Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: pengmarrja e autobusit, Flet Naim Hoti: Ja ēastet e panikut


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
pengmarrja e autobusit, Flet Naim Hoti: Ja ēastet e panikut
Permalink   







Gazetari: Njoftova me mesazh policinė pėr pengmarrjen





 



 


Durres


Ka qenė shpėtimtari i njė pengmarrjeje qė askush nuk dinte sesi mund tė pėrfundonte. Profesioni e ka bėrė qė tė nuhasė nė ajėr se bėhej fjalė pėr njė udhėtim nga Durrėsi drejt Tiranės jo tė zakonshėm.


“Drejtor, nė autobusin Durrės-Tiranė ka njė njeri me granatė. Jemi paralel me antenat e Fllakės”. Kėtė mesazh ka shkruar gazetari i njohur i Durrėsit, Naim Hoti, me qėllim dėrgimin nė telefonin celular tė kreut tė policisė sė qarkut. Ndėrsa me shpejtėsi kėrkonte numrin e Nikolin Balės nė skedėn e telefonit, sms-ja ka pėrfunduar nė telefonin e kreut tė Prokurorisė sė Durrėsit, Nasip Naēe. Me urgjencė, kryeprokurori ka lajmėruar forcat e policisė, tė cilat janė vėnė nė aksion. Ja si e tregon ngjarjen Hoti, kryeredaktor i gazetės lokale “Bulevard”.


Nėse ju kujtohet, kur hipi pengmarrėsi nė autobusin tuaj?
Autobusi u nis rreth orės 13:05 nga Durrėsi me rreth 25 vetė. Mė pas ai ndaloi edhe dy herė tė tjera pėr tė marrė udhėtarė tė tjerė. Isha ulur nė njė nga ndenjėset e fundit dhe pranė meje ishte edhe njė burrė i moshuar, ndėrsa autobusi thuajse ishte mbushur plot. Ai qė mė vonė u bė pengmarrėsi ynė ka hipur nė ndalesėn e fundit tė autobusit, besoj rreth 2 km larg Durrėsit, pranė NISH-Tullės.


A vutė re ndonjė shenjė shqetėsuese te ky pasagjer?
Mbaj mend se sapo u ngjit nė autobus u pėrball me fatorinon, i cili kėrkonte biletat. Nuk e kuptova se ēfarė folėn, pasi isha krejtėsisht i painteresuar, por menjėherė pas kėsaj fatorinoja i kėrkoi shoferit qė tė mbyllte dyert dhe tė nisej. Personi iu drejtua pjesės sė pėrparme tė autobusit, por ndėrkohė e kisha fiksuar se ishte rreth 25-30 vjeē, i veshur me pantallona dhe xhaketė xhinse, i parruar dhe i paqethur. Shikimi i tij qė fiksohej nė njė pikė dhe thuajse nuk thoshte asgjė. Edhe ai vetė shumė pak e hapte gojėn, por mesa duket fatorinoja dhe mė pas shoferi, tė cilit iu afruan sė bashku po i bindeshin. Nė atė kohė fatorino kėrkoi qė tė mbylleshin perdet dhe njerėzit filluan tė trembeshin. Paniku filloi kur disa nga njerėzit nė radhėt e para vunė re se ai mbante nė dorė njė granatė. Disa fėmijė filluan tė qanin, ndėrsa tė tjerėt kėrkonin zgjidhje, ndonjėherė edhe duke bėrtitur.


Ku ndodhe**** nė ato momente?
Autobusi ndėrkohė kishte ecur edhe disa kilometra tė tjera dhe ndodhej pėrballė antenave tė radiostacionit tė Fllakės, pranė mbikalimit. Nė kėtė kohė unė kam shkruar mesazhin telefonik. Kur udhėtuam dhe rreth 200 metra, autobusi ndaloi nė pikėn e karburantit pranė Sukthit dhe shoferi zbriti. (Mė vonė mėsova se shoferi e kishte bindur autorin qė tė furnizonte autobusin se nuk kishte karburant”.
Mė pas ai u ngjit prapė nė autobus dhe eci edhe 15 metra tė tjera pėrpara, pikėrisht aty ku fillonte pėrsėri rruga e superstradės. Ndaloi pėrsėri dhe doli nga dera e tij.


Si ishte ndėrkohė gjendja e pasagjerėve?
Nė kohėn kur shoferi ishte jashtė, dera e parė e udhėtarėve u hap papritmas dhe njerėzit pranė saj filluan tė dalin. Pengmarrėsi fillimisht u turr pas tyre, pastaj u kthye krejtėsisht nė tė kundėrtėn dhe vrapoi nė pjesėn e pasme tė autobusit. E pashė kur kaloi pranė meje. Kishte njė granatė ofensive nė dorė, por nuk kishte siguresė. Nga njohuritė qė kam arrita ta njoh granatėn me kuadrate tė vogla. Gjatė kohės qė po tentonte tė dilte autori rrėshqiti dhe ra. Nuk e kuptova se ēfarė i ndodhi, por pikėrisht nė kėtė ēast edhe unė u turra te dera e parė. Kur dola jashtė, pashė se pasagjerėt kishte dalė tė tėrė dhe ishin tė tronditur.


Po autori, ku ndodhej?
Personi qė kishte granatėn nė autobus pashė se ndodhej nė mes tė she**** dhe kishte tė njėjtėn pamje tė ēoroditur. Ai qėndronte me shikimin e fiksuar diku dhe nuk lėvizte. Nė atė kohė kishin mbėrritur disa makina policie, forcat e sė cilės e rrethuan dhe tentuan t’i hiqnin granatėn nga duart. Njėri prej policėve iu afrua me kujdes dhe me njė lėvizje profesionisti e mbėrtheu me njė dorė, ndėrsa me tjetrėn i bllokoi granatėn. Mė pas, me shpejtėsi ai ėshtė prangosur dhe fut nė furgonėt e policisė. Bashkė me pasagjerėt e tjerė na morėn nė pyetje pėr ngjarjen e mė pas vazhduam rrugėn me mjete tė rastit. o.u


 


Shoferi: Mė la siguresėn e granatės nė dorė


Gėzim Gjana, shoferi i autobusit, ndonėse ka qenė pėr minuta tė tėrė nėn presion direkt tė pengmarrėsit, ėshtė munduar qė tė ruajė gjakftohtėsinė. “Mė la siguresėn nė dorė dhe vetė mbante granatėn, duke mė kėrcėnuar qė ta ēoja nė Rinas, ndryshe do e shpėrthente”, tregon Gjana. E vetmja zgjidhje e momentit qė ka menduar pėr tė fituar kohė ka qenė furnizimi i makinės me karburant. Ia ka mbushur mendjen autorit 25-vjeēar se sapo tė furnizonte mjetin do e dėrgonte nė Rinas. “Nėse nuk do tė arrinte nė kohė policia tė zgjidhte kėtė situatė pėr tė shpėtuar pasagjerėt, do isha detyruar tė plotėsoja kėrkesėn e tij”.


 


 


Kryeministri Berisha pėrgėzon policinė


TIRANE - Menjėherė pas ngjarjes, kryeministri Berisha ka pėrgėzuar efektivat e Policisė sė Shtetit pėr zgjidhjen pa pasoja tė situatės sė krijuar nė autobusin e linjės Tiranė-Durrės. Sipas zyrės sė shtypit, kryeministri vlerėson reagimin e menjėhershėm, profesional dhe kurajoz tė drejtuesve dhe punonjėsve tė policisė, qė bėnė tė mundur parandalimin e njė ngjarje qė mund tė sillte pasoja tragjike. Kryeministri gjithashtu falėnderon pasagjerėt pėr informimin nė kohė dhe bashkėpunimin me forcat e policisė.


 


pengmarrja 1


Nė Lezhė
Mė 8 shtator tė vitit tė shkuar, autobusi i linjės Tiranė-Shkodėr u mor peng nga tre persona tė armatosur e me maska, tė cilėt kishin si qėllim grabitjen e pasagjerėve. Autorėt, ende tė paidentifikuar hipėn nė autobusin me 50 pasagjerė nė bord, nė afėrsi tė fshatit Kallmet tė Lezhės. Ata detyruan tė gjithė pasagjerėt qė t’u dorėzonin paratė dhe sendet me vlerė qė kishin me vete. Njėri prej grabitėsve mbante njė pistoletė nė kokėn e shoferit tė autobusit, ndėrsa dy tė tjerėt vepronin duke mbushur qeset me paratė dhe bizhuteritė e udhėtarėve. I detyruar nga pengmarrėsit, autobusi devijoi nga rruga nacionale nė njė zonė tė thellė tė Lezhės. Aty, autorėt kanė hedhur njė granatė brenda nė autobus dhe duke shfrytėzuar panikun e krijuar kanė mundur tė dalin e tė arratisen drejt malit. Njė prej udhėtarėve kishte mundur tė lajmėronte policinė me telefon disa minuta mė parė dhe nė drejtim tė zonės ku u ndalua autobusi shkuan forca tė shumta tė rendit dhe tė RENEA-s. Por megjithė kėrkimet pėr autorėt
nuk u arrit tė bėhej identifikimi i tyre.


pengmarrja 2


Nė Mirditė
Ka qenė data 8 shkurt kur njė tjetėr pengmarrje autobusi u shėnua, pikėrisht nė linjėn Kukės-Tiranė. Protagonistė u bėnė dy vėllezėrit Rifat e Ramiz Onuzi, tė cilėt kishin si qėllim bėrjen e presionit ndaj shtetit pėr pronat nė Kukės, por qė shkaktuan dy persona tė vrarė. Autobusi qė u mor peng prej tyre me forcėn e armėve dhe granatave mbeti i izoluar nė Rrėshen pėr orė tė tėra, bashkė me 19 pasagjerė qė donin tė udhėtonin drejt kryeqytetit. Gjatė kohės qė pasagjerėt tė tmerruar kanė dashur tė dalin, autorėt kanė lėshuar njė granatė, nga shpėrthimi i sė cilės vdiq njėri prej udhėtarėve dhe u plagosėn tė tjerė. Granata e dytė i mori jetėn njė punonjėsi tė policisė, Fran Kaēorrit, i cili me kolegėt e tij u vu nė ndjekje tė autobusit ku ndodheshin grabitėsit. Nė vendngjarje kanė mbėrritur forca policie tė Rrėshenit, Lezhės dhe forca speciale tė RENEA-s, tė cilat kanė arritur tė bėjnė neutralizimin e grabitėsve duke pėrdorur granata tymuese. Vetėm atėherė ėshtė mundur qė tė futen nė autobus pas disa orėsh dhe pas prangosjes sė autorėve, t’u japin ndihmėn e parė pasagjerėve.


 


Kėrcėnon shoferin ta ēojė nė Rinas. Arrestohet pas 20 minutash 25-vjeēari nga Kamza


Durrės, merret peng autobusi
I ēekuilibruari nė polici: Doja tė ikja nė Itali


Me idenė fikse nė kokė se mund tė merrte fare lirshėm njė aeroplan qė do ta ēonte nė Itali, Adrian Sina nuk ka nguruar tė marrė peng njė autobus tė mbushur me pasagjerė.


Pėr rreth 20 minuta, tė 35 udhėtarėt e nisur nga Durrėsi pėr tė shkuar nė Tiranė kanė pėrjetuar ēaste paniku, duke parė granatėn pa siguresė nė dorėn e 25-vjeēarit kėrcėnues.
“Kam nė dorė njė granatė ofensive, drejtoje autobusin pėr nė Rinas!” Zėri i fortė i 25-vjeēarit Adrian Sina ka dhėnė alarmin te rreth 35 pasagjerėt e autobusit me targė DR 7188 B, i cili kishte marrė drejtimin drejt Tiranės. Nė autobusin e nisur nga Durrėsi nė orėn 13:05 askush nuk e kishte vėnė re njė djalė tė ri tė ulur nė rreshtin e parė me trup mesatar dhe tė veshur me blue jeans. Djali me mjekėr tė dendur, ndonėse shfaqte shenja nervozizmi, nuk ėshtė dalluar pėr tė paktėn 8 km rrugė. Pikėrisht teksa autobusi i kuq kishte pėrshkuar 15 minuta rrugė nė autostradė, syri i mprehtė i shoferit Gėzim Gjana dallon nėpėrmjet pasqyrės metalin e njė granate ofensive nė brezin e pantallonave tė djalit enigmatik. Me njė gjakftohtėsi pėr t’u pasur zili, shoferi bėn njė parkim emergjent, duke u shpjeguar pasagjerėve se karburanti i autobusit ėshtė nė nivelin zero. Truku duket se ka funksionuar, tė paktėn pėrkohėsisht, deri nė momentin kur njė vajzė ka dalė furishėm nga autobusi, pasi ka parė granatėn e mbuluar nga xhaketa xhins. Sipas dėshmitarėve okularė, nė kėto momente plani i Adrianit ėshtė dekonspiruar, ndaj pengmarrėsit nuk i mbeti gjė tjetėr, veēse tė deklarojė hapur synimin e tij drejt Rinasit me granatėn nė dorė. Nė kėto kushte autobusi nuk ėshtė furnizuar me karburant, pasi nėn kėrcėnimin e granatės shoferi ėshtė urdhėruar tė vazhdojė udhėtimin. Kjo kohė e ēmuar prej 2-3 minutash ka shėrbyer pėr tė dhėnė alarmin nė sallėn operative tė policisė sė qarkut, pasi njė prej pasagjerėve kishte njoftuar me anė tė njė mesazhi prokurorin e rrethit. Alarmi i kuq nė Sukth perceptohet edhe nė Shijak, qytezė nga e cila nisen dy furgonė policie. “Autobusi eci edhe 100 metra tė tjera, ndėrsa pengmarrėsi kėrcėnonte me granatėn, sė cilės i kishte hequr siguresėn. Djali me granatė qėndronte nė kėmbė duke terrorizuar pasagjerėt dhe duke shfaqur shenja ēekuilibri. Pasi sirenat e para tė policisė u dėgjuan nė kilometrin e tetė tė autostradės, Adrian Sina braktis autobusin, duke synuar arratisjen nė vendin e quajtur Ura e Fllakės”, deklaron pėr “Panorama”, njė punėtor i karburantit “Anoil”, nė tė cilin u parkua autobusi. Pengmarrėsi, nė arrati e sipėr tenton tė fshihet nė njė bar tė autostradės tė quajtur “B and G”, por edhe aty diktohet. Sipas burimeve, pronari i lokalit sė bashku me disa kamerierė kanė qenė personat e parė qė bllokuan pengmarrėsin duke e goditur me grusht. Nė njė mėnyrė mjaft tė sinkronizuar me punonjėsit e lokalit ka ndėrhyrė edhe Policia e Shtetit. Adrian Sina ėshtė neutralizuar nga veprime tė bashkėrenduara mes policisė dhe komunitetit. Nė aksionin “blic” u angazhuan mbi 40 efektivė policie, tė cilėt i bllokuan pengmarrėsit edhe granatėn, pa siguresė qė mund tė shpėrthente nga ēasti nė ēast. Afro 30 minuta pas nisjes nga Durrėsi pasagjerėt, mes tė cilėve ndodheshin edhe 4 fėmijė, kanė marrė frymė lirshėm, teksa kanė mėsuar se pengmarrėsi ėshtė prangosur. Nė seancėn e parė tė pyetjeve, Adrian Sina ka deponuar pėrpara bluve tė Durrėsit se donte tė shkonte nė Itali pėrmes Rinasit. Ai ka nėnvizuar se punėsimi nė Itali do tė ishte zgjidhja e jetės sė tij tė mbushur me probleme ekonomike.


 


Familjarėt e Ardian Sinės nė polici: S’dinim asgjė pėr djalin
“Njė javė mė parė u nis pėr nė Greqi, mori peng autobusin”


TIRANE – Nė afėrsi tė Kodrės sė Kamzės nė fund tė njė rruge tė ngushtė me banesa private nė dy anėt e saj, ndodhet banesa e Ardian Sinės, 25-vjeēarit qė kėrcėnoi me granatė pasagjerėt e autobusit tė linjės Durrės-Tiranė. Familja Sina ka tri banesa nė tė njėjtin bllok ndėrtimesh, ndėrsa dy prej tyre nuk kanė shumė kohė qė kanė pėrfunduar. Trokasim nė portėn e madhe prej hekuri dhe pak ēaste mė vonė nė hyrje tė oborrit shfaqet nėna e Ardian Sinės. Ajo refuzoi tė fliste pėr ngjarjen edhe pas kėmbėnguljes pėr tė mėsuar diēka prej saj, pėr djalin 25-vjeēar qė ishte arrestuar nga policia. Nėna e tė akuzuarit nuk preferoi tė bėnte asnjė koment, duke thėnė se deklarimet e saj i kishte dhėnė pėr policinė vetėm pak ēaste para se tė mbėrrinim aty. Pavarėsisht se nuk dėshiron tė flasė pėr mediat duke shprehur besimin e saj te policia, me mirėsjellje nėna e Ardian Sinės na fton pėr njė kafe nė banesėn e familjes Sina. Nuk i vjen mirė kur i themi se duhet tė shkojmė, por gjithsesi na pėrshėndet dhe mė pas mbyll derėn e madhe prej metali tė lyer me vishnje tė errėt. Banorėt e zonės nė afėrsi tė Kodėr-Kamzės na thonė se policia kishte shkuar nė shtėpinė e Ardian Sinės dhe kishte kontrolluar gjithēka. Mė pas, vėllezėrit dhe babai i 25-vjeēarit tė arrestuar janė shoqėruar nga policia e Tiranės, ku janė marrė nė pyetje deri nė orėt e mbrėmjes. Burime zyrtare tė policisė sė kryeqytetit kanė pohuar dje se tė afėrmit e tė arrestuarit janė shprehur se Ardian Sina kishte njė javė qė ishte larguar nga shtėpia. Sipas policisė, tė afėrmit janė shprehur se 25-vjeēari ishte nisur pėr nė Greqi dhe se janė habitur kur kanė mėsuar se ai ishte autori i ngjarjes. Pyetjes sė policisė pėrse ndodhej nė Durrės Ardian Sina, tė afėrmit e kėtij tė fundit i janė pėrgjigjur se ata e dinin djalin nė Greqi dhe se nuk kishin tė afėrm nė Durrės.



__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard