Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: "Grekėt mė shkatėrruan pėr njė femėr"::Historia e emigrantit tiranas i akuzuar pėr trafik droge


WebMaster

Status: Offline
Posts: 366
Date:
"Grekėt mė shkatėrruan pėr njė femėr"::Historia e emigrantit tiranas i akuzuar pėr trafik droge
Permalink   


Artur Pashai: Si mė shėnjestroi policia, akuzat pėr drogė, pafajėsia dhe vdekja e babait nga infarkti

GREQI

Historia e tij do tė mund tė bėhej film. Regjizorėt mė tė famshėm mund ta bėnin personazhin hero tė filmave tė tyre. Dashuri, ndjekje, drogė, rivalitet, burg dhe nė fund, pafajėsi. Por pėr emigrantin Artur Pashai, kjo tani duket se nuk ka shumė vlerė. Pas arrestimit tė tij, babai i ka vdekur nga infarkti, tė afėrmit kanė ****ur shtėpinė nė kryeqytetin shqiptar pėr ta ndihmuar qė tė dilte nga burgu. Pas 7 muajsh, i riu me origjinė nga Tirana, ka fituar lirinė dhe ėshtė dėmshpėrblyer nga Greqia me 4 mijė euro. "Shumė pak, - tregon ai. Unė humba gjithēa. Vetėm pėr njė femėr. Tė gjithė e bėri ish-i dashuri i saj grek". Nė njė intervistė pėr gazetėn greke "Ta Nea", ai ka treguar se ėshtė arrestuar pėr trafik droge, gjė qė nuk ishte e vėrtetė.

Sa kohė bėre burg?
7 muaj. Nė 2001 mė futėn. U shkatėrrova pėrgjithmonė.
Na e trego historinė.
Kisha njė tė dashur greke. Jetonim bashkė. Kurse fėmijėn tim e kishte shqiptarja, e cila jetonte nė Egjio. Kur shkova tė shoh fėmijėn, mė ngritėn njė kurth. Mė kapėn. Unė isha i huaj, ē'tė bėja.
Dua tė mė thuash me imtėsi ēfarė ndodhi atėherė...
Shkova tė shoh fėmijėn tim nė Egjio, ku jetonim dikur. Kisha bėrė edhe dy filxhanė pėr vajzėn. Ja dhashė dhe sapo ika, erdhi policia. Mė kapėn dhe bėnė kontroll nė makinė.
Me ēfarė akuze?
Se kisha drogė tek qoshja e njė vile nė Egjio. Kėtė vilė e kishte njė person nga Athina, i cili na e kishte lėnė pėr ta ruajtur.
Ti dije gjė pėr drogėn?
Ēfarė tė dija!? Sa mė futėn brenda mė treguan drogėn. Njė polic mė thotė - "ėshtė e jotja". "Merrini shenjat e gishtave", - u them. Por ata nuk donin ta bėnin kėtė. Ishte ēdo gjė e planifikuar. Gjithsesi, shenjat i morėn dhe rezultatet dolėn pas 20 ditėsh.
Pra, nuk u gjendėn shenjat e tua tė gishtėrinjve nė pakot me drogė?
Po si tė gjendeshin?? Unė u thashė tė merrnin shenjat e gishtave qė tė gjendej personi. Doja qė ta kapnin atė qė i kishte.
Kishe mosmarrėveshje me ndonjė njeri?
Kisha probleme me njė grek nga Patra, sepse e dashura ime, Ana, kishte pasur me tė lidhje prej 8 vitesh. Personi nga Patra merrte shpesh nė telefon dhe kėrcėnonte. Madje, njėherė mė la dhe takim, pasi i thashė tė mos na shqetėsonte mė, por mė nxori policinė, duke kujtuar se unė kam armė. Mė kontrolluan e s'mė gjetėn gjė.
Donte tė merrte hak pėr Anėn?
Ana kur u nda me tė, jetonte nė njė shtėpi sipėr njė karburanti. Ai vetė i vuri zjarr karburantit.
Kėto janė tė gjitha tė shkruara nė polici. Shiko se ēfarė ndodhi: Kur isha nė burg Ana mė thotė: "Andrea, personi nga Patra ėshtė me shqiptaren, mikeshėn tėnde, i kanė parė bashkė". Nuk e besova. Paguam lekė dhe pėrgjuam telefonin e tij. Ishte e vėrtetė. Kur Ana erdhi me mua, ai u lidh shqiptaren, nėnėn e vajzės sime. Nė njė prej telefonatave dėgjohet qė i thotė: "Po the edhe njė "a" tė vrava!".
Pėrgjim i paligjshėm...
Po, por kasetat i ēuam nė gjyq. Isha nė burg, ēfarė mund tė bėja tjetėr!?
Mė fol pėr gjyqin...
U bė nė 7 nėntor tė 2001. Dola i pafajshėm. Mė dhanė dėmshpėrblim 4 mijė euro. Por unė kisha humbur gjithēka. Babai im pėsoi infarkt dhe vdiq. Familjarėt e tjerė nė Tiranė ****ėn ē'kishin qė tė gjenin para pėr tė mė nxjerrė nga burgu.
Prandaj vazhdon pėrsėri gjyqet?
Po, ky ėshtė njė gjyq "politik", u bė nė maj. Kėrkoj pėrsėri ato qė humba. Ligji thotė deri nė 10 mijė nė ditė mund tė marrėsh. Dhe ta dish qė ato qė humba janė shumė para. Nėnėn time e kam lėnė nė rrugė. Kishim njė shtėpi me tri dhoma nė Tiranė, ku jetonte nėna ime, babai, vėllai im me nusen dhe fėmijėt e tyre. E ****ėm.
Prej atėherė qė dole, ke pasur probleme me policinė?
Njė ditė nė orėn shtatė tė mėngjesit nė Ksilokastro bie dera. E hap dhe ishte policia. "Do vish me ne", mė thonė. "Ē'ka ndodhur?", u them. U tremba. Ishin 5 makina tė policisė. Mė ēojnė nė rajon. Mė pyesin: "Ke shkuar nė Egjio kėto ditė?". "Jo", u them, "isha nė Athinė". Mė ēojnė me makina deri atje ku mbaron zona e Korinthias dhe mė dorėzojnė tek Asfalia e Egjios.
Tashmė jeton vetė nė shtėpi?
Jo, kam njė peshk. Kam dy vjet me tė. Kur shkoj ndonjėherė larg, nė panaire, e marr me vete. Mė vjen keq. Gjynah tė mos ketė tė hajė.
Marrė nga gazeta "Ta Nea"

 



-- Edited by Admin at 13:11, 2007-04-05

__________________
none
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard