006-2007, edhe nė universitetin "Ismail Qemali". Nė fjalėn e tij rektori, Bilal Shkurtaj, ka uruar studentėt pėr njė vit tė mbarė, si dhe u ka uruar mirėseardhjen pėr herė tė parė tė 1682 studentėve tė rinj, tė cilėt kanė fituar statusin e studentin, duke e ēuar nė total numrin e studenteve tė cilėt e frekuentojnė atė me kohė tė plotė nė 6530 studentė. Sipas Shkurtajt, nė sistemin me kohė tė pjesshme janė rreth 1012 studentė mė tepėr se njė vit mė parė dhe kėto janė ambiciet pėr zgjerimin e universitetit, i cili me plotėsimin e vendeve tė mbetura bosh nė disa degė dhe njėkohėsisht me studentėt qė do tė shtohen nė vazhdim me degėt e dyta, apo edhe part time-in numri nė total i studentėve mund tė shkojė nė rreth 10 mijė studentė.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard