Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Meklaren kritikon Anglinė, beson te Runi


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Meklaren kritikon Anglinė, beson te Runi
Permalink   


Trajneri i "Luanėve" flet pas barazimit me Maqedoninė: Futbollistėt janė tė zhgėnjyer aq sa unė     09-10-2006


Trajneri i Anglisė, Stiv Meklaren, kritikoi performancėn e ekipit dhe tha se barazimi 0-0 me Maqedoninė i bėri lojtarėt tė zbresin me kėmbė nė tokė. Anglezėt gabuan shumė nė pasime dhe u mungoi autoriteti nė mesfushė apo ngacmimet nė sulm, pėrpara njė stadiumi tė mbushur plot qė ka fishkėllyer kombėtaren nė pjesėn e parė. "Tė gjithė jemi tė mėrzitur dhe tė zhgėnjyer, tifozėt, tė gjithė qė panė ndeshjen, tė gjithė qė janė anglez, por veēanėrisht lojtarėt dhe stafi, - u shpreh Meklareni nė konferencėn pėr shtyp. - Nuk u ngjitėm nė standardet tona. Morėm njė pikė, por nga ne pritet qė t'i fitojmė ndeshjet ndaj ekipeve si Maqedonia ose tė paktėn tė shėnojmė nė ndeshjet brenda nė shtėpi, por kėtė nuk e bėmė". Sundimi i Meklarenit filloi pas Kupės sė Botės me disa fitore euforike kundėr Greqisė nė miqėsore dhe kundėr Andorrės nė eliminatore, para se tė arrinte njė fitore tė ngushtė 1-0 kundėr Maqedonisė nė Shkup, muajin e kaluar. Ky barazim e bėn edhe mė tė vėshtirė ndeshjen kundėr Kroacisė nė transfertė pėr Meklarenin dhe tė besuarit e tij qė do tė luajnė pa Stiven Xherrard, i pezulluar pas kartonit tė verdhė tė shtunėn. Duke parė nė perspektivė, Meklareni tha: "Duhet tė tregojmė karakter dhe vendosmėri. Zhvilluam tri ndeshje tė mira, por duhet pranuar qė kėtė radhė dhamė shumė mė pak se mundėsitė tona reale. Maqedonia na bėri tė shohim realitetin siē ėshtė". Meklareni tha pėr ndeshjen tė mėrkurėn se pritet tė kthehet mbrojtėsi Rio Ferdinand qė mungoi tė shtunėn nga njė dėmtim nė shpinė.
Uejn Runi - Trajneri anglez shpreson te forca e karakterit tė Uejn Runit, qė ta ndihmojė sulmuesin tė rigjejė formėn. Me njė eliminatore tė vėshtirė kundėr Kroacisė pas barazimit pa nivel 0-0 ndaj Maqedonisė, Meklarenit tani mė shumė se kurrė i vlen qė Runi tė tregojė aftėsitė e vėrteta me bluzėn e Anglisė. I pyetur nėse ishte i shqetėsuar pėr mungesėn e formės sė 20-vjeēarit nė ndeshjet e fundit, Meklareni u pėrgjigj: "Duket qė nuk ėshtė nė formė optimale. Por ai ėshtė lojtar i shkėlqyer dhe askush nuk ėshtė mė i mėrzitur sesa Runi. Ai e di qė ėshtė larg paraqitjeve tė dikurshme, por zotėron vendosmėrinė dhe karakterin qė ne duhet tė tregojmė si ekip". Pyetjes pse e zėvendėsoi me Xhermein Defonė nė minutėn e 74-t, Meklareni nuk ėshtė "zbuluar" shumė. "Thjesht u pėrpoqa tė fitoja njė ndeshje futbolli, - tha ai. - Xhermein Defo ka shėnuar gola pėr ne dhe ishte nė formė nė Maqedoni. Na duhej njė gol dhe njė ndryshim nė sulm, kėshtu qė futa njė sulmues". Ndeshja tė mėrkurėn nė Zagreb do tė jetė njė test i freskėt pėr Runin qė ka mbi dy vjet qė nuk shėnon pėr Anglinė nė takime kompetitive. Duke iu kthyer paraqitjes sė ekipit, Meklareni deklaroi: "Pres njė lojė mė tė mirė se ajo. Gjithmonė e kam thėnė se nėse fitojmė ndeshjet brenda dhe marrim barazim jashtė me ekipet mė tė forta, atėherė do tė kualifikohemi. E dimė ēfarė duhet tė bėjmė dhe shanset tona pėr kualifikim nuk janė kompromentuar".

Maqedonia: Katanec, i lumtur...
Trajneri i Maqedonisė, Sreēko Katanec, deklaroi: "Jam i gėzuar me rezultatin. Luajtėm shumė mirė taktikisht dhe fitoren do ta kėrkojmė tė mėrkurėn kundėr Andorrės. I pyetur nėse ekipi i tij mund tė ishte larguar nga Anglia me 3 pikė, ai tha: "S'duhet tė kalojmė caqet e optimizmit. Para ndeshjes isha shumė i lumtur me njė pikė. Prisja qė Anglia tė ishte mė agresive. Tė mos harrojmė se ata patėn disa raste pėr shėnim. Barazimi ishte rezultati mė i drejtė".



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard