Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Filmi, nga “filli i kuq” tek tapeti i kuq


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Filmi, nga “filli i kuq” tek tapeti i kuq
Permalink   


Nga “filli i kuq” tek tapeti i kuq, kėshtu mund tė karakterizohet shkurtazi historia e kinematografisė shqiptare, veēmas rruga e saj pėrgjatė tranzicionit. Festivali i dymbėdhjetė i filmit, qė u mbyll dje duke shpėrblyer “mė tė mirėt” - kjo mund tė bėhet objekt debatesh pėr njėfarė kohe - ishte njė punė mjaft e rėndė, ē’ėshtė e vėrteta. Ai evidentoi njė sėrė arritjesh tė filmit shqiptar, qė tashmė gjendet i ēliruar prej kohėsh nga rregullat strikte, nga ngjyrimet ideologjike dhe tutela e komisioneve tė panumėrta, tė cilat ashtu si mamitė e tepėrta, mbysnin qė nė lindje edhe ato pak prirje kėrkuese tė kineastėve pėr tė sjellė vlera tė vėrteta dhe tė qėndrueshme. Filmi ka gjithashtu mjaft kohė qė nuk udhėhiqet nga parimet e “diktaturės sė proletariatit” dhe assesi nuk vuan dialogėsh tė sforcuar, asish ku fjala trembej dhe vėrtetėsia arratisej. Bashkėpunimi me partnerėt dhe producentėt e huaj, kryesisht tė rajonit, por edhe me shkollat dhe industritė mė tė zhvilluara tė kinematografisė evropiane, i kanė dhėnė filmit shqiptar njėlloj frymėmarrjeje; pėrballja mė e shpeshtė me prurjet e kolegėve, kanė mprehur shijet e autorėve dhe kanė formuluar kėrkesa qė koha i bėn pėrherė e mė cilėsore. Pak a shumė e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr gjinitė e tjera, filmin dokumentar dhe atė vizatimor, paēka se ato - si gjithnjė - janė “prapa liste”. (Ishte e dukshme edhe nė kėtė festival mungesa e vėmendjes ndaj filmit dokumentar, qė edhe kėshtu po vuan mjaft konkurrencėn e prodhimeve pa fund tė televizioneve private. Sa pėr vizatimorin, qė kėtu u cilėsua si seksioni i filmi alternativ, ai ka mbetur i ndryrė nė studiot e krijuesve-producentė, qė pakkush i njeh.)
Ndėrkaq, ashtu si shumė veprimtari tė tjera artistike, konkurse e show, edhe ky festival nuk shpėtoi dot nga njėfarė pompoziteti; organizatorėve dhe autorėve, pėrgjithėsisht iu mungoi modestia pėr tė medituar nė lidhje me atė ēka ėshtė trashėguar - e mirė apo edhe e keqe - dhe sidomos ndjeshmėria e pėrballjes me spektatorin dhe me tregun, veēmas atė tė huaj. Siē dihet, duke shpėtuar nga tutela e partisė dhe e shtetit, filmi artistik ra nėn kthetrat e pasigurisė dhe tė stėrmundimit financiar; kjo pasqyrohet edhe nė atė ēka prezantoi ky festival. Gjithsesi, pjesa “mė e errėt” e prurjeve tė fundit, ėshtė kėndvėshtrimi i errėt i vetė kineastėve. Nė fillim tė viteve ’90, ishte e natyrshme, nė ekran do tė silleshin menjėherė realitete qė mė parė ishin fshehur e mohuar dhe, sidomos, do tė ndiqeshin me fanatizėm ngjarjet kryesore qė trazuan gjatė gjithė kohės tranzicionin shqiptar, veēmas ato tė viteve ’92 dhe ’97. Por rendja pas mjerimit dhe kaosit, me sa duket nuk ėshtė shoqėruar gjithnjė me kujdesin e duhur pėr gjetje dhe figura qė do tė prestonin po aq sa vetė ngjarjet. Shumė prej krijimeve nė kėtė temė, vuajnė nga fragmentarizmi dhe dokumentarizmi. Fiksimi nė tematikat dhe atmosferat e viteve ‘92 dhe ’97, pėrgjithėsisht sjellja nė ekran e zymtėsisė, kaosit dhe e mjerimit shqiptar, ashtu siē e pasuroi fillimisht kinemanė, ashtu edhe e varfėroi atė, duke bėrė tė mbizotėrojnė sfondet, skenografia, ndėrkohė qė personazhet - njeriu qė nė fakt mbart dramat e pretenduara - tė mbetet nė hije. Si tė thuash, kjo lloj kinemaje, pėr shkak tė prirjeve “pėr tė bėrė biznes” deri diku (vetėm) me fatkeqėsitė e kėtij vendi, ka krijuar pak “personalitete”; (rrallėherė tė mbetet nė mendje ndonjė personazh, ata rėndom i gjen thjesht si personifikime tė ndijesive apo parimeve tė autorėve). Nė shumė prej realizimeve tė kėtyre viteve, shikon gjithkund dhe ēdoherė mbeturina, bunkerė, gomone, brigje tė braktisura, ndėrtesa tė shpėrfytyruara, njerėz tė acaruar dhe tė egėr; por nga ana tjetėr, dramaturgjia filmike paraqitet e copėzuar, filmat tė lėnė shijen e njėfarė “super-dokumentari”. Tė rralla janė kėndvėshtrimet origjinale, peizazhet gjithashtu; nganjėherė, tė duket sikur edhe kamerat janė vendosur, gjithnjė dhe nė ēdo rast, nė tė njėjtin shesh dhe filmojnė pėrpara tė njėjtave tablo (tė murrėtyera). Alkimia e shndėrrimit tė mjerimit dhe tė kaosit nė art, nė film, nuk funksionon pafundėsisht, asaj nuk i binden dhe e ndjekin pas gjithnjė gjetjet artistike; dhe as qė mund tė ndodhė kėsisoj, sa herė qė autorėt e terrorizuar nga realizmi socialist, i kthehen (gjoja)neorealizmit. Pėr fat tė keq, njė pjesė e kineastėve, tė dashuruar kokė e kėmbė pas asaj ēka kanė arritur, nuk po mundin tė kuptojnė se jetojmė nė njė realitet tė ri, qė nuk ka nevojė gjithnjė dhe pafundėsisht pėr temėn e trafiqeve dhe tė prostitucionit, “tė bėra copė-copė” tashmė nga kinemaja. Po ashtu, u shfaq edhe njėherė tjetėr, sė bashku me filmat, prirja e hershme dhe kokėfortė e shumė regjisorėve pėr t’i shkruar vetė skenarėt dhe pėr tė mos i besuar shumė letėrsisė(!)
Janė njė sėrė arsyesh pra, pse me gjithė publicitetin e sforcuar, sallat e kinemave, (tė cilat  numėrohen me gishtat e dorės, por kjo nuk shqetėson kėrrkėnd), kanė patur pak spektatorė. Mė sė fundi, edhe vetė regjisorėt e nderuar e dinė qė nuk ėshtė e lehtė tė bėsh filma dhe sidomos t’i shesėsh ata; publiku dhe tapetėt e kuq tė edicioneve vendase dhe ndėrkombėtare, qė pėrgjithėsisht i kanė inkurajuar - mė sė pari, janė ata qė vendosin - me tė drejtė kanė pėrmirėsuar klasin e shijeve dhe kėrkesave tė tyre. Nė kėtė sens, parakalimi mbi tapetin e kuq, qė gjithsesi u “vezullua” ca si tepėr, duhet merituar. 

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard