Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Gjana: 2 pėr qind e bizneseve ushqimore tė licencuara


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Gjana: 2 pėr qind e bizneseve ushqimore tė licencuara
Permalink   

















   




Ushqimet qė konsumohen nga konsumatorit shqiptar nė shumė raste paraqiten tė rrezikshme pėr shėndetin.

Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit nė njė intervistė pėr “Shekulli” sqaron se puna qė po bėhet pėr tė vendosur rregull nė kėtė treg ėshtė shumė e vėshtirė, dhe ka shumė biznese tė cilat nuk plotėsojnė standardet e kėrkuara. Gjana shprehet se “vetėm 2 pėr qind e bizneseve qė merren me prodhimin e mallrave ushqimore janė tė certifikuara”.

Ministri ka bėrė tė ditur sesi po punohet mbi problemet aktuale tė tregut, qė janė bruceloza dhe mos lejimin e importeve jashtė standardeve. Zoti Ministėr, opinioni publik shqiptar kohėt e fundit ėshtė i shqetėsuar nga tė dhėnat pėr pėrhapjen e sėmundjes sė brucelozės. Ēfarė po bėn dikasteri juaj pėr tė kufizuar pėrhapjen, nė mos pėr ta ndaluar atė? Trajtimi i sėmundjes sė brucelozės ėshtė neglizhuar pėr vite me radhė te ne, prandaj edhe ajo ka marrė shtrirje tė gjerė.

Fondet pėr vaksinim jo vetėm kanė qenė tė pamjaftueshme, por ka munguar matrikulimi (regjistrimi) i bagėtisė sė imtė. Pėr gjedhin filloi matrikulimi pėr 70 mijė krerėt e parė, pastaj ai u ndėrpre. Pėrpjekjet tona janė pėrqendruar pėr ta rivendosur nėn kontroll kėtė sėmundje.

Kėtė po pėrpiqemi ta bėjmė nėpėrmjet kontrolleve tė rrepta dhe procesverbaleve pėr cilėsinė dhe kushtet e tregtimit tė qumėshtit, si dhe tė plot artikujve tė tjerė ushqimorė. Duhet tė dimė tė gjithė se nė tetė vitet e fundit, me qindra biznese nuk janė kontrolluar kurrė pėr sigurinė ushqimore.

Ne nuk gjetėm asnjė procesverbal apo aktkontrolli nga inspektoratet e kėsaj ministrie. Fjalnaja se nuk na kanė pranuar bizneset pėr tė ushtruar kontroll, ėshtė njė justifikim i turpshėm, i cili kėrkon tė mbulojė pazaret vetjake tė njė pjese tė kontrollorėve me njė pjesė tė biznesit, si dhe fjetjen gjumė tė pjesės tjetėr tė kontrollorėve. Gjykoj se kontrollet periodike dhe profesionale (duke ulur mundėsinė e abuzimit dhe falsitetit tė tyre) janė mjeti mė i mirė pėr tė detyruar bizneset tė zbatojnė standardet e kėrkuara. Dhe zbatimi i standardeve, kusht qė na e kėrkon me insistim Bashkimi Evropian, ėshtė rruga e vetme pėr tė zotėruar sėmundjen e brucelozės.

Sekuestrimi i disa boteve me qumėsht jashtė standardit solli nė vėmendjen e njerėzve shkallėn e lartė tė rrezikut qė ushqimet e pakontrolluara mund tė pėrmbajnė. Sipas jush, sa rrezikohet jeta shqiptarėve nga ushqimet qė importohen apo prodhohen kėtu dhe qė sfidojnė rregullat e lojės? Mjafton tė dimė se vetėm 2 pėr qind e bizneseve qė merren me prodhimin e mallrave ushqimore janė tė certifikuara, pėr tė kuptuar gjendjen e rėndė tė sigurisė ushqimore te ne.

Ministria jonė po punon me pėrparėsi pėr tė forcuar kontrollin nė vendosjen dhe respektimin e standardeve. Biznesi duhet tė kuptojė pėrfundimisht se ėshtė pėrballė inspektorėsh, kontrollorėsh, ekspertėsh dhe specialistėsh me tė cilėt tė gjitha raportet do tė ndėrtohen mbi ligjin dhe vetėm mbi ligjin. Nuk mund tė tallemi me 3 milionė konsumatorė shqiptarė dhe fėmijėt e tyre! Askush nuk duhet tė guxojė mė tė bėjė pazare dhe fitojė para me thasė nė kurriz tė cilėsisė dhe standardeve.

Qė pėrkthehet po ashtu nė kurriz tė jetės sė qytetarėve. Do tė jetė detyrė numėr njė e jona qė tregu shqiptar tė mos vijojė tė furnizohet mė nga bodrumet e pista! Kemi pėrmirėsuar njė bazė tė plotė e tė gjerė ligjore pikėrisht pėr t’u ardhur nė ndihmė konsumatorėve. Brenda kėtij viti do tė fillohet nga puna pėr krijimin e Entit Kombėtar tė Ushqimit. Tė gjithė duhet ta dimė se menjėherė pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit nė Luksemburg me Bashkimin Evropian, faqet e para tė negociatave janė plotėsimi i detyrimeve pėr respektimin e standardeve nė fushėn e sigurisė ushqimore.

Ne do tė jemi aleatė tė biznesit serioz agroushqimor qė plotėson standardet dhe nuk abuzon nė treg. Informaliteti nė standardet e cilėsisė ėshtė dhe mė i rėndė se informaliteti fiskal, pse godet drejt pėr sė drejti edhe jetėn e njeriut. Do te jemi aleatė me importuesin e produkteve me standarde dhe kundėrshtarė tė vendosur tė atij qė sjell falsitete dhe kėrkon tė mashtrojė konsumatorin shqiptar. Ju tregoj njė shembull konkret.

Mishin ne kryesisht e importojmė nga Brazili. Drejtues tė kėtij sektori nė ministri kanė udhėtuar deri nė Brazil, ku kanė pėrcaktuar me marrėveshje stabilimentet nga do tė furnizohemi. Tė cilat furnizojnė edhe Bashkimin Evropian. Janė marrė certifikatat origjinale tė mi**** nga Brazili, duke pėrcaktuar furnizim direkt nga Porti i Durrėsit dhe jo me ndėrmjetėsim nga Pireu, sikurse ka ndodhur deri tani. Kėtė do ta bėjmė edhe me Argjentinėn dhe me ēdo furnizues tė madh tė produkteve ushqimore nė Shqipėri.

Zoti Ministėr, nė shtyp ėshtė folur ditėt e fundit pėr njė letėr-skandal (kėshtu ėshtė cilėsuar) qė ju i keni dėrguar drejtorit tė pėrgjithshėm tė FAO-s (Organizata Ndėrkombėtare e Ushqimit). Si qėndron e vėrteta?

Po, i kam dėrguar njė letėr drejtorit tė pėrgjithshėm tė FAO-s, por ajo ka qenė njė letėr normale pune dhe s’ka asnjė lidhje me ndonjė skandal tė vėrtetė apo imagjinar. Mė 31 mars tė kėtij viti, nė njė takim trepalėsh me bashkėpunimin italian dhe me pėrfaqėsuesit e FAO-s nė Tiranė (organizata qė zbaton fondet e bashkėpunimit italian), diskutuam mundėsinė e orientimit tė projektit nė nivel kombėtar qė ata kanė drejt marketingut bujqėsor, pra ****jes sė produkteve bujqėsore. Ramė dakord qė tė rishikohej edhe stafi drejtues i projektit, pėr tė rritur efikasitetin e projektit.

Deri tani pėrfaqėsuesit e FAO-s e kanė zvarritur kėtė veprim, me qėllim qė tė ruajnė status quo-nė e stafit tė tyre nė projekt. Mirėpo kjo shkon e gjitha nė dėm tė rezultateve qė presim nga projekti. Njė pėrafrim tė tillė, ministria jonė e ka dhe do ta ketė me ēdo donator e agjenci zhvillimi qė kontribuon pėr bujqėsinė shqiptare.

Nė radhė tė parė, duhet tė shohim se sa efikase paraqitet ndėrhyrja dhe ndihma e dhėnė. Ka ndodhur qė njė projekt i Bankės Botėrore tė ofronte blerjen e pajisjeve dhe logjistikės pėr kontrollin e farėrave pėr fermerėt, por me ēmime dyfish mė tė shtrenjta se sa ato tė tregut ndėrkombėtar.

Kėto gjėra nuk duhet tė ndodhin mė, pse janė tėrėsisht nė dėm tė taksapaguesve tė huaj qė i kanė dhėnė kėto para pėr Shqipėrinė dhe nė dėm tė interesave tė vetė ne shqiptarėve.



-- Edited by ArBi at 21:26, 2006-10-09

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard