Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: INTERVISTE/ Flet drejtori Prenēi: Kėtė vit vetėm 1 vrasje pėr gjakmarrje: Policia e Shkodrės: Kemi fituar besimin nė popull


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
INTERVISTE/ Flet drejtori Prenēi: Kėtė vit vetėm 1 vrasje pėr gjakmarrje: Policia e Shkodrės: Kemi fituar besimin nė popull
Permalink   


Njė vrasje e vetme e kryer pėr gjakmarrje qė nga fillimi i vitit. Kjo shifėr, krahasuar me 7 tė njė viti mė parė, sipas kryepolicit tė Shkodrės, ėshtė njė arritje e madhe nė forcimin e rendit dhe sigurisė publike.


Pas analizimit tė tė dhėnave 9-mujore, komisar Ahmet Prenēi, tregon nė njė intervistė pėr gazetėn ēfarė ėshtė bėrė nga institucioni qė ai drejton: shifrat e regjistruara tė krimit, autorė tė arrestuar e deri te sakrifikimi i policėve tė inkriminuar.


Gjatė analizave tė bėra mbi punėn e policisė jeni shprehur se Shkodra ėshtė qytet me rend dhe siguri publike nė parametra normalė. Ku bazoheni pėr kėtė?
Mjafton t’u hedhėsh njė sy vetėm shifrave tė kėtij 9-mujori pėr ta pasur situatėn mėse tė qartė. Po kėshtu, njė konkluzion i tillė ka ardhur edhe nga kontaktet e ndryshme me pėrfaqėsues tė pushtetit lokal nė Shkodėr, tė shoqėrisė civile, tė pėrfaqėsive tė huaja qė operojnė kėtu, pa harruar edhe pėrfaqėsues tė biznesit, tė cilėt e ndiejnė realisht njė klimė tė tillė pozitive. Nga kėto takime ėshtė marrė mesazhi se ėshtė rritur besimi i publikut te Policia e Shtetit. Kėtė 9-mujor vėrejmė, se krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, kemi njė forcim tė rendit e tė sigurisė publike. Gjatė kėsaj kohe ėshtė shėnuar vetėm njė rast vrasjeje pėr gjakmarrje, nga 7 tė vitit tė shkuar. Po kėshtu edhe numri i tė vrarėve nga 12 qė ka qenė nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2005, kėtė vit viktimat janė 7. Rihapja e dosjeve tė vjetra, si dhe kapja e 166 personave nė kėrkim, 20 prej tė cilėve kėrkohen pėr vrasje, tregojnė mė sė miri se policia e Qarkut Shkodėr ka bėrė njė punė tė mirė dhe nė rritje.


Si e shpjegoni faktin se kohėt e fundit vėrehet gjithnjė e mė shumė rritja e besimit tė qytetarėve ndaj policisė, kur mė parė ky veprim ishte tabu?
Them se populli i Shkodrės, gjithnjė e mė shumė po e kupton se policia, e vetme, nuk arrin ta pėrballojė siē duhet tė gjithė situatėn. Tashmė ata janė bindur se policia ėshtė nė shėrbim ė tyre dhe jo mjet dhune e diktature siē mund tė ketė qenė dikur.
Efektivėt e policisė, me veprimet dhe punėn e tyre kanė bėrė qė kjo situatė e dikurshme tė pėrmbyset, pasi tė dy palėt janė tė ndėrgjegjshme se vetėm me bashkėpunim tė dyanshėm mund tė arrihen rezultatet qė dėshiron secili pėr familjet e tyre. Numri i madh i personave tė kėrkuar, tė arrestuar nga policia, ka sjellė dhe rritjen e besimit tė popullsisė ndaj uniformave blu. Qė nga fillimi i vitit, nė sallėn operative janė bėrė 1630 telefonata ose 55 % mė shumė se vjet, ku janė dhėnė informacione pėr ngjarje dhe autorė tė veprave penale. Vetėm ditėn e sotme, (dje) kanė qenė dy telefonata nga qytetarėt, informacioni i tė cilėve bėri tė mundur arrestimin dy personave pėr armėmbajtje pa leje. Njėri ėshtė kapur nė banesėn e tij, ndėrsa tjetri qarkullonte nė rrugė.


A ka pasur gjatė kėsaj periudhe konstatime pėr punonjės policie tė inkriminuar dhe si ėshtė vepruar me ta?
Gjatė periudhės sė tranzicionit, tė jemi tė sinqertė, nė radhėt e policisė kanė hyrė shumė persona, tė cilėt nuk e meritojnė tė punojnė aty. Por ne jemi munduar qė nė punėn tonė tė jemi transparentė, tė saktė dhe veprimet tona duhet tė jenė tė bazuara nė fakte konkrete. E pėr rrjedhojė vetėm gjatė kėsaj periudhe ėshtė bėrė arrestimi nė flagrancė i 4 agjentėve, pasi, sipas provave tė grumbulluara, ėshtė mėsuar se ata kanė dekonspiruar aksionet e policisė. Ndėrkohė qė janė pėrjashtuar nga radhėt e saj edhe 26 oficerė nga policia e Qarkut Shkodėr, tė cilėt kanė kryer thyerje tė rėnda tė disiplinės nė punė. Por krahas kėtyre masave ekstreme ėshtė bėrė dhe shpėrblimi financiar nė 150 raste pėr ata policė qė janė dalluar nė kryerjen me pėrpikmėri tė detyrave qė u ngarkon ligji, shpėrblime kėto qė janė bėrė me 1-2 rroga mujore.


Nisur edhe nga fakti qė Shkodra ėshtė zonė kufitare, si kanė qenė marrėdhėniet midis policisė sė qarkut me ato tė vendeve fqinje si dhe me ato tė shėrbimeve policore tė rajonit?
Shėrbimet tona tė policisė vazhdimisht kanė pasur marrėdhėnie korrekte nė shkėmbimet e informacioneve pėr kapjen e personave nė kėrkim, pėr parandalimin e kontrabandės etj., si me policinė e Malit tė Zi, ashtu edhe me Interpolin. Nė rastin e shkėmbimeve me homologėt tanė tė Malit tė Zi ėshtė bėrė e mundur kapja e 5 personave tė shpallur nė kėrkim, si dhe bllokimi i mallrave qė ėshtė tentuar tė futen kontrabandė, siē kanė qenė kapja e sasive tė ndryshme tė kafesė, pijeve alkoolike, cigareve dhe mallrave tė ndryshėm. Ndėrsa, nė sajė tė informacioneve qė ne i kemi dhėnė Interpolit pėr vendndodhjen e disa personave qė janė tė shpallur nė kėrkim nga drejtoria jonė ėshtė bėrė e mundur gjetja dhe arrestimi i 16 personave tė tillė tė strehuar nė vendet e Evropės Perėndimore, tė akuzuar kryesisht pėr vrasje. Nga kėta 7 persona janė ekstraduar, ndėrsa 9 persona tė tjerė janė nė proces.


 



  • 1 vrasje
    pėr gjakmarrje ėshtė shėnuar nė Qarkun e Shkodrės qė nga fillimi i vitit, ndėrsa nė tė njėjtėn periudhė tė 2005-ės ndodhėn 7 ekzekutime
  • 7 viktima
    janė regjistruar nė 9 muajt e parė tė vitit nė Shkodėr, mes tė cilėve dhe njė biznesmen dhe kreu i Policisė sė Liqenit, vrarė pėr motive tė dobėta
  • 166 persona
    tė cilėt ishin shpallur nė kėrkim pėr vepra tė ndryshme penale, janė arrestuar nga policia qė nga janari deri nė shtator, ku 20 kėrkoheshin pėr vrasje
  • 4 agjente
    tė policisė sė Shkodrės janė arrestuar qė nga fillimi i vitit, pasi kanė rezultuar tė implikuar nė vepra penale ose kanė dekonspiruar operacionet

 


Vrasja e pazbuluar e Cafit


SHKODER – Ngjarja mė e rėndė e fundit e shėnuar nė Shkodėr ėshtė pikėrisht vrasja e 33-vjeēarit Shkėlqim Cafi. I njohuri si i forti i qytetit, i dalė nga burgu disa muaj mė parė, u ekzekutua mė 19 shtator, nė njė nga rrugėt kryesore tė qytetit. Autori, i cili iu afrua makinės sė Cafit me motor, e qėlloi pėr vdekje e mė pas u largua pa mundur tė ndalohet. Ende nuk janė zbardhur as motivet e kėsaj vrasjeje, qė, sipas policisė, lidhet me tė kaluarėn e Cafit.


 


Policia: Ēalojnė marrėdhėniet me gjykatėn


“Nėse me organin e Prokurorisė ne kemi pasur marrėdhėnie korrekte institucionale, nuk ka ndodhur njė gjė e tillė edhe me gjykatat. E kjo jo pėr fajin tonė”, i pėrgjigjet pyetjes pėr marrėdhėniet ndėrinstitucionale drejtori i policisė, Prenēi. “Duke studiuar disa vendime gjyqėsore tė dhėna nga gjykatat pėr eksponentė kryesorė tė krimit nė Shkodėr, pa i paragjykuar kėto vendime, mendoj se nuk ėshtė zbatuar mirė politika penale nė dėnimin e tyre. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr pafajėsi, gjė qė do tė nxirrte nė pah edhe punėn e pamjaftueshme tė policisė dhe tė Prokurorisė, por kemi konstatuar se kemi dhėnie fajėsie nga gjykatat shqiptare me dėnime minimale”. Sipas Prenēit, ky fenomen ėshtė konstatuar nė disa raste pėr persona tė akuzuar pėr njė ose mė shumė vrasje, por janė dėnuar nga gjykata me 2-5 vite burg. “Kjo ndodh nė njė kohė qė gjykata nė dhėnien e vendimit tė saj duhet tė mbėshtetet edhe te rrezikshmėria e theksuar shoqėrore e autorėve, si dhe veprave qė kanė kryer, pasi faktet kanė treguar se pas kryerjes sė dėnimit ata kanė vazhduar veprimtarinė kriminale ose janė bėrė shėnjestėr hakmarrjeje. Pėr tė gjitha rastet e evidentuar ne kemi reaguar duke ndjekur rrugėn institucionale dhe ligjore”, thekson kryepolici i Shkodrės.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard