Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: IVANA TRUMP, Sekretet e njė gruaje qė thotė se mund tė arrihet gjithēka


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
IVANA TRUMP, Sekretet e njė gruaje qė thotė se mund tė arrihet gjithēka
Permalink   





   

Historia e njė emigranteje, qė bėri famė si skiatore dhe u martua me njė miliarder. Me tė cilin nuk rrojtėn deri nė fund tė lumtur, por bėnė miliona tė tjera… Ikonė mode, aktore, shkrimtare, showgirl. Portret i gruas sė njohur pėr cinizmin e saj e qė kėshillon:

“Tė qenit nė formė ėshtė hakmarrja mė e mirė”


Kur vjen fjala tek meshkujt, motoja e Ivana Trump ėshtė: “Mė mirė tė jem njė dado sesa njė infermiere”. Prandaj dhe i dashuri i saj i fundit ėshtė njė i fejuar-baby. Prandaj dhe ka zgjedhur qė spektakli i saj mė i ri, njė show i vėrtetė televiziv, tė jetė tepėr i vėrtetė, i ngjashėm me jetėn e saj. Nuk mund tė bėnte ndryshe njė grua si Ivana Trump. Njė mit i vėrtetė, qė me ēdo gjė qė bėn arrin tė bėjė gjithė bujėn e mundshme.



Njė shfaqjes “reality” qė ajo e ka pagėzuar me emrin e vet: “Burri i ri i Ivanės”. Njė shfaqje  ku pėrdoret eksperienca e njė jete tė tėrė pėr tė ndihmuar njė 40-vjeēare beqare milionere tė zgjidhte njė tė dashur tė ri. Sepse kur vjen puna tek meshkujt, Ivana ėshtė njė specialiste e vėrtetė. E armatosur me dozėn e plotė tė cinizmit, shoqėruar me njė fizik perfekt dhe me faktin qė ka qenė gruaja e Donald Trump (gruaja e parė e tij, ajo e fuqishmja qė e ndihmoi tė ngrinte njė biznes tė suksesshėm) ajo ėshtė e vetmja qė mund tė ngrejė nė kėmbė njė shfaqje tė tillė. Ku sigurisht tė gjithė duan tė dinė se cili do tė jetė burri i ri i Ivanės. Siē duan gjithmonė tė mėsojnė: ē’e ka bėrė kėtė femėr tė kthehet nė njė mit?


 



“Ne e duam Ivanėn, sepse  ajo di saktėsisht se ēfarė do dhe nuk ka turp ta arrijė atė”,- thonė bashkėpunėtorėt e saj. Kjo ka qenė nė fakt motoja e saj gjatė gjithė jetės. Jo vetėm nė jetėn private, por edhe nė atė profesionale. Nėse ka njė grua qė mund tė ishte shembulli perfekt i profesionalizmit, nėnės dhe ambiciozes nė tė njėjtėn kohė, kjo mund tė ishte vetėm Ivana Trump.


Ajo beson se puna e vėshtirė dhe besimi mund tė tė ēojnė kudo. Ivana Trump ėshtė simboli i fundit i forcės, magjepsjes dhe natyrės materialiste. Ajo ka qenė nė qendėr tė vėmendjes pėrreth 20 vjet dhe gjithmonė e ka ruajtur vendin e vet. Qė nga konkursi i saj i atletikės kur ishte fėmijė, dhe nė njė aventuriere biznesi sot, Ivana gjithmonė ia ka dalė mbanė. Ivana Trump u rrit nė Gottwaldov tė Ēekosllovakisė, njė qytet nė jug tė Pragės. Kur ishte fėmijė, i ati zbuloi talentin e saj pėr atletikė dhe filloi ta stėrviste duke u fokusuar tek tė bėrit ski. Nė moshėn 6-vjeēare ajo u bashkua me rrethin e skiatorėve dhe fitoi garėn pėr zbritje. I ati e kuptoi se ajo kishte nevojė pėr njė pėrqendrim mė tė madh nė stėrvitje dhe e futi Ivanėn nė njė kamp komunist stėrvitjeje, mjaft strikt pėr fėmijėt sportistė, kur ajo ishte 12 vjeē. Ivana konkurroi nė ski kur ishte nė shkollė tė mesme dhe vazhdoi tė konkurronte edhe pas diplomimit. Shkurt, pas kėsaj ajo takoi njė skiator profesionist, Xhorxh Sirovatka, dhe ra nė dashuri. Si Ivana edhe ai ishte njė student nė Universitetin Charles nė Pragė si dhe njė pjesėtar i skuadrės tė skiatorėve nė Ēekosllovaki. Ivana ishte njė skiatore fituese pėr universitetin dhe vendin e saj. Ajo fitoi njė gradė masteri nė edukimin fizik dhe gjuhėsor. Mė pas emigroi nė Kanada, ku Xhorxh ishte duke e pritur. Ai kishte njė dyqan me ski dhe me gjėra zbavitėse. Ēifti udhėtoi sė bashku dhe qė tė arrinin tė bėnin para, iu vunė sportit, tė cilin tė dy e donin shumė. Ata u bėnė trajnerė dhe instruktorė pėr skuadrat e adoleshentėve skiatorė nė fundjavė.  Por Ivana nuk mund tė mjaftohej me kaq: ndėrsa jetonin nė Montreal, gjithė ēka ajo ėndėrronte ishte njė karrierė.


 


 



Ajo filloi tė modelonte pėr Andrey Morris, agjencia mė e madhe e modeleve pėr atė kohė nė Montreal. Nė verė tė 1976-ės agjencia e saj dėrgoi modele tė ndryshme nė New York pėr promovimin e  lojėrave olimpike tė zhvilluara nė Montreal. Njė natė nė qytet i ēoi modelet nė njė restorant trendy tė mbushur plot e pėrplot, ku ato u ulėn menjėherė nė njė tavolinė speciale: u pėrshėndetėn me njė burrė tė quajtur Donald Trump...


Ndėrkohė qė ishte e martuar me Donaldin, Ivana u bė zėvendės presidente e design-it tė brendshėm pėr Organizatėn e Trump. Ajo ishte pėrgjegjėse pėr gjithė design-in e brendshėm tė gjendjes sė vėrtetė tė Trump: hoteli “Grand Hytt”, kulla “Trump”, hoteli “Trump Plaza” dhe kazino nė qytetin Atlantic, ku ajo supervizonte ndėrtimet, dizenjot e brendshme dhe  pėrfundimisht menaxhonte projektin pėr Organizatėn e Trump. Ivana ishte shefe ekzekutive dhe presidente e hotelit-kėshtjellė tė Trump dhe kazinosė pėr katėr vjet, dhe mė pas shefe ekzekutive dhe presidente e hotel “Plaza” nė New York pėr katėr vjet. Nėn drejtimin e saj, hotel “Plaza” u njoh si hoteli luksoz mė i mirė nė SHBA


Ndėrkohė qė martesa e tyre dhe problemet ishin botuar nė faqet e para tė publikimeve ngado, Trump u nda nė 1990 dhe martesa e tyre pėrfundoi nė divorc nė vitin 1992. Megjithėse njerėzit mendonin se ēfarė do tė bėnte Ivana pa Donaldin, ajo provoi se ajo mund tė bėnte mė shumė se kurrė.


Sot ajo ka themeluar dy kompani- “Ivana Inc”, qė menaxhon pamjen e saj dhe “Ivana Haute Couture”, qė merret  me ****jet e produkteve tė Ivanės tė linjės kozmetike, aksesorė dhe aroma tė ndryshme tė ****ura kudo nė internet. Kompania e Ivanės ka arritur nė njė biznes shumė miliona dollarė.  Pėr tė ekspozuar produktet e saj, Ivana u shfaq nė vende tė tjera si tek Kanali i Dyqaneve Kanadeze. Kohėt e fundit Ivana i shtoi dy projekte tė reja rezymesė sė saj. Pengesat e mėdha tė saj u zgjidhėn nė Australi. Do tė ishte zgjidhja mė luksoze pėr udhėtarėt klasikė tė botės, tė cilėt do tė donin njė shtėpi Down-under pėr t’iu kėnaqur paqes dhe qetėsisė sė gjetur nė mjedisin magjepsės dhe emocionues. Dhe Ivana do tė bėhej mė vonė njeriu me popullaritet si prezantuese e spektaklit reality  “Burri i ri i Ivanės”.


Ivana menaxhon dhe aktivitete tė tjera tė sajat, duke pėrfshirė shfaqjen nė fotografi dhe televizion si nė Coors Light, Pizza Hut, Kentucky Fried Chicken, Cotton Inc., the Milk Campaign Canadian Lottery Campaign. Ajo gjithashtu ka bėrė njė shfaqje tek njė film me metrazh tė gjatė: “Klubi i parė i grave” dhe ka shkruar dy libra artistikė “Vetėm pėr dashurinė” dhe “I lirė pėr tė jetuar”, si dhe njė jo artistik “Mė e mira po vjen”, ndėrkaq qė ėshtė duke shkruar “Pyet Ivanėn”. Njė libėr qė pritet tė bėjė bujė sigurisht. Sepse tė gjithė duan tė mėsojnė diēka nga njė grua qė ka nxjerrė moton “Mund tė bėsh pothuajse gjithēka”.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard