Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Dy persona u vranė pėr tė mbuluar sekretin e kryeministrit shqiptar


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Dy persona u vranė pėr tė mbuluar sekretin e kryeministrit shqiptar
Permalink   


 

BOTOHEN pėr HERĖ tė PARĖ


 



Prapaskenat e njė krimi tė paralajmėruar nė Plenumin e Partisė. Pse u dogj Mehmet Shehu pėr tė ngritur larg figurėn e Ramiz Alisė



"Loja politike" e Enverit pėr "gabimin politik" tė Kryeministrit


 



Misteret e pathėna tė njė dosjeje, e cila pėr nga koha dhe mėnyra e tregimit tė saj i ngjajnė njė "telenovele" 21-vjeēare, sekreti i sė cilės vazhdon ende tė ndriēohet vetėm nga guximi gazetaresk. Vrasja apo vetėvrasja e Mehmet Shehut, as qė do tė ishte hapur ndonjėherė, nėse njė letėr e papublikuar do tė sillte andrallat e pėrhershme nė tė tilla ngjarje. Megjithatė, djemtė e ish-kryeministrit tė Shqipėrisė kanė filluar tė flasin pėr tė vėrtetat e hidhura tė kohės sė Diktaturės, e shoqėruar me skandalin, ose ngjarjen mė tė rėndė tė (vet)vrasjes sė njė drejtuesi tė lartė tė shtetit shqiptar. Prapaskenat e atij krimi, nė kufijtė e tė cilit ka luajtur lojėn e saj Politika e Enver Hoxhės, apo e ndonjė tjetri, i cili donte tė futej nė hullinė e ngritjes nė detyrė, apo tė ndonjė "loje fitimprurėse" tė llojit "i besuar i tė parit", duket se i ka shėrbyer mjaft Mehmet Shehut, qė tė merrte guximin pėr t'i shkruar Enver Hoxhės dhe mė pas tė qėllonte veten me pistoletė. Sipas atyre qė janė thėnė deri tani, Mehmet Shehu kishte filluar rėnien politike, qė kur pranoi fejesėn e djalit tė tij me njė prej vajzave tė fisit Turdiu, tė deklasuara nė atė kohė, dhe madje tė para me syrin e fisit qė do "tė shkatėrronte" Shqipėrinė. Megjithatė dilemat e 17 dhjetorit tė vitit 1981, vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite, aq sa njė stėrmundim mė vete ka qenė edhe gjetja e eshtrave tė Mehmet Shehut nga djemtė e tij, kėrkime qė u sosėn shumė kohė mė vonė nga sa mendohej. Sikur tė mos mjaftonin persekutimet e djemve tė Mehmet Shehut dhe burgosjet e tij pėr veprimin "e gabuar" tė babait tė tyre, realisht, as atėherė dhe as tani, ata qė e shtynė Shehun nė kėtė krim nuk janė pėrmendur plotėsisht, por vetėm ėshtė aluduar pėr mbledhje "rrufe", raporti i kryeministrit tė asaj kohe dhe kritikat personale tė Mehmet Shehut pėrpara njerėzve qė sajuan "devijimet" pėr ta ēuar nė krimin e mbrėmjes sė ftohtė tė dhjetorit, duke u gdhirė data 18. Tė gjitha kėto janė pak. Djali i Mehmetit, Bashkim Shehu, ka ditur tė shpjegojė saktėsisht dhe me mėnyrėn e tij enigmat e njė krimi, pėr tė cilin pati atėherė jehonė, por qė edhe tani ka efektin e saj mjaft domethėnės.


Rezarta Alushi


 



Dėshmi dhe fakte tė pathėna pėr njė krim tė vjetėr. Si hynė nė lojė politikanėt e lartė



VDEKJET MISTERIOZE


 


Dy persona u vranė pėr tė mbuluar


sekretin e kryeministrit shqiptar



Pėrse u eliminuan dėshmitarėt e rėndėsishėm dhe ēfarė enigme morėn me vete nė varr. Kush ishte i interesuar pėr zhdukjen e tyre dhe si u realizua ajo mė pas.


 



Hapja e letrave pėr vdekjen e Mehmet Shehut, nė kuptimin e mirėfilltė tė kėsaj fjale, nė vend qė tė pakėsonte (sa pėr zgjidhje, nuk bėhet fjalė, sa kohė qė, askush, pėrveē djemve tė Mehmet Shehut, mė saktė, mė tė voglit prej tyre, nuk ka folur deri mė sot, pėr acarimin e marrėdhėnieve midis tij dhe Enver Hoxhės dhe rolin vendimtar tė tyre nė pėrcaktimin e fundit tė ish-kryeministrit komunist shqiptar) enigmat e mėdha rreth vdekjes mė tė bujshme tė regjimit komunist nė Shqipėri, pėrkundrazi, i shtoi ato me njė tjetėr element, po aq enigmatik. Madje, nė njė farė mėnyre, rėndėsia e kėsaj tė fundit merr mė shumė peshė, si pėr kohėn kur ka ndodhur ngjarja qė e ka provokuar atė, ashtu edhe pėr vendin qė zė sot nė politikėn shqiptare, personazhi qendror i saj, ish-ministri i Jashtėm i vendit, sot deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, zoti Paskal Milo.


Nė njė farė mėnyre, burimi i letrės sė publikuar prej tij ėshtė "ngacmuar" jo pak edhe nga vetė Milo nė prononcimet e irrituara tė tij, sidomos pas kritikave qė i bėri, vetėm njė ditė pas publikimit, Drejtori i Pėrgjithshėm i Arkivave, Shaban Sinani. Normalisht, sipas disa rregullave qė ekzistojnė, nė mėnyrė imponuese nė mėnyrėn se si funksionon njė aparat shtetėror nė kushtet e Demokracisė, fjala e njė deputeti merret si e mirėqenė, ndėrkohė qė hetimet pėr tė, qoftė edhe nė njė rast si ky, kur nuk kemi tė bėjmė me njė vepėr penale tė mirėfilltė, janė, pėr tė mos thėnė tė pamundura, shumė tė vėshtira, po se po. Sidoqoftė, nga kėrkimet e "Republikės", nė kushtet e heshtjes totale tė zotit Milo dhe paragjykimeve tė tij, pėr vlerat e gazetave dhe misionit qė ato kanė, duke u nisur nga pozicioni dhe preferencat politike qė kanė, del se historia e letrės sė mbrame tė Mehmet Shehut, ėshtė po aq interesante sa vetė historia e ditėve dhe netėve tė fundit tė tij. Madje, deri nė atė pikė sa qė, nėpėrmjet zbardhjes sė enigmės sė "rrugėtimit" saj, mund tė zgjidhen shumė enigma, edhe pėr vetė vdekjen e tij, fajtorėt dhe planet qė ēuan nė tė.


Realisht, emri i zotit Milo, pėr tė qenė tė sinqertė deri nė fund, nuk pėrmendet nė historinė dhe dėshmitė qė ka mundur tė grumbullojė "Republika" deri mė sot, nė lidhje me kėtė problem. Madje, duket se roli i tij nė ato vite ka qenė kaq periferik, sa qė askush nuk ėshtė kujtuar tė merret me tė. Gjithsesi, e vėrteta ėshtė sa e hidhur, aq edhe tronditėse, sa ē'ka qenė vetė historia e kryeministrit tė fundit potent dhe "poliautoritar" nė strukturat e Diktaturės Komuniste nė Shqipėri.


Dy vdekje misterioze, tė ndodhura si "rastėsisht", gjithsesi, pa asnjė shpjegim konkret, kanė shoqėruar, nėn okeljon "helmim" vdekjen e Mehmet Shehut, gjithsesi, shumė kohė mė pas. E para, ka tė bėjė me njė njeri shumė tė afėrt tė vetė ish-kryeministrit, i cili, pa dyshim qė ka qenė personi, qė, ndoshta dinte mė shumė se kushdo tjetėr pėr enigmėn e vdekjes sė Mehmet Shehut, ndėrsa i dyti, ndonėse nuk ka pasur asnjėherė lidhje tė drejtpėrdrejtė me Udhėheqjen e lartė Komuniste dhe trashėgimtarėt, si gjenetikė, ashtu edhe politikė tė tyre, krejt rastėsisht u gjet atje ku nuk duhej, pranė sekretit mė tė madh tė shtetit komunist dhe qė, pikėrisht pėr kėtė humbi jetėn, duke u eliminuar fizikisht.


Duke filluar qė nesėr, "Republika" do tė botojė dėshmi dhe fakte konkrete, tė personave qė, nė mos shumė, diēka kanė ditur pėr kėto dy vdekje, njėra prej tė cilave sidomos, por nė thelb, mund tė thuhet, edhe tė dyja, kanė ditur shumė, si pėr letrėn, tė cilėn, le ta quajmė tani, "letra e Milos", ashtu edhe pėr vendin e depozitimit tė saj. Tek e fundit, dosja e kėtij krimi, i rėndė, si tė gjitha krimet qė kryhen brenda llojit, u hap tashmė. Dhe, qoftė edhe vetėm pėr kėtė, ia vlen t'i shkohet deri nė fund (tė asaj qė duket dhe qė mund tė dihet). Pėr mė tepėr qė, reminishencat e tij, si edhe lidhjet konkrete, nėpėrmjet pėrpjekjeve madhore dhe tepėr tė stėrmundimshme, siē del edhe nga dėshmitė, tė cilat do tė fillojnė tė botohen nė numrat e ardhshėm tė "Republikės", kanė prekur jo pak, edhe kohėn nė tė cilėn jetojmė, vitet e periudhės sė pluralizmit politik, me shumė nga personazhet e rėndėsishėm tė saj.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard