Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Zheraldinjo, braziliani i shqiptarizuar...


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Zheraldinjo, braziliani i shqiptarizuar...
Permalink   


Geraldo Do Carmo Junior ėshtė brazilian dhe ka ardhur nė Shqipėri pėr tė luajtur futboll qė nė vitin 2000 


Atė e quajnė Geraldo Do Carmo Junior. Eshtė brazilian dhe ka ardhur nė Shqipėri pėr tė luajtur futboll qė nė vitin 2000. Nė fillim erdhi te Partizani, ku ka luajtur rreth 3 vjet; pastaj tek Lushnja (vetėm 6 muaj); luajti pak edhe te Vllaznia, pėr tė gjetur sė fundi skuadrėn e Apolonisė, qė me sa duket, do tė jetė streha e tij e fundit. Pasi provoi pėr ca kohė edhe kategorinė e parė me ekipin fierak, tani braziliani Zheraldo ėshtė rikthyer pėrsėri nė superligė.
...Pak histori do tė na e freskonte mė shumė kujtesėn pėr tė gjithė ata qė kanė ardhur nė vendin tonė prej tokės magjike tė futbollit.
I pari ishte Edu, njė brazilian shtatshkurtėr, i cili nė kohėn e "Eldoradės shqiptare tė fajdeve", pat ardhur te Lushnja, sė bashku me trajnerin argjentinas, ish-kampionin e botės nė vitin 1978, Mario Kempes! Pastaj erdhėn tė tjerėt, dhe jo pak, por plot 10 futbollistė, midis tyre edhe Zheraldo. Ishte viti 2000, tregon Zheraldo kur e pyes pėr mbresat qė ka nga koha e qėndrimit nė vendin tonė, dhe njė shqiptar i lindur dhe rritur nė Brazil, mik i njerėzve tė familjes sė protagonistit tonė, i kishte propozuar pėr tė shkuar nė Tiranė, ku do tė luante atje me njė ekip tė njohur, shumė herė kampion. Pasi i kishin parė nė lojė dhe studiuar nėpėr kaseta, drejtuesit e Partizanit e sollėn nė Tiranė dhe, qė prej asaj dite, ai dhe Oliviera ende vazhdojnė tė luajnė nė Shqipėri, ndėrsa Marselinjo, Tiago dhe Ademar luajnė pėr skuadra tė ndryshme braziliane. Tė tjerėt e kanė lėnė futbollin, duke zgjedhur rrugė tė tjera pėr tė jetuar...
Sė fundi, futbollin shqiptar e kanė "vizituar" edhe brazilianė tė tjerė, madje tė shumtė janė ata qė kanė ardhur nga Afrika, sidomos... Natyrisht, si nė tė gjithė botėn, por kur ėshtė fjala pėr njė futbollist brazilian, ndryshon puna. Jo mė kot vėmendja pėrqendrohet tek Ronaldinjo sot, ashtu siē bėhej vite e vite mė parė, kur flitej pėr atė qė njihet prej tė gjithėve si mbreti i futbollit... Se Brazili ėshtė vendi ku luhet futbolli i vėrtetė! Kėshtu po mė thoshte atė ditė Zheraldinjo, kur po bėnim "nxemjen" nėpėrmjet kėtyre kujtimeve, pėrpara se tė zhvilloja intervistėn me te. Ndėrkohė, si fillim, e pyeta Zheraldon (kėshtu e kishte emrin nė dokumente dhe jo Zheraldinjo) se pėrse ai, por edhe shumė futbollistė tė tjerė brazilianė, quheshin kėshtu, me kėtė prapashtesė nė fund tė emrit tė tyre? Dhe ai, ashtu i urtė, i sjellshėm dhe mjaft i edukuar, si asnjė tjetėr qė kam pasur rastin tė takoj deri tani nė karrierėn time shumė tė gjatė gazetareske, mė tha, gati me pėrunjėsi, se tė gjithė ata futbollistė me njė trup jo shumė tė madh, thėrriten kėshtu nė Brazil, me kėtė prapashtesė pėrkėdhelėse. Dhe nė ēast mė bėri krahasimin midis emrit Ronaldo dhe Ronaldinjos, pėr tė qenė mė i saktė me kėtė "argument", ndėrkohė qė shqipja e tij nuk e lejonte pėr shpjegime mė tė hollėsishme. Sidoqoftė, intervista me tė qe tėrėsisht e kuptueshme dhe pėr mė tepėr e kėndshme, ngaqė, siē thashė mė sipėr, tek Zheraldinjo gjeta njė bashkėbisedues mjaft komod.
...Me njė fėmijėri tė bukur, mbushur me futboll, atje nė Cuiaba, pranė tė cilit lėshohet vrullshėm prej maleve hijerėnda ujėvara e famshme Chapada Dos Guimaraes, Zheraldinjo e sjell pėrherė ndėr mend vendin e tij, ndėrkohė qė pėr Shqipėrinė thotė se ėshtė bėrė atdheu i tij i dytė. Sė shpejti pret qė t'i vijė edhe e shoqja, Euzita, sė bashku me Rafaelin 12-vjeēar dhe me mė tė voglin Regis. Ata kanė qenė edhe herė tjetėr kėtu, mė tregon Zheraldinjo, por tani vijnė pėr t'u vendosur pėrfundimisht nė Fier, nė skuadrėn e sė cilės ai thotė se ka ndėr mend tė qėndrojė pėr shumė kohė si futbollist dhe pastaj nė stafin drejtues tė Apolonisė.
Njė brazilian qė i ka pėlqyer Shqipėria; njė brazilian qė flet dhe kupton shumė mirė shqip; njė brazilian qė i do dhe i respekton shqiptarėt, sepse, siē thotė ai, edhe ata e duan dhe e respektojnė jo vetėm nė fushėn e lojės, por edhe jashtė saj. Nga vetė natyra e tij e butė dhe jo si mund t'i marrim ne me mend brazilianėt, nėpėrmjet temperamentit tė tyre tė zjarrtė, qė shfaqet nėpėr sambat dhe karnavalet e famshme, shpesh tė shfrenuara, Zheraldinjo kuptohet shpejt se ėshtė i njė lloji pak tė veēantė. Miku i tij brazilian, Antonio, qė drejton prej vitesh nė Tiranė Kishėn Ungjillore, thotė se tė dielave zakonisht vijnė aty shumė besimtarė, midis tė cilėve edhe brazilianėt qė jetojnė nė Shqipėri, por Zheraldinjo, sipas tij, ėshtė nga mė tė devotshmit...
Kur e sheh ashtu, tepėr tė thjeshtė dhe tė sjellshėm, atė qė nė Brazil ka luajtur pėr shumė ekipe, qė nga viti 1988 e deri nė vitin 2000; atė qė ka arritur tė luajė edhe kundėr ekipeve tė shquara e tė njohura nė tė gjithė botėn, si Santos dhe Palmeiras; njė futbollist qė ėshtė duartrokitur nėpėr stadiumet e stėrmėdha tė Sao Paolo s e Rio de Zhaneiros, vetvetiu tė shkon ndėr mend se ardhja e tij nė Shqipėri nuk ka qenė shansi mė i mirė qė atij mund t'i afrohej. Natyrisht, tashmė edhe ai e ka kuptuar se nė tė ardhmen e njė futbollisti ndikon shumė lidhja qė ai ka me menaxherin, cili ėshtė ai, ēfarė aftėsish ka pėr tė tė reklamuar dhe ndryshimi qė ai ka si profesionist nga njerėzit spekulativė...
Duke dashur tė jem sa mė afėr natyrės sė tij, pėrpiqem gjithashtu me kujdes t'i flas pėr gjėra qė mund tė mos e mėrzisin, p.sh., duke ia sjell anash e anash faktin se nė kampionatin tonė, pikėrisht ata qė vijnė nga "toka magjike" e futbollit, nuk ėshtė se po bėjnė ndonjė figurė kushedi se ēfarė... Dhe Zheraldinjo me shumė sedėr mė pėrgjigjet se Abilio ka qenė njė futbollist i mrekullueshėm, por nuk ėshtė i sigurt pėr vlerėsimin qė mund t'i jetė bėrė atij nė vendin tonė!? Dhe shton se tjetėr ėshtė tė luash dhe tė shfaqėsh cilėsi nė fushat e Brazilit dhe tjetėr nė vende tė tjera, sidomos nė Shqipėri, ku sipas tij, ende nuk luhet futbolli mė i mirė. "Vetėm ne, disa brazilianė qė ndodhemi kėtu, nuk mund ta ndryshojmė futbollin tek ju, aq mė tepėr qė ne nuk ėshtė se jemi mė tė mirėt,"- shton ai me modestinė e tij tipike...
Kur i kujtoj moshėn e tij 34-vjeēare dhe mundėsitė qė ka pėr tė shprehur nė tė ardhmen tek Apolonia, Zheraldinjo, ēuditėrisht, tregohet optimist pėr ekipin e tij fierak, duke vlerėsuar shpirtin e grupit te tė rinjtė qė mbushin formacionin, ndėrkohė qė shton se presidenti Kokėdhima (e shqipton shumė mirė emrin e tij) do tė bėjė disa ndryshime cilėsore sė shpejti, qė do ta nxjerrin Apoloninė nga kjo gjendje nė tė cilėn ndodhet deri tani...
Gati i brishtė nė pamje, Zheraldinjo i tillė paraqitet edhe nė fushėn e lojės, por mėnyra se si lėviz dhe si e organizon skuadrėn, duke qenė i pranishėm thuajse nė ēdo aksion, e bėjnė tepėr tė dukshėm dallimin e tij nga tė tjerėt. Futbollist qė nuk i njeh kartonėt dhe debatet me arbitrat, qė nė fushė dhe jashtė saj respektohet nga tė gjithė lojtarėt dhe nga spektatorėt, Zheraldinjo, megjithatė, e kupton shqetėsimin e tifozėve fierakė, qė janė tė pakėnaqur nga lojėrat dhe rezultatet e arritura deri tani nga Apolonia... "Tifozėt,- thotė ai,- janė njėlloj, si nė Brazil ashtu dhe nė Shqipėri, dhe nė tė gjithė botėn. Ata prandaj vijnė pėr tė na parė, pėr t'u kėnaqur dhe jo pėr t'u mėrzitur..."
Kam pasur rastin qė tė intervistoj futbollistin e parė brazilian qė pat luajtur nė Shqipėri dhe tani tė bashkėbisedoj me njė tjetėr, si Zheraldinjo, qė tashmė gati i shqiptarizuar, ka se ēfarė tė mė thotė pėr nivelin e kėtij sporti nė vendin tonė, qė ai, edhe pse na respekton shumė, megjithatė nuk ka se si tė mos pohojė atė qė ne nuk na pėlqen. "Kampionati nė Brazil,- thotė ai,- ėshtė shumė i bukur dhe nė botė atij mund t'i afrohet vetėm ai spanjoll. Ndėrsa nė kampionatin "tonė",- thekson Zheraldinjo,- ka gjėra qė duken tė bukura, sidomos kur shfaqen nga futbollistė tė tillė si Klodian Duro, Muka, Bylykbashi, Beqiri, Dhėmbi, Sinani, Salihi... dhe veēanėrisht nga Nevil Dede..."
Pele ėshtė mbreti nė Brazil dhe nė botė, Ronaldo dhe Ronaldinjo janė fenomenalė, por ėshtė edhe Romario nga mė tė mėdhenjtė, mė kujton Zheraldinjo, hierarkinė e futbollistėve brazilianė, duke mė lėnė tė kuptoj nga e gjithė ajo bisedė me tė, ose mė mirė, duke mė krijuar njėfarė iluzioni se nga kjo "dinasti" e pashtershme talentesh edhe Shqipėria ka marrė pak aromė futbolli tė vėrtetė, pikėrisht nėpėrmjet tij dhe tė tjerėve, qė prej vitesh po luajnė tek ne...



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard