Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Baza socialiste nuk ndryshon gjysmėn e bashkiakėve


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
Baza socialiste nuk ndryshon gjysmėn e bashkiakėve
Permalink   







Bashkitė e mėdha, PS projekton kandidaturat





 



 


 


Partia Socialiste ka nisur garėn elektorale pėr kandidaturat e pushtetit vendor.


Ndėrsa ende nuk janė miratuar udhėzimet dhe kriteret e kandidatėve, tė cilėt do tė garojnė nė zgjedhje, kandidatėt socialistė, tė paktėn pėr 12 bashkitė e mėdha tė vendit, duket se janė pėrcaktuar nga vetė strukturat e PS-sė. Me gjysmė zėri shqiptohen vetėm ato bashki pėr tė cilat po punohet pėr tė pasur disa alternativa mė bindėse pėr rezultatin e zgjedhjeve. Drejtuesit vendorė tė disa degėve nuk pranojnė tė prononcohen nė ato raste kur kandidaturat e piketuara nga shoqėria civile, me tepėr reputacion nė komunitetin lokal, ende nuk kanė dhėnė pėlqimin pėr tė garuar me ngjyrat e PS-sė.


Sfidat
Kryesfida e zgjedhjeve lokale mbetet Bashkia e Tiranės. Kryetari i PS-sė, Edi Rama, do tė jetė kandidatura e opozitės sė bashkuar pėr bashkinė mė tė madhe vendit. Burime nė selinė rozė shprehen se nėse nuk do tė dalė ndonjė kandidaturė tjetėr bindėse nga PS-ja pėr kėtė bashki, kandidati pėr ta rimarrė atė do tė jetė kryetari aktual i saj, Edi Rama, i cili do tentojė mandatin e tretė tė tij. Deri tani nuk ka asnjė kandidaturė tjetėr nga ana e PS-sė pėr Bashkinė e Tiranės, vetėm nė rast se vetė Rama do tė vendosė pėr ndonjė figurė publike tė shoqėrisė civile, i cili do tė marrė mbėshtetjen e plotė tė PS-sė dhe partive opozitare. Duket se Rama ka marrė mbėshtetje tė plotė dhe nga drejtuesit e partive opozitare pėr tė rimarrė superbashkinė e vendit. Nė disa deklarata si tė kreut tė PSD-sė, Gjinushi, ashtu dhe tė LSI-sė, Ilir Meta, ėshtė lavdėruar puna e kryebashkiakut nė dy mandatet e tij nė krye tė bashkisė dhe ėshtė hedhur ideja e rikandidimit tė tij si personi fitues nė kėtė bashki. Por lista e gjatė e kandidaturave nxjerr nė pah njė dukuri, atė tė rikandidimit nė masėn 50 pėr qind tė kryetarėve aktualė tė bashkive qė drejtohen nga socialistėt. Edi Rama, Lefter Koka, Shpėtim Gjika, Fadil Nasufi, Flamur Bime, Baftjar Zeqo, janė emrat socialistė qė drejtojnė aktualisht bashkitė e qyteteve tė tyre nga votat e 2003. Duket se kėta bashkiakė, pjesa mė e madhe e tė cilėve kanė dalė nga drejtimi i degėve lokale tė PS-sė, gėzojnė mbėshtetje tė plotė nė anėtarėsinė e partisė, madje dhe tė kryesisė socialiste nė qendėr. Ata vazhdimisht kanė qenė nė mbėshtetje tė PS-sė nė bazė dhe nė qendėr gjatė aksioneve politike, si zgjedhje, apo reforma tė ndryshme. Dy “prurjet” e reja pėr kandidatė, Qazim Sejdini nė Elbasan dhe Niko Peleshi nė Korēė, janė aktualisht kryetarėt e degėve tė qytetit. Janė pikėrisht kėta qė do t’i rikthejnė bashkitė e humbura PS-sė nga zgjedhjet e vitit 2003, kryesisht pėr shkak tė luftės sė brendshme mes grupimeve tė socialistėve. Tė dy kandidaturat vijnė pas njė karriere si prefektė para korrikut 2005.


Aleatėt
Bashkitė e qarkut, mė tė mėdhatė e vendit, tė cilat kanė dhe njė peshė tė madhe elektorale, do administrohen nga Partia Socialiste. Por gjatė kėsaj periudhe para fushate ėshtė shprehur ambicia edhe nga partitė aleate, veēanėrisht LSI-ja, pėr tė pasur tė paktėn dy nga bashkitė e mėdha tė vendit. Kjo do tė jetė dhe pika mė e brishtė e tryezės sė partive opozitare nga do tė dalin dhe kandidaturat e pėrbashkėta tė opozitės sė bashkuar siē kanė deklaruar dhe vetė krerėt e tyre.


 



  • Koalicioni
    Socialistėt ende nuk kanė vendosur pėr dy bashki tė veriut, atė tė Shkodrės dhe Lezhės, tė cilat duket se do t’u lihen partive tė koalicionit opozitar. Por kjo do tė vendoset nė tryezėn e pėrbashkėt tė krerėve tė partive opozitare pėr pėrcaktimin e kandidaturave.
  • LSI
    Lėvizja Socialiste pėr Integrim ėshtė shprehur se Bashkia e Durrėsit, por dhe ajo e Beratit dhe ndoshta e Korēės do t’i pėrkasė kandidatit tė saj. Kjo deklaratė ėshtė bėrė nga nėnkryetari i saj, Brokaj, por dhe nga anėtari i kryesisė, Braho.

 


kandidaturat e ps


1-Tiranė Edi Rama
2-Durrės Lefter Koka
3-Elbasan Qazim Sejdini
4-Korēė Niko Peleshi
5-Vlorė Shpėtim Gjika
6-Fier Baftjar Zeqo
7-Gjirokastėr Flamur Bime
8-Lushnjė Fatos Tushe
9-Lezhė Koalicioni opozitar
10-Kukės Shoqėria civile
11-Shkodėr Koalicioni opozitar
12-Dibėr Muharrem Rama
13-Berat Fadil Nasufi


 


PS, sondazh pėr kandidaturat
Partia Socialiste do tė zhvillojė njė sondazh zgjedhor nė qytetet mė tė mėdha tė vendit. Nė datėn 9 tetor, kryetari i PS-sė, Edi Rama, pret njė grup ekspertėsh tė huaj nė fushėn e sondazheve publike, tė cilėt do tė pėrcaktojnė pyetėsorin e shkurtėr dhe tė qartė, bashkė me modalitetet e tij pėr zhvillimin e njė sondazhi publik. Ky sondazh, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri, kėrkuar nga njė parti politike para zgjedhjeve, do tė pėrfshijė qytetet kryesore, bashkitė e tė cilave kanė peshė elektorale me rėndėsi. Konkluzionet e sondazhit do ta ndihmojnė kreun socialist pėr tė pasur njė gjykim sa mė real tė kandidaturave, qė do tė mbėrrijnė nė kryesinė socialiste pas procesit tė propozimit dhe seleksionimit nga baza socialiste. Subjektivizmi i vėnė re nė pėrzgjedhjet e mėparshme dhe klientelizmi nė pėrzgjedhjen e kandidaturave, veēanėrisht ato tė pushtetit vendor, kanė detyruar kreun socialist tė ketė dhe njė statistikė tė tijėn ballafaquese pėr tė pėrzgjedhur kandidatin mė tė votuar dhe pranuar nga komuniteti lokal. Por pėrfundimin e kėtij sondazhi Rama kėrkon ta pėrdorė dhe nė ballafaqimin e kandidaturave socialiste pėrkarshi atyre tė partive aleate tė koalicionit opozitar nė fazėn e fundit tė pėrzgjedhjes sė kandidatėve tė pėrbashkėt nga tryeza opozitare.


 


Kreu socialist bėn bilancin e njė viti drejtimi tė PS-sė
Rama: Ua ktheva partinė socialistėve tė thjeshtė


Kreu socialist, Edi Rama, njė vit pas marrjes sė drejtimit tė partisė, shprehet se nga njė parti tė shkėputur nga anėtarėsia dhe njerėzit, e ka kthyer atė nė parti tė anėtarit dhe tė udhėheqėsve. “Para njė viti mora drejtimin e njė partie tė dėshpėruar, e njė partie qė vinte pas njė humbjeje traumatike, e njė partie tė shkėputur nga anėtarėsia dhe nga njerėzit, e njė partie qė jetonte brenda njė tė majte tė pėrēarė. Nė njė vit drejtoj njė parti qė ka vendosur anėtarin nė qendėr tė vėmendjes dhe tė aksionit tė saj, njė parti, e cila reformohet pėrditė, duke krijuar brenda saj njė model tė shoqėrisė sė nesėrme, njė partia, e cila sot ėshtė epiqendra e njė tė majte tė bashkuar”, tha Rama. Kreu socialist shpjegon pėrpjekjet e tij pėr bashkimin e sė majtės shqiptare. “Kėrkova ndjesė nė emėr tė Partisė Socialiste pėr gjithēka qė ajo nuk arriti tė bėnte, apo bėri keq gjatė qeverisjes sė saj. Njė ndjesė e detyruar ndaj atyre qindra mijėra socialistėve, tė cilėt nuk e meritonin tė kalonin nėn thundrėn e Sali Berishės dhe kėsaj qeverie pushtuesish dhe nėnvizova se e vetmja rrugė pėr t’u kthyer sėrish nė qeverisje dhe pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri tė re ėshtė bashkimi i sė majtės, duke kapėrcyer tė gjitha arsyet qė kishin shkaktuar ēarjen, pėrēarjen dhe konfliktin fatal brenda saj. Dhe e arrita”, tha Rama. Kryesocialisti shpjegoi dhe filozofinė e tij pėr modelin e PS-sė, duke thėnė se “socializmi im kėrkon qytetarė tė angazhuar dhe qytetarėt mund tė jenė tė angazhuar nėse pyeten, dėgjohen dhe pėrfshihen nė vendimmarrje”.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard