Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Berisha, politika tė universiteteve private


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Berisha, politika tė universiteteve private
Permalink   


Tiranė- Kryeministri Berisha ka ndjekur dhe po vazhdon tė ndjekė politika tė universiteteve private, nė ato qytete ku njė vit mė parė u mohoi shkollat e larta publike tė rinjve. Kjo ėshtė parė dukshėm nė qytetin e Durrėsit, por fenomeni po njeh shtrirje tė vazhdueshme. Madje, kjo politikė u pėrvijua po kaq dukshėm edhe nė maturėn shtetėrore tė kėtij viti dhe sidomos koeficientėt dhe formulat e llogaritjeve qė ministria e Arsimit pėrzgjodhi si kriter pėr pranimin. Koeficientėt e llogaritura nė maturėn shtetėrore u pėrdorėn pėr reklamė tė shkollave tė mesme private. "Ngatėrresat" e bėra pikėrisht me kėto koeficientė nga ana e ministrisė sė Arsimit ndodhėn vetėm pėr gjimnazet e pėrgjithshme, ndėrsa pėr gjimnazet private koeficientėt u llogaritėn ashtu si duhej. Nė kėtė mėnyrė, kėto shkolla tė mesme private do tė kenė mundėsinė qė nė pjesėn e publicitetit tė tyre pėr tė afruar sa mė shumė nxėnės qė tė studiojnė nė to, tė shtojnė edhe numrin e gjithė maturantėve tė pranuar nė universitete. Koeficientėt e "ngatėrruar" gjatė llogaritjes sė pikėve nė mėnyrė tė ndarė pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme tė pėrgjithshme dhe atyre private, e sidomos moskthimi i kėtyre llogaritjeve tregon nė mėnyrė tė qartė se nė kėtė biznes tė favorizimit tė shkollave private ėshtė e pėrfshira e para ministria e Arsimit.


Tiranė- Kryeministri Berisha ka treguar sėrisht anėn e tij skandaloze dhe qesharake nė tė njėjtėn kohė, nė ditėn e fillimit tė vitit akademik pėr shkollat e larta. Bashkė me ministrin e tij tė Arsimit, Genc Pollo ai ka inaguruar dy ditė mė parė, pikėrisht tė njėjtin universitet qė njė vit mė parė mori vendim pėr ta mbyllur. Universiteti i Durrėsit ėshtė shembulli i shiritave falso tė inagurimeve tė prera nga kreu i qeverisė. Tė gjithė studentėt dhe sidomos ata tė regjistruar njė vit mė parė nė universitetin "Aleksandėr Moisiu" e kujtojnė se si qeveria Berisha mori vendim pėr ta mbyllur kėtė universitet, vetėm pak ditė pėrpara se ky tė fillonte nga puna, pėr tė pritur gjithė kandidatėt e rinj. Kėta tė fundit jo vetėm qė ishin regjistruar, por kishin paguar edhe tarifėn qė nuk iu kthye asnjėherė mbrapsht. Pėrvec kėsaj, universiteti ishte pėrgatitur edhe me stafin pedagogjik dhe godina ishte bėrė gati. Por kryeministri e kundėrshtoi hapjen e "Aleksandėr Moisiu" nė Durrės, vetėm sepse ky ishte njė vendim i qeverisė socialiste dhe kjo mjaftoi pėr Berishėn qė ta quante si njė element fushate tė saj. Atėherė kreu i qeverisė deklaroi se nuk kishte ndėrmend qė tė lejonte hapjen e njė "koteci". Nė fakt, edhe pas njė viti, kur Berisha kishte nė dorė gėrshėrėt e inagurimit, asgjė nuk ka ndryshuar nga ky universitet. As godina e pėrcaktuar pėr tė, as stafi pedagogjik dhe madje as numri i pranimeve dhe as degėt. "Podiumi" nga ku Berisha po bėnte premtimet e rradhės pėr liberalizim tė universiteteve dhe pėr shtim tė fondit tė arsimit ėshtė po i njėjti "kotec" qė i tillė ishte vetėm njė vit mė parė, kurse kėtė vit ishte "njė ngjarje e madhe pėr kombin".



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard